Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

A po ndryshon “Trurin” tonë Interneti? Empty A po ndryshon “Trurin” tonë Interneti?

Mon 16 Apr 2012 - 19:26
Kur shkrimtari amerikan Nicholas Carr në vitin 2010 ka botuar librin “The Shallows: What the Internet Is Doing to Our Brains”, (Cekëtina – çfarë po i bën interneti trurit tonë), ky akt nuk ishte vetëm një tentim për të ngarkuar në vagon të shkruarit rreth temave mediale dhe problemeve të cilat 10 vitet e fundit i plotësojnë hapësirat e blogeve, shtypit dhe publicistikës së popullarizuar.

Esetë e tij rreth teknologjive informative, në fillim të shekullit janë vërejtur shumë. Qasja e Carr-it ndaj teknologjive moderne mund të përshkruhet si një përzierje e qasjeve të drejtpërdrejta në fenomenet e teknologjisë dhe vonesat historike të cilat autori i merr me rastin e analizave kualitative të pikave të rëndësishme historike të zhvillimit njerëzor.

Në këtë mendim atij nuk do t’i interesoj vetëm interneti si një medium i përhapjes së informatave, por edhe niveli material i medieve, me çka do të konkludonte se me përparimet teknologjike nuk ndryshojnë vetëm produktet, por tërë kulturat, me organizimet e teksteve, mënyrës së leximit dhe të menduarit.

Me fjalë të tjera, psh Wikipidia-n, nga enciklopedia tradicionale nuk e ndan vetëm struktura ndryshe e detyrave të redaktimit, ekzistimi i linkave dhe mundësia e kërkimit hiper-tekstual. Ajo është një tip radikalisht ndryshe i qasjes ndaj njohurisë të cilën ne e marrim.

Edhe pse fajin për ‘përqendrimin tonë të dobët sot’ mund t’ia veshim internetit, duke u kthyer në mënyrë nostalgjike në dekadat e kaluara ku fokusimi vetëm në një objekt (librin), dukej më natyrale, Carr do të tregoj se gjatë historisë ka pasur një përqendrim jo linear i vëmendjes.

Vetëm me kurorëzimin e librit njeriu është përballur me kërkesën për përqendrim vetëm në një objekt në ‘botën e cila vazhdimisht ndryshon’. Dhe në këtë aspekt interneti zë vend të rëndësishëm, për shkak të popullarizimit të vazhdueshëm gjatë viteve të fundit – personat e rritur në Amerikën Veriore gjatë vitit 2009, kanë kaluar mesatarisht nga 17 orë në ditë në internet.

Lloji i ri i përqendrimit dhe të menduarit, nuk është vetëm një zgjedhje jona me vetëdije, por edhe e qenësishme në funksionimin e ri. Ndërfaqja e librit dhe monitorit të kompjuterit nuk janë identike – derisa librin më së shpeshti e zbukuron një varg i pandërprerë shkronjash, shfaqja e ekranit para se gjithash është e natyrës së fotografisë, ndërsa teksti është i shpërndarë, shpesh i lidhur dobët dhe nuk e merr shumicën e hapësirës.

Më tutje, përdoruesi i kompjuterit shpesh është i përballur me një grumbull informatash të cilat jo të gjitha kanë vlerë të njëjtë dhe se disa shfletime apo lexime me qëllim do të diskriminojnë në krahasim me tjetrën. Edhe pse problemi i zgjedhjes së informatave mbetet i hapur, sikurse edhe ideologjia e institucioneve qëllimi i të cilave është pikërisht drejtimi i një vëmendje të kufizuar të lexuesve ndaj përmbajtjes që e mbështesin, vetë sasia e vëmendjes që i japim nuk është aq e diskutueshme.

Siç ushtrojmë në lëvizjen e ueb-faqeve, shikimin e uebit, leximit diagonal dhe mbajtjes së vëmendjes, është e lehtë që trurët tanë plastik të bëhen më të aftë në këto detyra.

Edhe pse me siguri ekzistojnë nënfaqe të medieve të cilat deri diku formësojnë proceset tona konjunktive, veprime të rëndësishme prapë mbesin në horizontin e vendimit tonë – të njohësh përmbajtjen në ekran dhe të përqendrohesh në të, nuk dallon shumë nga hedhja një sy të teksteve të gazetës.

Është paksa ironike që Nicholas Carr librin e tij e shkruan deri diku në mënyrë heterogjene, të diferencuar dhe jo lineare, duke kërcyer nga studimet neuro-shkencore në procesin e digjitalizimit të librave dhe luajtjen e videolojërave.

Ai me qëllimin që t’i përshkruajë mediet si ato që e ndryshojnë mënyrën e organizimit dhe kuptimit të tekstit, e merr gjestin e të lexuarit të ri media dhe shkruan libër i cili mund të paraqitet në formën e hiper-linkut në ueb-faqe.

Ndoshta ky është një konfirmim i kohës ku teksti humbë shenjën e qartë të formulimit, ndërsa ne si lexues marrim në dispozicion mundësinë e zgjedhjes së saj në të cilën do ta përqendrojmë vëmendjen dhe çfarë do të lexojmë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi