Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 Republi Parlamentare ra, Berisha-Topalli zhysin vendin në katastrofë

Thu 12 Apr 2012 - 15:45
Publikuar më: 12 Prill, 2012

Superskandal parlamentar. Precedent i pandodhur me pare. Anulohet
votimi i fshehte per anetarin e KLD-se, por Berisha-Topalli e quajne
votim te fshehte ate elektronik. Per me teper kur gerthimat e Topallit
kercenonin deputetet qe po hezitonin ne fund te votonin ne elektronike,
duke i permendur emrat. Mes tyre Naço, Meta, Mediu, Koka dhe disa
deputete te PD si Barka, qe hezituan. Si duket te pakenaqur, por te
detyruar. Nuk dihet se si do ta prese ambasadori Arvizu dhe ai Volfarth,
qe e quajne “burre shteti” Berishen edhe kur vret. Por kjo sot ka qene
shkelja me e rende parlamentare, ku Republika ra perfundimisht me nje
superskandal te padegjuar me pare. Sigurisht qe kjo ngjarje nuk do
kaloje me pak, sepse edhe PS ka bere levizjen e saj duke thirrur urgjent
grupin parlamentar, ku pritet nje qendrim radikal, deri ne bojkot pa
afat te parlamentit dhe shpalljen e nje krize te re edhe me te madhe nga
e para. Vetem nje dite me pare Berisha i tha PPE-ve se po bashkepunon
me opoziten per reformat, por nje dite me pas pasi i mori dhe deputetin,
i nderron kutine per anetarin e KLD dhe nga votim i fshehte e kthen ne
te hapur.Në punimet e sotme parlamenti u njoh dhe miratoi me 138 vota
pro raportin e Këshillit të Rregullores lidhur me mandatin e lënë të
ish-deputetes socialiste, Rudina Seseri. Përmes raportit Këshilli i
kërkon Kuvendit të njohë dorëheqjen e kandidatit në listën e PS-së, Gjon
Bardhi dhe më pas t’i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për
emrin e radhës që do të zërë vendin e ish-deputetes Seseri.
Debate për energjinë elektrike në Kuvend. Ndërsa opozita ka akuzuar
kryeministrin Berisha se po mashtron qytetarët, të cilët po paguajnë sot
çmimin dyfish më të lartë, ministri i Ekonomisë Nasip Naço
akuzoi deputetët e PS-së se janë të lobuar nga kompania CEZ.


AMA-NEWS
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi