Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Rrëfimi rrëqethës i “nuses” 15-vjecare afgane

prej Wed 16 May 2012 - 20:12
Rrëfimi rrëqethës i “nuses” 15-vjecare afgane 54409TIRANE-Në dhjetor të vitit të kaluar, Sahar Gul, ishte në gjendje tejet të rëndë. Kjo nuse 15 vjeçare afgane, e cila është torturuar nga bashkëshorti dhe familja e tij dhe e cila ishte mbajtur në bodrum për muaj me radhë, ishte në prag të vdekjes, në momentin kur u shpëtua nga autoritetet afgane.

Sahar Gul, nusja e re afgane, torturat ndaj së cilës nga ana e familjes së bashkëshortit të saj joshën vëmendjen e të gjitha medieve botërore, gjeti pak prehje shpirtërore, pasi autoritetet dënuan me burgim shumëvjeçar torturuesit e saj.

Gjykata në Kabul në fillim të majit dënoi më nga 10 vjet burg vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën e Gulit, nën akuzat se e kanë mbajtur të burgosur dhe e kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore nusen e tyre 15 vjeçare.

Kur policia në provincën Baghlan ndoqi një informacion dhe shpëtoi Gulin në dhjetor të vitit të kaluar. Atë e zbuluan të shtrirë pa vetëdije në dyshemenë e një bodrumi të errët. Gishtërinjtë e saj ishin të thyer, disa nga thonjtë e saj ishin nxjerrë, tufa të flokëve i mungonin dhe i gjithë trupi i saj ishte i mbuluar me plagë.

Ajo ishte aq rëndë e lënduar dhe e traumatizuar, saqë nuk ishte në gjendje të fliste për javë të tëra.

“E kam kërkuar dënimin e tyre”, tha Gul, pasi që dëgjoi vendimin e gjykatës. “Dëshiroj që t’iu shkulen thonjtë dhe që t’iu shkaktohen djegie, siç mi shkaktuan mua. Dëshiroj të shkurorëzohem”.

Mjekët ende po ndjekin gjendjen e saj të brishtë, pasi kjo adoleshente ende po përballet me traumë akute dhe depresion. Të gjitha këto pasi ajo përjetoi muaj të tërë të ferrit, pasi iu shit për martesë një mashkulli shumë më të moshuar se ajo.
Gul rrëfen për gjashtë muajt e kaluar në shtëpinë e bashkëshortit. Ajo shpjegon se si vëllai i saj ja shiti atë një mashkulli 35 vjeçar, i cili ishte i martuar dhe kishte dhjetë fëmijë.

Me babanë që i kishte vdekur dhe nënën që i ishte martuar sërish, Gul tha se nuk kishte fuqi të ndalte vëllanë e saj, i cili mori disa qindra dollarë nga shitja e saj.

Ajo thotë se bashkëshorti dhe familja e tij e detyruan atë që të bëhet shërbëtore dhe prostitutë. Kur kundërshtonte, ajo torturohej dhe digjej me hekur të nxehtë.

“Ata dëshironin që unë të bëja gjëra të këqija me meshkuj. Më thoshin se nëse nuk e bëja, do të më vrisnin. Ata sillnin meshkuj në shtëpinë e tyre dhe më thoshin të flija me ta. Ju thosha se nuk dëshiroj t’i bëja”.

Pjesa më e madhe e plagëve shpirtërore të Gulit janë shëruar dhe tani ajo mezi pret të realizojë synimet, të cilat ia ka vendosur vetës.

Duke folur nga shtëpia e saj e re në Kabul, nga strehëza e udhëhequr nga Femrat për femrat Afgane, një organizatë joqeveritare, e cila mbështet femrat e abuzuara, ajo është e mbushur përplot me optimizëm.

Gul është frymëzuar nga liria e saj e re, ka rifilluar shkollimin, të cilin u desh ta braktisë në klasën e katërt, pasi u detyrua të martohet.

“Mësoj dhe lutem. Kur kam nevojë, dal jashtë dhe rri me shoqet e mia. Kur të jem e lodhur, shkoj për të fjetur”, rrëfen Gul.

Suriya Sobrang, kryesuese e degës për femra të Komisionit të pavarur afgan për të drejta të njeriut, theksoi se shpreson se rasti i Gulit do të krijoi një precedent për krimet e dhunshme kundër femrave.

Sobrang pranon se shumë femra afgane, të cilat kanë përjetuar dhunë, nuk marrin drejtësi. Ajo thotë se pjesa më e madhe e këtyre rasteve kanë për epilog shfajësimin e fajtoreve, dënimin e tyre me dënime të vogla dhe me femrat viktima, të cilat akuzohen për krime të moralit.

“Sa i përket rastit të Sahar Gulit, më duhet të them se në shekullin e 21-të ky është një krim kundër njerëzimit. Të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë rast janë kriminelë. Afganët duhet ti shohin pasojat dhe të mësojnë leksionin. Shpresoj se kjo do të parandaloi vazhdimin e krimeve të këtilla të dhunshme në Afganistan”, theksoi Sobrang.

Gul tani ka plane të mëdha. Ajo ëndërron të kryej shkollën dhe madje të përfshihet edhe në politikë.
Ajo thotë se është e vendosur që të ndalë kulturën e dhunës kundër femrave në Afganistan, vend ky në të cilin martesat e dhunshme janë normë dhe ku niveli i vetëvrasjeve në mesin e femrave është një prej më të lartëve në botë.

“Në të ardhmen, dëshiroj të bëhem mjeke dhe udhëheqëse. Tani jam duke e mësuar alfabetin. Kam mësuar që të shkruaj gjërat elementare”, nënvizon Gul.

(d.b/Express/BalkanWeb)


Rrëfimi rrëqethës i “nuses” 15-vjecare afgane Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

default Re: Rrëfimi rrëqethës i “nuses” 15-vjecare afgane

prej Wed 30 May 2012 - 21:20
zoti i denoft kush e ka prek me dor


Gabojmë
gjithmonë. Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për
të mësuar. Mësojmë që të mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për
të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur,
për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!

Meshkujt janë si macet. Kur i ushqen të gërvishtin. Kur i nxjerr jashtë, qajnë pas dere.

Rrëfimi rrëqethës i “nuses” 15-vjecare afgane Image
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Re: Rrëfimi rrëqethës i “nuses” 15-vjecare afgane

prej Wed 19 Sep 2012 - 13:57
Tmerr!!!


Rrëfimi rrëqethës i “nuses” 15-vjecare afgane 6ds9w0
Gonja
Gonja
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 5
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/03/2013

default Re: Rrëfimi rrëqethës i “nuses” 15-vjecare afgane

prej Wed 20 Mar 2013 - 12:52
tmerruse
Sponsored content

default Re: Rrëfimi rrëqethës i “nuses” 15-vjecare afgane

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi