Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Gjurmë jete 1500 vjet para Kristofor Kolombit në Amerikë Empty Gjurmë jete 1500 vjet para Kristofor Kolombit në Amerikë

Mon 7 May 2012 - 15:07
Gjurmë jete 1500 vjet para Kristofor Kolombit në Amerikë Heshtat-e-guritMeksiko, 6 maj 2012, NOA - Gjurmë gjaku dhe mbetje trupore janë zbuluar nga shkencëtarët në disa heshta të gurta 2 mijë vjeçare në Meksiko, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Dëshmi, që sipas shkencëtarëve tregojnë për kulturat e para mbërritjes së Kristofor Kolombit në Amerikën Latine.

Heshtat e gurta u gjetën në krahinën Puebla në Meksikën Qendrore dhe sipas arkeologëve i përkasin kulturës së njohur Kantona, bashkëkohëse me popullatat e qytet-shtetit Tihuakan.

Popullatat Kantona jetuan 1 mijë vjet më herët se fiset Axekus, në rrethinat përreth Meksikos.

Pas mbërritjes së Kristofor Kolombit në shekullin e 15-të, spanjollët dëshmuan për gjurmë të kulturave të hershme në Amerikë.

Fiset e hershme kryenin ceremoni kolektive duke nxjerrë nga trupat e njerëzve dhe kafshëve, zemrën dhe organe të tjera.

Këto veprime popullsitë vendase i kryenin me heshta guri, tek të cilat u gjetën jo vetëm gjurmë gjaku, po edhe fije flokësh dhe të tjera trupore.

Analizat laboratorike nxorrën në dritë faktin se gjaku i gjetur në heshtat e gurta u përkiste njerëzve dhe jo kafshëve.

Zbulimet e deritanishme arkeologjike nuk hidhnin shumë dritë për natyrën e fiseve që jetonin aty dhe kishin vënë në dyshim dëshmitë e spanjollëve për popullsitë autoktone dhe të dhunshme, që gjetën në kontinent.

Gjetjet e heshtave të gurta dhe gjurmëve të gjakut në to përforcuan bindjen se kemi të bëjmë me popullsi të hershme mbi 2 mijë vjeçare.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi