Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Rona me “Suus” në “Eurovision in Concert” të Amsterdamit

prej Thu 19 Apr 2012 - 2:29
Rona me “Suus” në “Eurovision in Concert” të Amsterdamit Rona-300x175Përfaqësuesja e shqiptarëve në garën më të madhe të këngës në Evropë, “Eurosong”, Rona Nishliu, po vazhdon turneun e saj jashtë kufijve të Shqipërisë e të Kosovës, ku po promovon këngën e saj “Suus”, me të cilën do të paraqitet në Baku të Azerbajxhanit.
Të shtunën e 21 prillit, kosovarja do të paraqitet në koncertin tradicional ‘Eurovision in Concert’, i cili mbahet në Amsterdam të Holandës. Para se të mbërrijë atje, Nishliu do të ketë edhe një paraqitje në emisionet televizive në kuadër të televizioneve Antena 1, TV Rumania, si dhe TVR1, në Bukuresht.
Për në Rumani, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision”, është nisur nga Podgorica e Malit të Zi, ku është prezantuar. Këto detaje janë bërë të ditura në një komunikatë për media, që është lëshuar nga ekipi promovues i këngës “Suus”. Në fillim të këtij muaji, ky ekip kishte paralajmëruar se do të nisë fushatën për promovimin e kësaj kënge.
Deri tash, videoklipi i këngës me të cilën Rona Nishliu do të përfaqësojë Shqipërinë në garën më të madhe të këngës evropiane, prej kohës së lansimit, ka marrë mbi 240 mijë klikime. E shumica e komenteve të cilët kanë dëgjuar këtë këngë janë pozitive.
“Shpresoj që anëtarët e jurisë, të cilët supozohet se janë ‘ekspertë’ do t’ia japin vendin e parë, sepse ajo me të vërtetë e meriton. Njerëzit e vendit tim mbase do të votojnë për këngët e Turqisë, Greqisë, Qipros. Por unë do të votoj për të, një milion herë dhe shumë shpresoj që do ta shoh në finale. 12 pikë nga Izraeli”, është një nga komentet që i janë adresuar videoklipit të këngës “Suus” në adresën zyrtare të ‘eurovision.tv’ në ‘youtube”.
Me këngën ‘Suus’, e cila është kompozuar nga Florent Boshnjaku, Rona Nishliu ka fituar në edicionin e 50-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Triumfi në këtë festival tradicional të këngës shqiptare i ka mundësuar këngës ‘Suus’ rrugëtimin drejt Bakut, në Azerbajxhan. Rona Nishliu do të paraqitet në gjysmëfinalen e parë, më 22 maj, ndërkaq, sipas shortit, ajo këndon e pesta me radhë. Videoklipi i këngës është realizuar në regji të Bekim Lumit dhe realizim të produksionit “Kooperativa”. Rona Nishliu, në shkurt të këtij viti, kishte incizuar këngën “Suus” në Los Angeles, aty ku dikur kishin incizuar “The Beatles”, Frank Sinatra, Ray Charles. Lady Gaga në ditët e sotme është njëra prej yjeve që regjistron po në atë vend. Tekstin e këngës “Suus” e ka shkruar vetë Rona. Ndërkaq kostumografinë për videoklipin e ka bërë Flutura Dedinja, skenografinë Alban Muja, për ndriçimin është kujdesur Samir Karahoda, postproduksion Arian Rexhepi. Ndërsa me role janë paraqitur Gent Pacolli dhe Flon Mikullovci.


Rona me “Suus” në “Eurovision in Concert” të Amsterdamit Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi