Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Emigranti që u kthye në profesionist të taekwondos-së Empty Emigranti që u kthye në profesionist të taekwondos-së

Mon 7 May 2012 - 2:01
Message reputation : 100% (1 vote)
Emigranti që u kthye në profesionist të taekwondos-së Bujar-Caushi-11-213x300Albina Hoxha

Që në momentin e parë që është ndodhur në një mjedis ku ushtroheshin artet marciale, e mori vendimin që do t’i ndryshonte jetën: vendosi të bëhet Mjeshtër. “Pyeta veten: A mund të vazhdoj dhe a mund të eci përpara në artet marciale? Pas provës së parë këto përgjigje i mora nga Konstandini, një koleg grek prej vitesh mjeshtër në këtë sport” – tregon Bujar Çaushi.



Palestra që i ndryshoi jetën

39-vjeçari nga Roskoveci i Fierit ka rrëmbyer tashmë shumë çmime në këtë sport ende jo shumë popullor në Shqipëri, megjithëse me përpjekje të hershme që në fillim të viteve ‘90. “Historia ime filloi kur u gjenda rastësisht në një palestër në Selanik ku ushtrohej sporti i Taekwondo. Ishte një sport i panjohur, por më bëri për vete menjëherë. Dukej i çuditshëm, por edhe i këndshëm, njëkohësisht. E kuptova menjëherë që edhe unë mund të bëja më shumë se çfarë po bënin ata sportistët profesionistë përpara syve të mi, – në rrëfen bujari.



Puna nuk të le kurrë pa gjë…

Duket se gjithçka shkoi shumë mirë. Provat e para të arteve marciale zakonisht nisin pas tre-katër muajsh stërvitje, por ai që pas një muaji e gjysmë ishte gati për provën e madhe, që e kaloi me sukses. Pas gjashtë muajsh filloi të merrte pjesë në garat që organizoheshin në palestrat e tjera të qytetit. Më pas mori pjesë në gara krahinore. Pas dy vjetësh u erdhi radha garave kombëtare. Titujt që mori më pas për të ishin të rëndësishëm, por…



Një ëndërr me Taekwondo

Çdo sportist që ushtron një lloj sporti, ka një ëndërr: të marrë pjesë në një konkurs që realizohet në vendin e origjinës së Taekwondo-së në Kore. Shqiptarit të stërvitur në palestrat greke kjo

mundësi iu dha në vitin 2010.

“U gjenda mes mjeshtrash të mëdhenj koreanë, pikërisht në vendin që u krijua dhe u zhvillua Taekëon-do dhe arrita të marrë dy medalje. Ky ishte momenti më i lumtur i karrierës sepse këto medalje më dhanë mundësinë të testohesha në Holandë për brezin e zi VI-dan”. Kjo ndodhi në nëntor 2010. Në testim merrnin pjesë 120 sportistë dhe Bujari u rendit i treti. Më pas, gjithçka mori rrugën e vet me pjesëmarrje të shpeshta në garat profesionale.



Pak histori që nga viti ‘93

Në të kundërt të asaj që besohet, ky sport ka tentuar të hyjë në zemrat e shqiptarëve shumë shpejt, që në 1993. “Në 3 tetor të vitit 1996 u mblodhën shoqatat e Taekwondo në stadiumin “Qemal Stafa” dhe u krijua Federata e Arteve Marciale në Shqipëri, e cila përbëhej nga katër shoqata kombëtare, president i së cilës ishte Azem Hajdari. Kjo datë është datë e shënuar për mua dhe për të gjithë ne”, – tregon Bujari. Por gjithçka u shkatërua në 1997. “Vit i mallkuar,- thotë Bujari, – hodhën një hap prapa të gjitha sportet. Shumë sportistë u larguan jashtë Shqipërisë, ndërkohë që disa të tjerë e lanë pas dore sportin”.



Jetëshkrimi

Mosha: 39 vjeç

Vendlindja: Roskovec (Fier)

Vendbanimi: Tiranë.

Arsimi: Shkolla e Mesme Pedagogjike



Përvojë profesionale:

Nga 1992-1995 kampion në Greqi dhe pjesëtar i kombëtares greke të Taekëon-do

Në prill 1998 u shpall kampion i Ballkanit.

Në 2000 mori pjesë në kampionatin botëror si drejtues i ekipit shqiptar.

Në 2001 në Kassen të Gjermanisë u shpall kampion Europe.

Në 2004 në Itali mori medalje bronzi.

Pas 2005 e ka ushtruar këtë sport në Itali.

Në 2009 në kampionatin evropian në Poloni ishte gjyqtar.

Në 2010 në Kore mori medalje argjendi

Në Shqipëri është aktualisht drejtor teknik i Taekëon-do.



“Sfida ime? Për tre vjet brezin e zi 7-dan”

“Është ndër synimet e mia të marr edhe brezin e shtatë dhe pas dy ose tre vitesh synoj të marr brezin e zi 7-dan, edhe pse zakonisht një shkallë më lart ngjitesh pas 4-8 vjet përgatitjesh. Në synimet e mia, është edhe krijimi i një shkolle master në vendin tonë në mënyrë që të gjithë mjeshtrit të kenë mundësi të ecin përpara në Taekëon-do. Do bëj të pamundurën që ta arrij këtë qëllim”.



Çdo të thotë Taekwondo

Taekwondo do të thotë “arti i grushtimit dhe shkelmimit në fluturim”. Nga pikëpamja etimologjike fjala përbëhet nga 3 ideograma Tae (të shkelmosh në fluturim) Koën (të godasësh me grusht) dhe Do (disiplinë)



Arti marcial më i ndjekur

Taekwondo është zyrtarisht sporti kombëtar i Koresë së Jugut. Ai është edhe arti marcial që numëron ndjekësit më të shumtë në botë. Stili i tij më i përhapur është Taekwondo WTF, që është edhe sport olimpik



Japonia e ndaloi në 1910

Në 1910 kur Japonia pushtoi Korenë ndaloi çdo praktikë artesh marciale, të cilat u praktikuan fshehtas për shumë vite, derisa u bënë sërish zyrtare pas çlirimit nga Japonia në fund të luftës së dytë botërore



Pak histori: Origjina e Taekwondo

Origjina e Taekwondo është rreth 2000 vjet më parë. Deri në shekullin IV Koreja ishte ndarë në 3 mbretëri, Silla, Koguryo dhe Paekche, përherë në luftë mes tyre. Në këtë territorr nisën teknikat e para të luftimit.

Forma më e rëndësishme e artit marcial të atëhershëm ishte Taekyon, që përkthehet (luftim me këmbë). Perfeksionimi i këtyre formave erdhi sidomos nga nevoja e tre mbretërive koreane për të përgatitur ushtrinë në përballjet e shpeshta me piratët japonezë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi