Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Stavros Dimas: Nuk e rinegociojmë detin, Tirana të reflektojë Empty Stavros Dimas: Nuk e rinegociojmë detin, Tirana të reflektojë

Sun 22 Apr 2012 - 14:25
Deputetët grekë: Rezervat e gazit në Jon, ja pse shqiptarët i thanë "jo" marrëveshjes për detin...

Athinë, 21 prill 2012, NOA - Gjatë raportimit në Komisionin për
Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjes, ministri i Jashtëm grek, Stavros
Dimas ka deklaruar se Greqia nuk do të rinegociojëë marrëveshjen për
kufirin detar me Shqipërinë, por i kërkon Tiranës zyrtare të gjejë
mënyrën për t’i dhënë fuqi juridike marrëveshjes së arritur mes dy
qeverive në vitin 2008, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sipas kreut të diplomacisë greke, marrëdhëniet mes dy vendeve do të
varen nga predispozita e palës shqiptare për të zgjidhur këtë çështje
kruciale për Greqinë, duke mos lënë jashtë vëmendjes edhe raportet e
qeverisë shqiptare me minoritetin grek.

Në seancën e thirrur për të informuar deputetët e Komisionit të Jashtëm,
kryediplomati Dimas ka bërë të ditur se së shpejti Athina zyrtare do
t’i parashtrojë qeverisë shqiptare kërkesat e saj për legalizimin e
marrëveshjes së ujërave dhe respektimin e të drejtave të minoritetit.

Dimas ka shprehur rezervat për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për
heqjen e termit “kombësi” nga çertifikatat lindjes si dhe e ka quajtur
të pabesueshëm censusin e zhvilluar nga qeveria shqiptare.

Nga ana e tyre deputetët konservatorë të “Demokracisë së Re” dhe partisë
“LAOS” kanë zbuluar më tepër detaje rreth refuzimit të palës shqiptare
për të pranuar marrëveshjen e delimitimit të kufirit detar.

Sipas tyre pala shqiptare është diktuar nga faktorë të jashtëm për t’i
thënë “Jo” kësaj marrëveshjeje, pasi në hapësirën detare të ishujve të
Jonit ndodhen rezerva të mëdha gazi, që llogariten në 5 miliardë metër
kub.

..............

Pjesë nga diskutimi që është bërë në 15 Dhjetor 2011 në Komisionin e
Mbrojtjes dhe atë të Jashtëm të parlamentit grek në kuadër të
marrëveshjes së ujërave me Shqipërinë dhe heqjes së termit “kombësi” nga
çertifikatat e zyrave të gjendjes civile në Shqipëri.

Në komision ishte thirrur për të raportuar ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Dimas.

Stavros Dimas ( Ministër i Jashtëm): "Në bisedën që kam
patur me ministrin e Jashtëm shqiptar diskutuam ndër të tjera edhe
çështjen e mbetur pezull të marrëveshjes së ujërave, e cila u nënshkrua
nga dy qeveritë tona në vitin 2008, pas negociatave të bazuara në të
drejtën detare.

Çështja e kufirit ujor të Greqisë do të jetë prioritet edhe në bisedimet
që do të kemi me qeveritë e reja në Libi dhe Egjipt, ndërsa me
Republikën e Qipros kemi një rakordim të vazhdueshëm".



Panos Panagiotopulos (Demokracia e Re) : "Në Shqipëri,
kohët e fundit po krijohet një klimë antigreke, e cila sponsorizohet
kryesisht nga dy parti politike, Aleanca Kuq e Zi, e cila drejtohet nga
nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, e
mbështetur nga presidenti i Republikës, Bamir Topi. Partia tjetër është
ajo e Çamëve drejtuar nga zoti Idrizi. Të dyja këto forca politike janë
pozicionuar djathtas duke ushtruar presion mbi Partinë Demokratike të
Berishës dhe duke e detyruar atë të konformohet me qëndrimet e tyre.
Problem po ashtu është edhe fryma antigreke që po kultivohet në radhët e
socialistëve të Edi Ramës. Po ju rikujtoj këtu se zoti Rama e dërgoi
marrëveshjen e ujërave në Gjykatën Kushtetuese, duke arritur ta bëjë
atë të pavlefshme. Jam dakord me ju, ne nuk duhet të avancojmë në
negociata të reja me palën shqiptare, por duhet të bisedojmë që të
rikthejmë marrëveshjen e ujerave që nënshkruan dy qeveritë tona. Kjo
është shumë e rëndësishme sepse u arrit që të pranohej parimi i
baraslargësisë, duke marrë në konsideratë ishujt si dhe të vendosej një
parim i drejtë i kufijve edhe në kuadrin rajonal".



Qirjakos Velopulos (LAOS): “Sa i përket çështjes që
parashtroi zoti Panagiotopulos për marrëveshjen e ujërave ju zoti
ministër duhet ta dini më mirë se problemi i shqiptarëve janë ishujt e
Jonit. Zoti Bretos e di shumë mirë pse po e diskutojmë këtë çështje-janë
rezervat kolosale të gazit që ndodhen në afërsi të këtyre ishujve. Këtë
e thonë edhe gjeologët. Shqiptarët nuk e pranojnë ndarjen e kufirit
ujor sepse aty ndodhen 5 miliardë metër kub gaz. Ky është realiteti. E
përsëris 5 miliardë metër kub gaz, herë 100 dollarë fuçia, bëhet fjalë
për 500 miliardë dollarë. Kaq janë rezervat, e thonë edhe gjeologët. Pra
çfarë do të bëjmë me këtë histori. Nuk më intereson nëse janë
socialistët apo demokratët ata që qeverisën aktualisht Shqipërinë. Më
intereson të dij kush u ka thënë të thonë jo për këtë marrëveshje".



Ioanis Koranis (LAOS): “Thatë zoti ministër se
biseduat me homologun tuaj shqiptar, besoj se diskutuat në detaje edhe
çështjen e marrëveshjes së ujërave.

Besoj me të drejtë qeveria greke nuk pranon rinegociimin e marrëveshjes,
duke i kërkuar palës shqiptare t’i përmbahet marrëveshjes së arritur,
në ç’mënyrë, kjo i takon palës shqiptare dhe jo neve. Nisur nga sa thatë
besoj se nuk do ketë ndryshim të qëndrimit nga qeveria greke. Zoti
ministër nuk ju dëgjova t’i referoheshit vendimit të Gjykatës
Kushtetuese shqiptare, për heqjen e termit “kombësi” nga çertifikatat e
zyrave të gjendjes civile, një vendim që krijon mjaft turbullira, në
mos, zhdukjen e minoritetit etnik grek në Epirin e Veriut.

Kam bërë një pyetje dhe kërkoj përgjigje. Edhe njëherë ju pyes nëse
kishit mundësi ta diskutonit këtë çështje me ministrin e jashtëm
shqiptar dhe nëse po çfarë ju tha. Sepse të gjithë po e kuptojmë se kemi
të bëjmë me një aleancë të heshtur mes Aleancës Kuq e Zi, partisë së
Çamëve, Partisë Socialiste, por edhe demokratëve të Berishës, që ndonëse
mund të jetë për qëllimet e tyre të brendshme, kanë si objektiv
Greqinë.

Nacionalizmi i shqiptarëve ka arritur kulmin dhe ajo që dua të di është
nëse do ta çoni në Gjykatën e Strasburgut vendimin e palës shqiptare për
heqjen e termit “kombësi” nga çertifikatat".



Stavros Dimas (Ministër i Jashtëm): "Me Shqipërinë
synojmë të kemi marrëdhënie të mira. Madje mund t’ju them se Greqia ka
punuar për zbutjen e klimës së acaruar politike në Shqipëri dhe
shpresojmë se kapërcimi i krizës politike do të shoqërohet me reformat ë
mëtejshme.

Bashkimi Evropian i ka vendosur prioritete të qarta Shqipërisë, në të
cilat kërkohet të ketë progres edhe në çështjet që kanë të bëjnë me
respektimin e të drejtave të minoritetit.

Në Vilnus të Lituanisë u takova me ministrin e Jashtëm shqiptar dhe
bisedova mjaft çështje të karakterit dypalësh. Shqipëria i njeh
përpjekjet e mëdha të Greqisë sa i përket perspektivës euroatlantike të
saj.

Ju thashë sa i përket çështjes së ujërave, e cila nuk ka hyrë ende në
fuqi, si aleatë dhe partnerë të ardhshëm në Bashkimin Evropian presim që
Shqipëria të tregojë më shumë ndjeshmëri në çështje të karakterit tejet
të rëndësishëm për Greqinë, siç janë edhe problemet me respektimin e të
drejtave të minoritetit.

Fatkeqësisht siç u përmend edhe nga disa kolegë, disa incidente të
ndodhura kohët e fundit kanë rritur shqetësimin tonë. Mes këtyre mund të
përmend çështjen e regjistrimit të popullsisë, një proces, që nxori në
pah mungesën e besimit të minoritetit ndaj autoriteteve shqiptare, pasi
në shumicën e tyre minoritetet vendosën të mos marrin pjesë në këtë
regjistrim. Po ashtu mund të përmend vendimet e Gjykatës Kushtetuese
shqiptare për marrëveshjen e ujërave dhe heqjen e termit “kombësi” nga
çertifikatat.

Për Greqinë, minoriteti etnik grek është një urë miqësie mes dy vendeve.
Presim që edhe Shqipëria të ketë të njëjtën optikë, në mënyrë që
marrëdhëniet tona të ecin në drejtimin e duhur, pasi shumë shpejt do të
nisim diskutimet për të gjitha këto çështje me qeverinë shqiptare, në
mënyrë që të qartësojmë edhe qëllimet e saj. Dua t’ju them se minoriteti
grek po shqyrton mundësinë e ankimimit në Gjykatën Ndërkombëtare të të
Drejtave të Njeriut".

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi