Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21329
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Berisha: Do kthejmë eshtrat e Zogut

prej Thu 26 Apr 2012 - 14:58
Kryeministri Sali Berisha kërkoi dje që të rikthehen sa më shpejt në
atdhe eshtrat e Mbretit Zog. Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për
100-vjetorin e Pavarësisë, u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme,
mes të cilave edhe monumenti i kësaj ngjarjeje. Duke folur në këtë
mbledhje, përpara se të nisej për një vizitë njëjavore në SHBA, kreu i
qeverisë u shpreh se “rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog, i cili duhet
të realizohet patjetër brenda një afati sa më të shkurtër kohor, duhet
të shoqërohet me ndërtimin e varrezës mbretërore, sepse familja
mbretërore ka pasur varreza, dhe është kryer një profani e tmerrshme,
është minuar varri i nënës së Ahmet Zogut për fajin e vetëm se i dha
Shqipërisë burrin që bëri gjithçka për të ndërtuar një shtet në një vend
që kishte shekuj pa shtet dhe e vërteta është që ka pasur dhe një
përmendore të 25-vjetorit të Pavarësisë, e cila edhe ajo ka pësuar fatin
e Shqipërisë, nga 20 e ca metra e lartë kur u pushtua vendi, ajo u
copëtua dhe gjatë periudhës së diktaturës u shkatërrua duke u lënë në
harresë”. Sipas kreut të Ekzekutivit, përveç kthimit të eshtrave, duhet
të ngrihet edhe varreza mbretërore. Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, tha
dje se përveç konkursit të Monumentit të Pavarësisë, janë shpallur
konkurse edhe për shtatoret e Ismail Qemalit, Mbretit Zog, Hasan
Prishtinës, si dhe Monumentit kushtuar Kongresit të Lushnjës. Gjithashtu
janë përfunduar, por nuk janë vendosur ende, shtatorja kushtuar Azem
Hajdarit, ajo kushtuar Pjetër Arbnorit, shtatorja kushtuar Presidentit
Uillson dhe busti kushtuar Petro Markos, i cili do të vendoset në
qytetin e tij të lindjes. Gjatë mbledhjes ku u prezantua monumenti i ri i
100-vjetorit të Pavarësisë, ministri Bumçi tha se në këtë konkurs morën
pjesë 66 artistë dhe u prezantuan 73 projekte. Ai tha se projekti
fitues u vlerësua si nga juria, e cila i dha 31 pikë, ashtu edhe nga
publiku, ku 6453 votues online, për këtë vepër votuan 2210 qytetarë.
Vepra paraqitet në formën e një kubi që hapet, duke përfaqësuar kështu
idenë e një fortifikimi, pra të Shqipërisë si një vend i izoluar dhe i
mbyllur, i cili më pas hapet. Monumenti i lartësisë prej 4 metrash
krijon një hapësirë brenda të cilit qytetarët do të mund të kalojnë.
Gjithashtu, brenda tij është e shkruar me lazer Deklarata e Pavarësisë.
Duke e vlerësuar veprën të denjë dhe të gjetur artistikisht për të
përfaqësuar Monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Kryeministri
Berisha, ndër të tjera, komentoi: “Në rryma të caktuara besohet se
kryqëzimi i linjës vertikale me horizontale jep harmoninë më të
përsosur. Këtu ka një zhvendosje nga bijtë e shqipes te bijtë e librit.
Natyrisht, bijtë e shqipes do të donin shqiponjën diku, por le t’ia lëmë
kryetarit të Bashkisë të hapë një konkurs për të ngritur një shqiponjë
që të bëhet simbol i Tiranës. Qytetet e kanë në tagër këtë punë. Ai
kryetar që ishte nuk ngriti asgjë. Shpërndau në fund një kartolinë të
Man Ray-it dhe e shpërndau jo për vlerësimin artistik të tij ose për
vlerësimin e njohurive që ka për artin dadaist, aspak, por sepse ai
është dadaist në politikë”.

/panorama/


Berisha: Do kthejmë eshtrat e Zogut 6ds9w0
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21329
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Berisha: Do kthejmë eshtrat e Zogut

prej Thu 26 Apr 2012 - 14:59
Trradhetari nderon trradhetarin!!!


Berisha: Do kthejmë eshtrat e Zogut 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi