Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Historia e dy lapsave !

prej Tue 8 May 2012 - 23:19
Historia e dy lapsave ! 183207_206233012721790_159148157430276_827553_2002333_n
Njëherë e një kohë, ishin dy lapsa, të cilët ishin shokë të ngushtë. Për shkak se ata nuk ishin mprehur kurrë, ata kishin të njëjtën gjatësi. Megjithatë, njëri prej tyre u lodh duke jetuar në heshtje dhe në pasivitet. Prandaj, ai shkoi tek një mprehëse lapsash dhe i kërkoi që ta mprehte atë. Duke u frikësuar nga mprehja, lapsi i dytë u tërhoq; ai ishte i vendosur të ruante paraqitjen e tij elegante. Pasi u mpreh, lapsi i parë vendosi të kalonte pak kohë larg shtëpisë. Ai u kthye pas njëfarë kohe “i shkurtër”, por i zgjuar. Pasi e pa lapsi elegant i pa mprehur nuk e njohu, madje nuk pranoi të fliste me të. Lapsi i mprehur mori guximin dhe ia tregoi se kush ishte në të vërtetë. Lapsi i gjatë u habit, dhe në fytyrën e tij u vunë re shenja talljeje, kur vuri re sa i shkurtër ishte shoku i tij i ngushtë. Lapsi i shkurtër nuk i kushtoi rëndësi talljes së mikut të tij. Ai filloi të fliste për gjërat që kishte mësuar gjatë kohës që kishte qenë larg. Ai filloi të shkruante shumë fjalë dhe të vizatonte forma shumë interesante, ndërsa po i tregonte mikut të tij të gjatë për përvojën që kishte kaluar jashtë shtëpisë. Në fakt ai kishte mësuar shumë gjëra që e kishin bërë më të zgjuar. Pas kësaj lot pendimi rrodhën nga sytë e lapsit të gjatë dhe ai menjëherë nxitoi tek lapsi që të mprihej. Ai e prishi barrierën e heshtjes, të pasivitetit dhe të frikës vetëm pasi e mësoi se kushdo që dëshiron të mësojë, në fillim duhet të vuajë. Megjithëse historia e mësipërme nuk është e vërtetë, ajo ka një moral intrigues të lidhur me botën reale. Vetëm nëpërmjet përvojës në jetë njeriu mund të përparojë dhe të fitojë urtësinë që ka nevojë që të durojë vështirësitë dhe peripecitë e jetës.

Jeta ka të bëjë gjithmonë me zgjedhje. Njerëzit e gjejnë gjithmonë veten të detyruar të vendosin për një ecuri të caktuar veprimi për një sërë zgjedhjesh që kanë në duar. Prandaj, është gjithmonë në dorën e njeriut të zgjedhë, dhe ajo që është e rëndësishme është se ne duhet të jemi të gatshëm të përballemi me pasojat e zgjedhjeve tona.

Për më tepër, është detyra e secilës qenie njerëzore të bëjë përpjekje që të ketë sukses në jetë. Megjithatë, suksesi duhet t’i atribuohet vetëm vullnetit të Allahut, sepse asnjeri nuk mund të ketë sukses në diçka nëse atij apo asaj nuk i jepet leja hyjnore nga Allahu i Plotfuqishëm. Frika sjell vetëm prapambetje dhe inferioritet në të gjitha aspektet e jetës. Mohimi i frikës së panevojshme është mundësia e vetme që kanë njerëzit nëse duan të bëjnë përpara dhe të jetojnë në mirëqenie. Ne duhet ta largojmë frikën tonë dhe të fillojmë të bëjmë jetën që duhet të bëjmë si qenie njerëzore racionale. ARD::


Historia e dy lapsave ! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Gangsterja
Gangsterja
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 343
<b>Hobi</b> Hobi : Te shoh lot dhe gjak ne syt e rivales..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tek xemla njonit...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/06/2012
http:// bvnm,../

default Re: Historia e dy lapsave !

prej Wed 27 Jun 2012 - 7:54
shum histori e bukur;dhe me nje mesazh domethenes...


- Nese vret nje njeri je nje Kriminel, nese vret 1 milion je Mbret, dhe nese i vret te gjithe je Zoti...

- Parajsen e preferoj per klimen, Ferrin per shoqerine.
Vipja
Vipja
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 21
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Aty ku ndjehem mire
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/10/2012
http://gocsmogu@yahoo.com

default Re: Historia e dy lapsave !

prej Sat 6 Oct 2012 - 7:50
Disi si e trishte si histori...
Sponsored content

default Re: Historia e dy lapsave !

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi