Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Frutat më të çuditshme në botë…

prej Thu 26 Apr 2012 - 2:28
Frutat më të çuditshme në botë… 149-300x195Nga Indonezia dhe Malajzia deri në Indi dhe Tajlandë, katalogu i frutave të çuditshme është mjaft i gjatë. Janë fruta shumëngjyrëshe, me formë të veçantë. Herë kanë gjemba, herë të duket e pamundur që mund të hahen, aq më tepër që të jenë të shijshme.

Ato prodhohen në vende të veçanta, ose kultivohen në kopshtet e shtëpive. Emërues të përbashkët, kanë fibrat dhe vitaminat, si dhe shërbejnë si ushqim bazë për popullsinë vendase, që i shijon këtë fruta me mënyra të ndryshme.

Disa prej tyre janë krejt të panjohura për botën perëndimore, disa të tjera janë kaq të rralla, sa është e vështirë t’i gjesh edhe në zonën ku prodhohen.

Albobserver.com ka zgjedhur shtatë prej frutave më të çuditshme “vendase” në botë, të cilat janë njëkohësisht të bukura dhe shumë të shijshme!

1. Mangosteen (Garcinia mangostana) – quhet ndryshe “mbreti” i frutave dhe është shumë e vështirë që të gjendet. Prodhohet në Indonezi dhe shija e saj pak shumë të kujton pjeshkën, ndërsa tuli i saj ngjason me një lule të bardhë. Është e vështirë të këputet me dorë si dhe duhet kujdes për ta pastruar. Kjo frutë përbën një burim të pasur vitaminash dhe antioksidantësh.Frutat më të çuditshme në botë… 1482. Rambutan (Nephelium lappaceum) – prodhohet në Tajlandë dhe Filipine. Ngjason me gështenjën, pasi është e mbuluar nga një lëvozhgë me gjemba. Kur është e papjekur, ka ngjyrë jeshile ndërsa kur piqet, merr ngjyrë të kuqe të theksuar. Gjen përdorim më të gjerë në pastiçeri sesa hahet si frutë e gjallë.Frutat më të çuditshme në botë… 2323. Durian (Durio Durionaceae) – gjendet në Indi, Malajzi dhe Tajlandë. Hyn në grupin e frutave të kushtueshme. Karakteristika e saj është “personaliteti i dyfishtë” që ka. Aroma e kësaj frute është shumë e keqe (si mish i prishur apo qepë e prishur) por shija e saj është e mrekullueshme. Frytet e Durian prishen shpejt, ndaj duhet të përdoren të freskëta. Përdoret në shumë ushqime, ëmbëlsira dhe akullore. Gjithashtu është produkt bazë për industrinë e karameleve në vendet aziatike.Frutat më të çuditshme në botë… 3204. Dragon fruit (Hylocereus undatus) – kultivohet në Vietnam dhe ngjason me angjinaren. Nga jashtë mbulohet me gjethe të veçanta ngjyrë rozë, ndërsa tulin e ka të bardhë, të mbushur me fara të zeza. Shija e kësaj frute ngjan me atë të pjeprit apo të kivit, ndërsa hyn në kategorinë e frutave të ëmbla. Hahet e gjallë, por përdoret edhe për komposto dhe reçel.Frutat më të çuditshme në botë… 417 5. Kiwano (Cucumis metuliferus) – gjendet në Kili dhe është e njohur edhe me emrin “domate angleze”. Ka ngjyrë portokalli dhe tuli i saj përbëhet nga shumë farë jeshile. Shija e kësaj frute të kujton sallatorin apo kungullin, në kombinim me bananen dhe limonin! Hahet e gjallë, ose shtrydhet dhe i pihet lëngu, i shoqëruar me pak kripë apo sheqer. Është një burim vitamine C dhe fibrash.Frutat më të çuditshme në botë… 5196. Ackee (Blighia sapida) – gjendet në Xhamajka dhe forma që ka, të kujton specin jeshil, por në ngjyrë të kuqërremtë. Fruta është pjekur, me t’u hapur, kur duken farat e saj. Konsumohet e zier, ose si pjesë e ndonjë recete tradicionale.Frutat më të çuditshme në botë… 6127. Urucu (Bixa orellana) – kultivohet kryesisht në Indi, Meksikë, Peru etj. Farat e saj janë të kuqe të ndezur. Përdoret kryesisht si pluhur ose si pastë, për t’u dhënë aromë ushqimeve të ndryshme apo djathërave. Ndonjëherë zëvendëson shafranin e shtrenjtë, si dhe përdoret bashkë me erëza të tjera. Të shumtë janë ata që e përdorin si esencë për pije apo ëmbëlsira. /albobserver.com/Frutat më të çuditshme në botë… 711


Frutat më të çuditshme në botë… Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Re: Frutat më të çuditshme në botë…

prej Sat 1 Dec 2012 - 13:00
Frutat më të çuditshme në botë… 119


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Frutat më të çuditshme në botë… N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi