Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës Empty Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës

Thu 3 May 2012 - 17:02
Message reputation : 100% (1 vote)
Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës Gramsh-ujevarat-e-sotires1GRAMSH – Zbulohet ujëvara e Sotirës në Gramsh. Një nga perlat e natyrës ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj. Ajo ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më shumë se dy orë më këmbë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara, që dikur ka qenë me 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme. Dikur ujëvara 100 metra, që buron nga mali i Tomorit, vizitohej kryesisht nga banorët e Gramshit dhe zonave përreth për shkak të infrastrukturës së keqe. Ndërsa sot, një rrugë që ka nisur të shtrohet, do ta bëjë këtë zonë të virgjër të natyrës një pikë turistike me vlera të mëdha për vendin. Ka qenë iniciativa e trajnerit të alpinizmit në Elbasan, Artur Guni, i cili nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, i ftoi të gjithë adhuruesit e natyrës t’i bashkohen eksplorimit të kësaj zone të mrekullueshme. Ftesës iu bashkuan 160 të rinj e të reja, një pjesë e të cilëve të huaj. “Ishte një eksplorim i mrekullueshëm, një bukuri e rrallë, një qetësi që rrallëherë njeriu e gjen në momente të caktuara”, u shpreh Guni. Të njëjtin mendim ndan dhe Franka, e cila ka ardhur enkas nga Italia për këtë eksperiencë. Në këtë zonë do të nisë edhe ndërtimi i një hidrocentrali, çka do të mundësojë edhe shtrimin e rrugës. Fshati i Sotirës ndodhet në fund të Gramshit, në kufi me Kuçovën, një zonë e pashkelur ende, e panjohur deri tani, por tashmë kjo ujëvarë shumë shpejt do të ftojë rreth saj pushues të shumtë, për nga vetë relievi malor dhe i rrethuar me lëndina. Kështu shprehen vizitorët apo turistët që eksploruan këtë zonë dhe bënë të njohur një perlë të natyrës shqiptare.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës Empty Re: Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës

Thu 3 May 2012 - 17:06
Mendoj se, tema i perket kapitullit te Gjeografise mo... Rolling Eyes
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës Empty Re: Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës

Thu 3 May 2012 - 17:40
Luan_Valikardi shkruajti:Mendoj se, tema i perket kapitullit te Gjeografise mo... Rolling Eyes

Tema zhvendoset pa nje pa dy nga Bota e Cuditshme... Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës 81192

Se nuk eshte aspak e cuditshme qe Shqiperia eshte ZEMER eshte e jo me mbrekulli gjeografike... Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës 322547
Sponsored content

Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës Empty Re: Zbulohet në Gramsh ujëvara e Sotirës, një perlë e natyrës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi