Pranvera stinore dhe dimri politik
Wed 2 May 2012 - 3:10
Nga Ilir Kalemaj
Stina pranverore duket se nuk ka ngrohur aspak aktorët kryesorë dhe dytësorë politikë të cilët në luftën proverbiale ndaj ‘mullinjve të erës’ nuk i tundin as deklaratat e Arvizu-s dhe Fule-s, për rënie dakord për reformën zgjedhore, atë parlamentare, në gjyqësor, reformën e pronës etj dhe as lodhja e opinionit publik vendas ndaj të marrit vesh për mos t`u marr vesh të parisë udhëheqëse. Kjo elitë e ngurtësuar dhe e barrikaduar nuk po cliron as entuziazëm dhe as inspiron besim se është në gjendje të tejkalojë vetveten përsa i përket kapërcimit të një tranzicioni me orë të ngecur. Ndonëse duket se kohët e fundit disa sinjale pozitive si përftimi i një profili gradual ideologjik i partive politike dhe rreshtimi i tyre reciprok në mbrojtje të interesave të kategorive shoqërore që mbrojnë ka filluar të ravijëzohet, duke dhënë konturet e një gare elektorale që do fokusohet më tepër në programet sesa sulmet personale. Një shembull i tillë është debati i hapur për politikat fiskale, konkretisht mes vazhdimësisë së taksimit të sheshtë, mbrojtur nga mazhorancë aktuale dhe rikthimin në sistemin progresiv që po artikulohet nga partia socialiste si një risi e rizbuluar rishtazi në pragzgjedhjet e ardhshme. Gjithsesi, një hap fillestar ky i domosdoshëm dhe që mundëson zhvillimin e politikave koherente dhe programeve qeverisës jo populiste. Në periudhë afat-mesme dhe afatgjatë kjo ndoshta do eliminojë ndarjen e votës në vija krahinore, nepotike, klienteliste dhe të sjellë rritjen e nivelit të përfaqësimit politik duke ndihmuar njëkohësisht cilësinë e tij. Programet qeverisëse që bazohen në filozofi të caktuara djathtas apo majtas, në vetvete janë modele që kanë prodhuar si sukses (kur janë zbatuar siç duhet dhe me konsistencë), ashtu edhe dështim (kur janë ndjekur politika populiste dhe me idenë për të rritur fiktivisht koshin e votave). Nga ana tjetër, vihet re një politizim i skajshëm i asaj që në vetvete është apolitike, fjala bie, zënkave të vazhdueshme të bazuara në akuza ndër-personale, ndërkohë që nga ana tjetër sfumohet dhe kalohet në plan të dytë ajo që është e mirëfillti politike. Nëse politika mund të kuptohet ose si (a) art qeverisjeje; (b) si çështje (politika) publike; (c) si dialektikë kompromisi dhe konsensusi apo si (d) fuqi dhe shpërndarje burimesh, duket se këtu te ne, politika nuk konceptohet në asnjë nga këto rrafshe. Përkundrazi shpiken çështje edhe kur këto nuk ekzistojnë, a thua nuk ka gjë tjetër për t`u diskutuar. Shpesh duket se politikanët bisedojnë për ‘seksin e ëngjëjve’ ndërkohë që publiku, elektorati apo masa e gjerë e popullsisë, sidoqë t`ja vëmë emrin, është mbërthyer në politikën e protestës, apo anti-politikën, e reflektuar në mospjesmarrje, mbyllje anomike, mungesë solidariteti shoqëror dhe kapitali social. Po ashtu duhet të jesh i verbër mos të dallosh edhe një skepticizëm të thellë ndaj një makinerie burokratike të politizuar dhe propagande shpesh fëminore në retorikën dhe përmbajtjen e saj. Bombardimi i lajmit politik që nuk pëmban kurrfarë politike, debate ideore dhe vlerore të munguara, ka sjellë një sharlatinizim të politikës dhe politizim të gjithçkaje tjetër duke prodhuar një situatë sa të amullt, aq dhe paradoksale. Kapërcimi i saj nuk duhet të jetë objektiv i gjeneratës së ardhshme dhe as si rrjedhojë vetëm e presionit të jashtëm. Vetëm një kombinim i aktorëve dhe faktorëve progresivë, reformatorë dhe emancipues brenda dhe jashtë vendit, mund të arrijë t`i imponohet klasës politike aktuale të kapërcej vetveten dhe qëllimet ngushtësisht egoiste dhe meskine dhe të arrijë dakordësinë për ato reforma që prekin dhe garantojnë një lloj funksionaliteti dhe legjitimiteti të sistemit dhe rregullave të lojës, sa nuk do jetë nevoja të kontestohen sa herë që njëra pale fiton apo humbet betejën politike të radhës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|