Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Shqipëri-Katar me 22 maj në Madrid

prej Wed 2 May 2012 - 3:40
Shqipëri-Katar me 22 maj në Madrid Stadiumi-300x200Pas miqësores së 29 shkurtit me Gjeorgjinë u tha se në fund të majit Shqipëria do të luante një miqësore me kampionët e Europës dhe Botës, Spanjën. Por me kalimin e ditëve kjo gjë u zbeh dhe prej kohësh drejtuesit ishin në kërkim të një miqësore, në mënyrë që trajneri Xhani De Biazi të kishte mundësi që të bënte një grumbullim me të gjithë kandidatët e mundshëm. Së fundi, mësohet se me 22 maj Shqipëria do të jetë përballë Katarit, vendi organizator i botërorit të vitit 2022.

Takimi do të luhet në fushë asnjanëse, pikërisht në Madrid. Padyshim kjo është hera e parë që të dy skuadrat përballen me njëra tjetrën dhe si herë e parë dueli do të kryhet në Spanjë. Zëra ka se me 30 maj Shqipëria mund të luajë edhe ndaj Irlandës së trajnerit Xhovani Trapatoni, ekip finalist në Euro 2012.

Por kjo sfidë nuk është zyrtarizuar. Dihet që para disa kohësh u vendos që me 15 gusht Shqipëria të zhvillojë në Tiranë një miqësore me Moldavinë, ndeshje e cila do të jetë para startit të eliminatoreve të botërorit “Brazil 2014”, ku me 7 shtator presim Qipron. /Sporti Shqiptar/


Shqipëri-Katar me 22 maj në Madrid Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi