- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Rudina Xhunga
Sat 19 May 2012 - 10:17
Miresevjen!
Unë jam Rudina. Autore e tre librave; “Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, “Sikur Ana”. Nuk e di në do të kem një libër të katërt. Nëse po, do e shkruaj sërish në verë dhe do e botoj, përsëri në dimër. Kështu ka ndodhur me tre të parët.
Nuk kam shumë për të thënë, mbi mënyrën si shkruaj. Do të doja që ju t'i lexonit librat e mi, në mënyrën tuaj. Andaj nuk preferoj parathëniet shpjeguese. Mund të them diçka, për arsyet që më shtyjnë të shkruaj. E bëj, se ndihem mirë . Eshtë bukur kur shkruan dhe është e thjeshtë, ia rekomandoj secilit prej jush që ka kureshtje të hyjë në këtë faqe dhe të njihet me mua. Mund ta provoni dhe pastaj të vendosni të botoni ose jo. Unë kam qenë shumë e guximshme në botimin e parë. Guximin e humba, kur libri doli dhe preferova të mos e nxjerr në treg të gjithin, përveç pak kopjeve. Pjesën më të madhe të tirazhit, pas një pelegrinazhi të gjatë, e kam ende në shtëpi. Të dytin e shkrova me bindje të plotë për ta botuar. U frikësova shumë, kur e pata në dorë kopjen e parë. Tek i treti, ndenja gjatë me çdo faqe. I shtoja presje, mandej i hiqja sërish. Frikë? Ndoshta po. Por është frikë e bukur, që të mban dhe të ngacmon, që të ndihmon dhe të shtyn. Është nga ato frikërat e mira, që do t'i doja me vete ngaherë.
Por të shkruaj nuk është profesion për mua. Mbase, jo ende. Ose mbase nuk do jetë kurrë. I kam uruar vetes të shkruaj ngaherë si amatore, sepse vetëm kështu nuk do kem komplekset e profesionistes, që më duket, sikur ta përmirësojnë frazën, por edhe ta shterin lëngun, lëngun e krijimit. Ndoshta gaboj.
Profesioni im është gazetaria. Jam me të prej '94, ose dhe diç më parë, duke shkruar nëpër të përditshme të kohës. Deri në vitin '98. Mandej në televizion. Deri në vitin 2002 duke drejtuar emisionin politik “Dritare” në TVSH. Qysh nga 2002 dhe ende, jam në Top Channel, ku drejtoj debatin politiko-social “Shqip”.Nuk dua të shkruaj gjatë për profesionin tim të vërtetë, pasi mendoj se keni hyrë në këtë faqe për librat (kështu uroj të paktën), por nëse keni kureshtje dhe kohë për të shpenzuar në internet, mund të shkoni në faqen.

- zogKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 162
Vendndodhja : ne t'arushës
Anetaresuar : 10/12/2011
Re: Rudina Xhunga
Sun 27 May 2012 - 11:03
preja e nje martese e lodhur eshte vertet liber qe ja vlen ta lexosh , jo ti kalosh rreshtat me pretekstin qe kupton autoren dhe shkrimet e asaj , por besoj se shumica ne disa fragmente te librit do gjej veten...
te tjeret as qe e kam marr mundimin. ceshtje kohet...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|