Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default 1 Maji im

prej Wed 2 May 2012 - 3:08
Andi Kananaj

1 Maji im i parë ka qenë i tillë, që realisht mu desh kohë ta rehabilitoja në kokën time. Ishte një festë diktature nga ku dola i lagur dhe i ngjyrosur si pulë “punk”. Shiu zgjati po aq sa parada. Unë qëndrova deri sa shiu dhe boja e lules më depërtuan rrobat. Vepër arti në zhvillim, për të treguar se asgjë nuk ishte siç dukej. Boja nuk e mbulonte dot thelbin. 1 Maji i parë bëri që dita e protestës së punëtorëve, të më dukej si festë me peng-marrje, ku gjithçka shkonte keq, por që gjithsesi, për të keqen time, nuk mund të ankohesha.

Të them të vërtetën transformimin e parë të 1 Majit, kur ai iu shit shitësve të qofteve, nuk e përjetova si sakrilegj. 1 Maji në Shqipëri lindi në Shkodër në vitin 1905 dhe vdiq në Tiranë, në një ditë gëzimi të pashpjegueshëm në vitin ‘89. Për fat të keq, megjithëse e kuptuam ndryshe, nuk vdiq 1 Maji i diktatorit, vdiq 1 Maji i ynë. Vdiq 1 Maji i një populli me rreth 60% të papunë, njerëzish që ndërkohë janë mësuar të jenë të painteresuar për mungesën e punës.

Vdiq 1 Maji i të rinjve që gjithmonë e më shumë projektohen pa të ardhme, e që gjithmonë e më pak janë të rinj. Në lista pritjesh, pas ngritjesh flamurësh partiakë, që nuk do të duhej as shi për t’u nxjerrë bojën. Vdiq 1 Maji i punëtorëve që humbasin çdo ditë, pak nga pak, rrogën, garancitë, dinjitetin. Duket çudi po ka njerëz që punojnë për të mbijetuar. Ka familje që presin ushqimin e tyre të përditshëm dhe lutja në tavolinë nuk u ka shtuar ende as një mollë, aq të shkrifët sa të mos u mbetet në fyt si mallkim. Vdiqën sindikatat. Vdiqën punëtorët që organizonin. Vdiqën të gjithë ata që flisnin për solidaritet. Askush nuk u shqetësua. Vdiq 1 Maji dhe u ngjall “Papi chulo”.

Me 1 Majin shqiptar ka humbur dhe 1 Maji i perëndimorëve. U duket çudi por 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, ja tek gjenden bythëzbuluar përpara kapitalistëve. Përpara fundit të historisë. Puna po zhvendoset në Lindje, atje ku askush më parë nuk punonte për faj të komunizmit. Pastaj në lindje të Lindjes. Pastaj akoma më në Lindje. Deri prapa diellit.

Kapitalizmi di të kërcënojë dhe të rishpiket sa herë përpara tij gjen uri dhe frikë. Sepse sa herë që nuk ka 1 Maj, nuk ka as solidaritet. Tregtarët do të dinë çdo herë të shesin me çmime stratosfere televizorë që vijojnë të përcjellin lajme pak të qëndrueshme psiqikisht. Tregtarët i tremb 1 Maji, por 1 Maji ka vdekur. Punëtori pret që padroni i tij të kuptojë se bota po shkon drejt më të keqes, për shkak se nuk prodhon më, por konsumon për arsye të atypëratyshme. Punëtori pret nga elitat që të kuptojnë elementaren.

Kjo nuk do të ndodhë. Padronët nuk besojnë se do të jetojnë aq gjatë, dhe naiviteti i të menduarit për një ditë më shumë i bën të argëtohen. Tani perëndimorët e dinë. Dhe nëse nuk e dinë do ta mësojnë shpejt. Vdiqën sindikatat? Duhen krijuar të tjera. Vdiqën punëtorët që organizonin, do të duhet të lindin të tjerë. S’ka më solidaritet, e më keq do të bëhet. Një moment do të jetë aq keq, sa do t’ia vlejë përkeqësimi ekstrem, që të na bëjë të mendohemi më mirë. Atë ditë 1 maji do të rilindë, dhe nuk do të jetë me lule të dala boje, apo punëtorë si pula ‘punk’. 1 Maji nuk është më festë dhe kjo do të kuptohet shumë shpejt.


1 Maji im Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi