Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Harabeli ‘spiun’ i Izraelit Empty Harabeli ‘spiun’ i Izraelit

Thu 17 May 2012 - 17:23
Harabeli ‘spiun’ i Izraelit Harabeliiiiii1337267651_thumb_baza2237_150Një zog migrues ka ngjallur alarm në një fshat në juglindje të Turqisë, pasi banorët besojnë se ai përdoret për qëllime spiunazhi nga ana e agjenturës izraelite.

Dyshimet e banorëve u ngjallën pasi zogu, i ngjashëm me një harabel të zakonshëm, u gjet i ngordhur në një fushë, me një pajisje të vogël metalike të lidhur pas trupit.
Sipas vendasve, pajisja e vogël metalike në fakt është një mikroçip i përdorur nga “Mossad” për të spiunuar.
Ekspertë qeveritarë mbërritën në vendin e denoncuar, pranë qytetit të Gaziantepit dhe morën shpendin, për ta ekzaminuar me detaje në një klinikë të specializuar.
Pajisja e zbuluar u cilësua në fakt vetëm një unazë e përdorur për qëllime shkencore, në mënyrë që të studionte rrugën e zogjve gjatë migrimit të tyre.
Megjithatë, mosbesimi i thellë i popullsisë, që ndikohet lehtë nga teoritë e konspiracionit, sidomos nga ana e Izraelit, ka krijuar një mani për të qëlluar ndaj këtyre zogjve, të cilët shihen si mbartës të pajisjeve spiunuese izraelite.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi