Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Deri te prejardhja e gjithësisë – permës egzabajtëve Empty Deri te prejardhja e gjithësisë – permës egzabajtëve

Fri 20 Apr 2012 - 13:15
Deri te prejardhja e gjithësisë – permës egzabajtëve F.0403092511648_210IBM dhe ASTRON, Instituti holandez për radioastronominë, kanë paralajmëruar planin pesëvjeçar për ndërtimin e kompjuterëve jashtëzakonisht të shpejtë dhe me kursim ekstrem të energjisë që do të përdoren për përpunimin e të dhënave nga radioteleskopët SKA.
Vlera fillestare e planit është 33 milion euro, e SKA (Square Kilometre Array) është një konsorcium ndërkombëtarë caku i të cilit është të mbaroj radioteleskopin më të madh dhe më të ndjeshëm. Sipas vlerësimeve të konsosrciumit, fuqia e duhur përpunuese për të përpunuar egzabajtët e të dhënave të cilat në baza ditore do të grumbulloj ky teleskop do të jetë në rangun e disa miliona nga kompjuterët më të shpejtë të së sotmes.

Në të vërtetë, qëllimi është të përpunohen, analizohen dhe deponohen egzabajt të tërë të dhënash për çdo ditë. Sa për krahasim, ky është dyfishi i qarkullimit ditorë të komplet WWW-it. I tërë projekti pritet të përfundoj pas 12 vitesh – më 2024, ndërsa qëllimi është që të hulumtohet galaktika, masat e errëta dhe Big Bengu.

Pasi që momentalisht nuk ekzistojnë teknologjitë e duhura për ndërtimin e transportit ultra-të-shpejtë dhe përpunimin e të dhënave, madje as për analizimin e tyre, bashkërisht është krijuar qendra e re për teknologjitë egzabajte në qytetin holandez Drenthe, emra e plotë e së cilës është ASTRON & IBM Center for Exascale Technology.

Në qendrën e hulumtimeve ndodhen çipat 3D, lidhjet optike dhe nanofotonika, dhe gjeneratat e reja të sistemeve shirit për deponimin dhe memorien e cila përdorë hapin fazor për deponimin e të dhënave.

Vetë teleskopi SKA pritet të ketë miliona antena të cilat do të mbledhin rrezatimin nga gjithësia dhe që të kombinuar do të kenë sipërfaqen e antenës më të madhe se një kilometër katrorë, por vetë pajisjet do të jenë të vendosura në një hapësirë më të gjerë – mbi 3,000 kilometra prej njërit skaj tek tjetri. Do të jenë së paku 50 herë më të ndjeshme nga cilido radioteleskop i sajuar deri tani dhe së paku 10,000 herë më i shpejtë. Krejtësisht në vit do të deponohen në mes 300 dhe 1500 petabajt të dhëna, e sa për krahasim, LHC në CERN në vit grumbullon rreth 15 petabajt të dhëna.

Lokacionet më me gjasë për vendosjen e teleskopëve SKA janë Afrika e Jugut dhe Australia, e vendimi pritet të merret kah fundi i vitit. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi