Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Trëndafilit dhe Margaritarit

prej Fri 9 Jul 2010 - 17:08
Dialogu mes Trëndafilit dhe Margaritarit

Një ditë u takua një Trëndafil i bukur me sh********ha të mahnitshme, aromë të këndshme, ngjyrë tërheqëse me një Margaritar nga e cila nuk dukej asnjë prej këtyre cilësive e cila jetonte në fund të detit ... U njoftuan me njëra tjetrën dhe filloi dialogu.

Tha Trëndafili:
Familja jonë është e madhe prej neve ka trëndafila dhe lule që lulëzojnë të cilat nuk mund t[i numrojë, dallohen me pamje të mahnitshme dhe secila prej tyre ka aromë të dalluar… kur papritmas trëndafili u pikëllua!?

E pyeti Margaritari:
Nga kjo që po thua nuk paska diçka që të pikëllon, pse u pikëllove!?

Trëndafili:
Mirëpo njerëzit na trajtojnë në mënyrë jo të drejtë, ata na mbjellin neve jo nga dashuria mirëpo që të kënaqen me pamjen tonë të bukur dhe aromën e këndshme, pastaj na hudhin në rrugë apo në shporta të mbeturinave pasi që të marrin nga ne gjënë më të shtrenjtë dhe aromën ...

U ndal Trëndafili pastaj i tha Margaritarit:
Më trego për jetën tënde si jeton?!...Dhe cilat janë ndjenjat e tua derisa ti jeton në fund të detit ....

U përgjigj Margaritari:
Pa marr parasysh se unë nuk kam ngjyra të bukura sikurse ti dhe pamje të mahnitshme jam shumë e shtrenjtë në pamjen e njerëzve, ata e bëjnë të pamundurën për të arritur tek unë!

Marrin rrugëtim dhe zhyten në detëra për të më kërkuar, ndoshta habitesh kur të them se sa ma shumë që largohem nga sytë e njerëzve aq më shumë më shtohet bukuria e rritet vlera ime ...

Jetojë në errësirën e detit përveç se unë jam e lumtur, shumë e lumtur, sepse jam larg duarve të mendjelehtëve e të pavlerëve dhe çmimi im është i shtrenjtë në mesin e njerëzve...

A e dini se kush është Trëndafili e kush Margaritari??

Mendohuni...Mendohuni...do ta gjeni se ato dyja janë:

Trëndafili është ........................(femra e zbuluar)

Margaritari është ....................( femra e mbuluar)


Trëndafilit dhe Margaritarit  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi