Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Absurditeti shqiptar më 1 Maj Empty Absurditeti shqiptar më 1 Maj

Wed 2 May 2012 - 3:11
Marin Nikolli



Shumë shpejt do kemi sërish një ditë të rëndësishme. Mbase jo aq të madhe sa jubileu i sivjetshëm, që për fat të keq do festohet sa andej këndej, si ashkla të lëna rrugës e që merren pastaj ngjiten me stik, por një ngjarje që i përket njeriut, si qenie, dhe si individ, ku nga abuzimi që i bëhet përditë, ai, një ditë, si ajo që them unë, kupton që mbase ekzistenca e tij është më e madhe dhe e plotë sesa veprimtaria e tij. Që njerëzit kanë nevojë për të, që këngët e tij këndohen, që zëri tij i ngashërimit nga automatizimi destruktiv, i ofron atij, një ditë, vetëm një ditë që ai, një herë në gjithë vitin e tij (ashtu si me politikanët dhe votuesit e tyre) mund të ngrejë zërin, dhe të thotë: unë, jam, dhe mendoj sinqerisht, se gjithë ekzistenca ime e kupton vendimin tim për të qenë, ndaj unë jam, mes radhësh të atyre njerëzve që nuk do mund kurrë t’i shijojnë të mirat nga jeta, e që do jem sërish ai që kurrë thotë jo, unë, sot pra, njerëz, a ç’a qofshi, jam. Shumë shpejt do jetë 1 Maji, që për fat të keq në Shqipëri, ashtu si vitet e tjera nuk do shoqërohet me gjithë këtë luftë, të një individi, a shoqërie që përpiqet të thotë këto fjalë, por do jetë shtrëngimi i tij, për të bërë festë, një festë që do i kushtojë këtij edhe një vit tjetër për të menduar se mbase vitin tjetër të bëjë ndryshe. Ne me 1 maj, miq të dashur, do bëjmë festë. Dhe kjo si gjithë festat e tjera, si festa e gruas, e mësueses etj. zë vendin në absurditetin e të festuarit në vetvete, ne do festojmë, jo sepse na shtrëngon njeri që të mos bëjmë, jo se nuk vuajmë, jo se nuk jemi punëtor apo heronj, apo se qenia jonë prehet në qetësi shpirtërore, kurrsesi që jo, dhe asgjë nga këto bashkë, porse ne prapë do festojmë, sepse kështu dimë, vetëm këtë dimë, të festojmë. Së shpejti miq të dashur, një feste ka për të ndjekur radhët e njerëzve që do kuptojnë se në atë ditë mbase më mirë është të festosh, që protesta zë krye ç’do ditë në mendimet tona, dhe që ne, nga fakti që duam kaq shumë të drejtat tona dhe luftojmë si të babëzitë për to, mendojmë se një ditë, si 1 Maji, ia vlen barra qiranë ta bësh dhe pushim, apo akoma dhe më mirë, të festosh rrugëve, kokulur për festën që bëjnë të tjerët për ty. Që ushtari i kapitalizmit lufton, dhe të tjerët gëzojnë, që kjo luftë ka nevojë për heronj, dhe ne kësaj i gëzohemi, sot dhe këto 20 e kusur vjet. Se gjynahet janë të mëdha, por njerëzit në Shqipëri nuk kanë shpatulla për to. Sot çfarë bëhet me këto punëtor, me faktin se të gjithë dalin festojnë, duke anashkaluar britmat shtazarake që shoqërojnë ëndrrat e tyre, të pronarëve, eprorëve, dhe vetë dorës që “s’duket”, do jenë gjynahe për kokulurit, bijve dhe bijave të tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi