Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Serbi, shkatërrohet rrjeti i narkotikëve Empty Serbi, shkatërrohet rrjeti i narkotikëve

Thu 19 Apr 2012 - 18:04
Serbi, shkatërrohet rrjeti i narkotikëve PoliciaserbeeeNjë rrjet i trafikut ndërkombëtar të drogës u shkatërrua ditën e enjte në Beograd, lajmëruan burime zyrtare.

Njësia policore e luftës kundër krimit të organizuar vendosi në pranga pesë persona, në vazhdimin e operacionit “Rrjeta”, i cili synon eliminimin e shitjes së substancave narkotike pranë shkollave.

Sipas të përditshmes “B92”, policia është duke zhvilluar kërkime në banesa dhe në pesë zona që frekuentoheshin prej të dyshuarve.

Ministri i Brendshëm dhe njëkohësisht kandidati për president, Ivica Daçiç, informoi se të arrestuarit janë pjesë e një grupi të organizuar që është në gjendje të prodhojë droga sintetike si metamfetamina, e cila më pas eksportohet në vendet e Bashkimit Europian.

Ekzistojnë prova se të prangosurit eksportonin personalisht sasi të ndryshme droge në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Gjermani, duke shitur një kilogram metamfetaminë për 20 mijë euro.

TCH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi