Premierë, Shekspiri flet shqip me “Henri i VI”
Fri 4 May 2012 - 14:35
Tiranë – Mbrëmjen e sotme do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar një nga premierat më të rëndësishme “Henri i VI”, për faktin se shfaqja do të udhëtojë drejt Londrës për të folur shqip në Festivalin Botëror të Shekspirit.
Por, përpara se trupa e aktorëve të TK-së, nën regjinë e Adonis Filipit, të interpretojë veprën e Shekspirit në shtëpinë e tij, në teatrin “Globus”, duartrokitjet e para do t’i marrë nga publiku shqiptar në datat 4, 5 dhe 6 maj.Gjatë konferencës për shtyp në Teatin Kombëtar, drejtori i këtij institucioni, Kristaq Skrami, i cili është edhe pjesë e shfaqjes “Henri VI “, tha se pjesëmarrja në Festivalin Botëror të Shekspirit është një eveniment i rëndësishëm kulturor kombëtar. I gjithë globi do të flasë me gjuhën e Shekspirit, pasi janë 37 vende të botës që do të jenë pjesëmarrëse në këtë festival.
Aktorët që do të përjetojnë emocionet e interpretimit në teatrin historik të Shekspirit, duke interpretuar një nga kryeveprat e tij do të jenë: Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Ahmet Pasha, Vasjan Lami, Fatos Sela, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli, Gjergj Mena, etj. Rolin e Henrit të VI-të do ta interpretojë aktori Indrit Çobani, ndërsa atë të Mbretëreshës Margaret Mira Hysaj.Pjesa e dytë e trilogjisë së Shekspirit, “Henri i VI”, i është besuar regjisorit Adonis Filipi, i cili e cilësoi si një privilegj pjesëmarrjen në një festival ku do të interpretojnë 37 trupa të ndryshme.
Pas premierën në TK shfaqja që do të luhet skenën e teatrit “Globus” në 12 dhe 14 maj, në kuadër të Lojrave Olimpike në Londër 2012. Teatri Kombëtar Shqiptar do të jetë pjesë e trilogjisë së Shekspirit “Henri i VI”, e konsideruar për kontekstin e saj si triologjia ballkanike, ndaj për këtë arsye ajo i është besur nga Globe Theatre tre trupave ballkanike, Teatrit Kombëtar të Beogradit, për pjesën e parë, Teatrit Kombëtar të Tiranës për të dytën dhe Teatrit Kombëtar të Manastirit(Maqedoni) për pjesën e tretë.
Kostumografia e dramës këtë herë i është besuar Anila Zajmit, skenografia Genc Shkodranit dhe muzika Fatos Qerimajt, i cili do të interpretojë “live” në skenë.
Pjesa e dytë e triologjisë nis me martesën e Mbretit Henri VI me princeshën Margaret të Anzhusë. Henri VI është shumë i ri në moshë dhe shumëkush në oborr mundohet ta joshë për të qënë sa më pranë kurorës. William de la Poli, Konti i Safolkut, synon të ndikojë tek mbreti nëpërmjet mbretëreshës së re.
Festivali Botëror i Teatrit do të zhvillohet në 23 prill deri në 6 qershor, ku për 6 javë do të performohet e gjithë e kolana e veprave të Shekspirit nga trupat teatrore të SHBA-së, Italisë, Rusisë, Francës, Gjermanisë, Japoni, Kina. (LajmeShqip.com)

- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Teatri Kombëtar në Londër me “Henri VI”
Wed 9 May 2012 - 10:34
Teatri Kombëtar Shqiptar debuton në ‘Globus Theater’ në Londër në Festivalin Botëror të Shekspirit, në kuadër të Lojërave Olimpike 2012, përkrah 37 trupave artistike nga 37 vende të botës.
Aktori Bujar Asqeriu interpreton rolin e Xhek Kejdit, udhëheqës i rebelimit që tenton t’i rrëmbejë mbretit Henri VI kurorën. Cfarë do të thotë për Teatrin Kombëtar në vecanti dhe për gjithë teatrin shqiptar në përgjithësi kjo pjesëmarrje? Kësaj pyetje dhe detaje nga shfaqja ofroi në emisionin e Pasdites vetë aktori Bujar Asqeriu.
“Për Teatrin Kombëtar kjo është një ngjarje e madhe artistike, por jo vetëm për Teatrin Kombëtar. Kjo është një ngjarje e madhe për gjithë teatrin shqiptar që përfaqësohemi në Londër me një vepër të gjigantit më të madh të teatrit botëror, Shekspirit me pjesën e dytë të Henri VI. Ngjarje të tilla janë kulmore në rrjedhën artistike të individit, aktorëve, janë ngjarje artistike të një vendi që merr pjesë në këtë. Jo të gjitha trupat artistike e patën këtë fat dhe ne duhet të jemi shumë krenarë. Në pamje të parë duket një pjesëmarrje e rëndomtë, por jo. Jo të gjitha trupat teatrore kanë nderin të marrin pjesë në teatrin Globus dhe ne po marrim pjesë me Shekspirin. Shekspiri ka eksploruar njeriun në të gjitha qelizat e tij. E gjithë puna jonë do të jetë shumë serioze në teatrin ‘Globus’ në Londër”, thotë aktori Bujar Asqeriu,
Në kastin e aktorëve ka edhe aktorë të rinj. Indrit Çobanit i është besuar roli kryesor, ai i mbretit Henri I VI. Vetë Indriti tregon se si e priti këtë kur i propozuan rolin:
“Çdo rol është mbresëlënës, por me Henrin e VI ishte një marrëdhënie ndryshe, dhënie dhe marrje me shumë dashuri. Raporti që aktori krijon me personazhin është i pangjashëm me jetën tonë të përditëshme, shpirti, mëndja trupi. Jam ndjerë shumë mirë në raport me Henrin VI”, shprehet aktori Çobani.
Më tej ai ka folur për personazhin e tij, ka zbuluar disa detaje të tij për publikun e Pasdites, duke veçuar 3 kontradiktat: “Henri i VI ka qenë një mbret kontradiktor. Tre janë kontradiktat kryesore të tij; e para pushteti i madh dhe pamundësia për ta manaxhuar atë; e dyta ishte një mbret i lexuar, me përgatitje mjaft të madhe me librin, Kembrixhi sot starton me Henri VI, dhe pamundësisë së tij për të shfaqur forcën e mendimit; kontradikta e tretë është një mbret shumë paqësor, i lidhur shumë me Zotin, megjithatë gjatë mbretërimit të tij, ishte periudha më e përgjakëshme për Anglinë”.
- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Re: Teatri Kombëtar në Londër me “Henri VI”
Sat 24 Nov 2012 - 14:57
"Premierë, Shekspiri flet shqip me “Henri i VI”"
me
"Teatri Kombëtar në Londër me “Henri VI”"
temat u bashkun
me
"Teatri Kombëtar në Londër me “Henri VI”"
temat u bashkun
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|