Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mbresa
Mbresa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 13566
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kendej rrotull,,
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/04/2012

default Bosnja mbulohet nga bora në maj, s’ka bë vaki 50 vjet

prej Mon 14 May 2012 - 22:31
Bosnja mbulohet nga bora në maj, s’ka bë vaki 50 vjet F1_15bora-jpg1337023606
Sarajevë, 14 maj - Kryeqyteti boshnjak, Sarajeva dhe rrethinat e saj u rimbuluan sot nga një petk dëbore për herë të parë që prej 50 vjetësh në këtë kohë, duke shkaktuar dëme në kulturat bujqësore dhe pemët frutore:

"Trashësia e dëborës në Sarajevë arriti në nëntë centimetra. Është hera e parë në 50 vjet që bie dëborë në Sarajevë në muajin maj'', deklaroi Dzenan Zulum, një klimatolog i Institutit meteorologjik lokal, transmeton BW.

"Dëbora e fundit në muajin maj është regjistruar në vitin 1962. Në atë kohë trashësia e dëborës arriti në dy centimetra. Akoma më përpara, në vitin 1953, trashësia e dëborës arriti në nëntë centimetra'', theksoi Zulum.

Përveç të tjerave, temperatura ka zbritur nga rreth 30 gradë Celsius në dy ditë dhe 29 gradë Celsius të shtunën në 0,3 gradë Celsius:

"Kjo është një situatë e pazakontë, por kjo ka ndodhur edhe në të shkuarën. Dëbora do të pushojë sot dhe temperaturat do të rritën deri në 20 gradë Celsius gjatë fundjavës'', theksoi Zulum. Reshje dëbore janë regjistruar gjithashtu dhe në pjesën tjetër të vendit, veçanërisht në malet e Bosnjes Qendrore dhe Lindore.


Kurre mos me krahaso me te tjeret sepse une jam thjesht une.respektoj ata qe me respektojne.me pelqejne shakate por jo ate qe prekin dhe ulin personalitetin tim.nuk me pelqen te luaj mendjenjat e te tjerve,dhe prandaj ne shumicen e rasteve i them gjerat troc,ashtu sic i ndjej me zemer dhe preferoj te mi thone dhe mua gjerat troc.nuk me pelqen te gjykoj jeten e te tjereve,por nuk lejoj te gjykojne as jeten timejam me mendimin qe duhet te bejme ne jete ate qena ben te lumtur.nuk dua tja di kush ka lek dhe kush nuk ka.urrej ata njerez qe mburren per pamjen e tyre dhe pasurine qe kane.shpesh here e fsheh merzitjen time.nuk jam perfekt dhe nuk dua njerez perfekt ne jeten time.nuk ndryshoj per asgje dhe asnjeri.kush me do me pranon keshtu si jam.

Dikush më pyeti: - Pse e ke kaq të vështirë t'i besosh njerëzve?
Iu përgjigja: -Po njerëzit, pse e kanë kaq të vështirë të mbajnë një premtim...?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi