Poezi dashurie
+11
shaban cakoli
Calypso
Bestt
e-harruara
shpresim
Malvina
Karamelica
Romeo
Anabel
Nita
Vigani
15 posters
Faqja 4 e 4 • 1, 2, 3, 4
Vargu im per TY
Fri 29 Jan 2010 - 0:17
First topic message reminder :
Zemra me rreh per ty,
ngjaj si ne enderr
mos jam ne vegim?
Zemra me rreh per ty
e ti je larg....
Shpesh i flas heshtjes
e malli me kthehet ne varg...
Zemra me rreh per ty,
ngjaj si ne enderr
mos jam ne vegim?
Zemra me rreh per ty
e ti je larg....
Shpesh i flas heshtjes
e malli me kthehet ne varg...
Re: Poezi dashurie
Sat 29 Jun 2013 - 16:02
Nje femer” – Heinrich Heine
Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo – çapkëne, ai – kusar.
kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.
Ditën shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s’reshtte
në dritare qëndronte dhe qeshte.
Ai i fliste.” O, eja këtu
se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërres se do vdes,” – i theshte,
ajo tundte kokën dhe qeshte.
Në orën gjashtë ai u var.
Në orën shtatë e kallën në varr.
Në orën tetë, ajo që e deshte,
pinte verë të kuqe dhe qeshte.
Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo – çapkëne, ai – kusar.
kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.
Ditën shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s’reshtte
në dritare qëndronte dhe qeshte.
Ai i fliste.” O, eja këtu
se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërres se do vdes,” – i theshte,
ajo tundte kokën dhe qeshte.
Në orën gjashtë ai u var.
Në orën shtatë e kallën në varr.
Në orën tetë, ajo që e deshte,
pinte verë të kuqe dhe qeshte.
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Poezi dashurie
Sun 30 Jun 2013 - 14:33
nuk me dashe
shume te desha
tani,le te rrenohet dhe bjeshka
shume te desha
tani,le te rrenohet dhe bjeshka
Re: Poezi dashurie
Sun 7 Jul 2013 - 2:25
Vargje dashurie per ata...
këto janë vargje dashurie
për ata që s’dashuruan kurrë
dhe për ata që kujtuan se shumë dashuruan…
për ata që kishin frikë të rrinin vetëm
dhe për ata që nevojën për të pasur dikë
me dashurinë gjithnjë e ngatëruan…
për ata që i jetuan vitet e gjata krenarisht
duke vrarë çastet më të bukur të jetës…
dhe për ata që i qëndruan besnikë njëri- tjetrit
por kurrë vetvetes…
për ata që përçmuan çdo lule
që bahçja e tyre s’e kishte…
dhe për ata që s’mundën të kuptonin
që edhe tradhëtia një dashuri e re ishte…
i kam dashur vërtet shumë të gjithë
dhe u kërkoj ndjesë nëse ndonjëherë i kam lënduar
në plagët që mendonin se s’i kishin…
nëse ua kam trazuar gjumin pa ëndrra që flinin...
kur pengjet më të thella të shpirtit të tyre
shkujdesur në vargje i kam shkruar…
i kam dashur vërtet shumë të gjithë
njerëzit që s’më deshën
lulet pa aromë
zogjtë që s’mund të fluturonin
burrin e femrës që më dashuroi
dhe kurrë nuk e urreva
atë që me timen shkoi…
i kam dashur vërtet shumë të gjithë
siç ka bërë edhe një poet tjetër më parë,
edhe kur keq për mua kanë menduar…
edhe kur në turrë të druve më kanë vënë…
edhe kur me gisht si delen e zezë më treguan
dhe kurrë nuk i fajësova që rastisën aq të bardhë…
(5 Shtator, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani
këto janë vargje dashurie
për ata që s’dashuruan kurrë
dhe për ata që kujtuan se shumë dashuruan…
për ata që kishin frikë të rrinin vetëm
dhe për ata që nevojën për të pasur dikë
me dashurinë gjithnjë e ngatëruan…
për ata që i jetuan vitet e gjata krenarisht
duke vrarë çastet më të bukur të jetës…
dhe për ata që i qëndruan besnikë njëri- tjetrit
por kurrë vetvetes…
për ata që përçmuan çdo lule
që bahçja e tyre s’e kishte…
dhe për ata që s’mundën të kuptonin
që edhe tradhëtia një dashuri e re ishte…
i kam dashur vërtet shumë të gjithë
dhe u kërkoj ndjesë nëse ndonjëherë i kam lënduar
në plagët që mendonin se s’i kishin…
nëse ua kam trazuar gjumin pa ëndrra që flinin...
kur pengjet më të thella të shpirtit të tyre
shkujdesur në vargje i kam shkruar…
i kam dashur vërtet shumë të gjithë
njerëzit që s’më deshën
lulet pa aromë
zogjtë që s’mund të fluturonin
burrin e femrës që më dashuroi
dhe kurrë nuk e urreva
atë që me timen shkoi…
i kam dashur vërtet shumë të gjithë
siç ka bërë edhe një poet tjetër më parë,
edhe kur keq për mua kanë menduar…
edhe kur në turrë të druve më kanë vënë…
edhe kur me gisht si delen e zezë më treguan
dhe kurrë nuk i fajësova që rastisën aq të bardhë…
(5 Shtator, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani
Re: Poezi dashurie
Thu 18 Jul 2013 - 18:45
Abazhuri--- Pol Zheral
Ti më pyet përse kam rënë në heshtje?
...Tani është çasti kur ti dhe unë
Flasim me sy, me buzëqeshje.
Është mbrëmje. Dhe sonte të dua kaq shumë!
Shtrëngomë fort. Kam nevojë për përkëdhelje.
Po ta dije ç`më gufon prej thellësish,
Ç`ambicie, ç`krenari, ç` dëshirë, ç`dhembshuri ka brenda meje,
dhe ç`mirësi!...Por jo, ti s`mund ta dish!...
Ule pakëz abazhurin, si thua? Kështu jemi më rehat.
Veç në mugëtirë kuvendojnë zemrat
dhe sytë I shikon shumë më qartë,
kur i sheh një çikëz më pak gjërat,
Të dua tepër sonte që të të flas për dashuri.
Pas kraharorit tënd shtrëngomë.
Dua ta kem radhën unë tani
të jem ai që e ledhatojnë.
Ule abazhurin edhe një grimë.
Aq. Të mos flasim më. Të rrimë të qetë.
Dhe të mos lëvizim fare. Qenka kaq mirë,
kur duart e ngrohta mbi fytyrë ti m`i ke mbështet!...
As tani nuk po na lënë të lirë?
Ah, po na sjellin kafenë!
Mirë, vëreni ku ta keni më për mbarë.
Shpejt!...Mos e lini derën çelë.
Ku e lashë fjalën qëparë?
A të pimë kafe…tani?Si thua?
Vërtet, ty të pëlqen ta pish të nxehtë.
A don të ta hedh unë në filxhan? Prit! Lërma mua.
Qenka e fortë sot! A do sheqer! Vetëm për një fetë?
A është mjaft kaq? Ta gjerb unë më parë?
E gjerba! Merre filxhanin, e dashura ime…
Sa errët u bë. Nuk shihet fare.
Ngrije dritën e abazhurit një grimë.
Re: Poezi dashurie
Thu 18 Jul 2013 - 18:46
Gjithmonë do gjendet një dorë gruaje
Që vjen të dhel me ëmbëlsi,
Me dashurinë e butë të vëllait
Të qetëson kur s’ke dashuri.
Gjithmonë do gjendet një sup gruaje
Ku ti mbështet kokën mendjelehtë,
Dhe, duke marrë frymë me zjarr,
Ajo të beson ëndrrën e vet.
Gjithmonë do gjenden dy sy gruaje
Që mbysin gjithkund dhembjen tënde
Dhe, nëse të mbetet pakëz vuajtje,
Ata, të paktën, të shohin me dhembje.
Por ka dhe të tilla duar gruaje
Që të sjellin mrekullinë
Dhe kur të prekin ballin e lodhur,
Ke gjetur fatin, përjetësinë.
Por ka dhe të tilla supe gruaje
Që do të duheshin përgjithmonë,
Po ti në to veç një natë u mbështete,
Gabimin e kuptove shumë vonë.
Por ka dhe të tillë sy gruaje
Që të shohin me pikëllim gjithnjë
Dhe mbeten për ty – sytë e shpirtit
Deri në çastin kur ti s’je më
Po ty, kundër dëshirës sate,
Të duken pak ato duar dhelëse
Të duken pak supet dhe sytë.
Dhe i tradhton në ndjenja dehëse.
Dhe ja, ato – hakmarrëse ngrihen kundër teje:
- Tradhtar! – të thotë shiu nëpër lotë
- Tradhtar! – era të përplaset në fytyrë
- Tradhtar! – pylli të thotë.
Dhe ti, me shpirt të penduar,
Ndjen turp dhe vetes kurrë s’ia fal;
Vetëm ato duar që ke tradhtuar,
Të falin gjithçka, thjesht pa fjalë.
Dhe vetëm ato supe të lodhura
Të falin dhe janë gati të falin gjithmonë,
Dhe vetëm ata sy të trishtuar
Të falin atë që as vetes s’ia lejon.
_Anonim_
Që vjen të dhel me ëmbëlsi,
Me dashurinë e butë të vëllait
Të qetëson kur s’ke dashuri.
Gjithmonë do gjendet një sup gruaje
Ku ti mbështet kokën mendjelehtë,
Dhe, duke marrë frymë me zjarr,
Ajo të beson ëndrrën e vet.
Gjithmonë do gjenden dy sy gruaje
Që mbysin gjithkund dhembjen tënde
Dhe, nëse të mbetet pakëz vuajtje,
Ata, të paktën, të shohin me dhembje.
Por ka dhe të tilla duar gruaje
Që të sjellin mrekullinë
Dhe kur të prekin ballin e lodhur,
Ke gjetur fatin, përjetësinë.
Por ka dhe të tilla supe gruaje
Që do të duheshin përgjithmonë,
Po ti në to veç një natë u mbështete,
Gabimin e kuptove shumë vonë.
Por ka dhe të tillë sy gruaje
Që të shohin me pikëllim gjithnjë
Dhe mbeten për ty – sytë e shpirtit
Deri në çastin kur ti s’je më
Po ty, kundër dëshirës sate,
Të duken pak ato duar dhelëse
Të duken pak supet dhe sytë.
Dhe i tradhton në ndjenja dehëse.
Dhe ja, ato – hakmarrëse ngrihen kundër teje:
- Tradhtar! – të thotë shiu nëpër lotë
- Tradhtar! – era të përplaset në fytyrë
- Tradhtar! – pylli të thotë.
Dhe ti, me shpirt të penduar,
Ndjen turp dhe vetes kurrë s’ia fal;
Vetëm ato duar që ke tradhtuar,
Të falin gjithçka, thjesht pa fjalë.
Dhe vetëm ato supe të lodhura
Të falin dhe janë gati të falin gjithmonë,
Dhe vetëm ata sy të trishtuar
Të falin atë që as vetes s’ia lejon.
_Anonim_
Re: Poezi dashurie
Mon 22 Jul 2013 - 18:36
"Kam shijen tende nen lekure" - Charles Baudelaire
Kam shijen tënde nën lekurë.
Nëpër flokë
gishtërinj
pas veshëve
dhe në kërthizë.
Ka pemë në kokën time të gjumi
tmbuluar prej gjethesh të vockla.
Erdhe dëborë në orët e drekës.
Të më godasin.
Dhe mbyll sytë
që të mos i has.
Kam aromën tënde në frymëmarrje.
Të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
në mushkëri
dhe nëpër gjak.
Ndërsa vrapon
drejt zemrës.
Ka pikla shiu në kujtimet e mia për ty.
Të freskëta
si heshtja pas rrapëllimave
dhe pasqyra e lumit
mëngjese.
Kam emrin tënd brenda meje,
dhe sytë me fijëza drite.
Vështrimin e thellë
ku gjej vetveten.
Zhveshur,prej mëkatit.
Kam shijen tënde nën lekurë.
Nëpër flokë
gishtërinj
pas veshëve
dhe në kërthizë.
Ka pemë në kokën time të gjumi
tmbuluar prej gjethesh të vockla.
Erdhe dëborë në orët e drekës.
Të më godasin.
Dhe mbyll sytë
që të mos i has.
Kam aromën tënde në frymëmarrje.
Të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
në mushkëri
dhe nëpër gjak.
Ndërsa vrapon
drejt zemrës.
Ka pikla shiu në kujtimet e mia për ty.
Të freskëta
si heshtja pas rrapëllimave
dhe pasqyra e lumit
mëngjese.
Kam emrin tënd brenda meje,
dhe sytë me fijëza drite.
Vështrimin e thellë
ku gjej vetveten.
Zhveshur,prej mëkatit.
Re: Poezi dashurie
Wed 24 Jul 2013 - 1:21
E ndjeve timen puthje...
mbreme mbi buzen tende lehte...?
Zemren mbaje ta lashe aty...
ndersa shijen po e marr vete...!
Altes Gogu
mbreme mbi buzen tende lehte...?
Zemren mbaje ta lashe aty...
ndersa shijen po e marr vete...!
Altes Gogu
Re: Poezi dashurie
Tue 27 Aug 2013 - 22:05
SHEKSPIR
Sytë e mi dhe zemra janë në luftë të rreptë
Se kush do ta fitojë nurin tënd të rrallë
Sytë ia mohojnë zemrës këtë të drejtë
As zemra syve këtë thesar s’ua falë
Zemra kërkon të të ketë në gji
Kthinë ku s’depërtojnë sytë e kulluar
Por sytë nuk pranojnë kurrsesi
Që t’u shpëtojë ky thesar i çmuar.
Në një kuvend atëher’ na u mblodhën
Mendimet këtë punë për ta shoshitur
Se ç’do t’u jepej palëve vendosën
Syve të kulluar dhe zemrës së zhuritur
Syve t’u falnin gjithë bukurinë
Zemrës së zemrës sate dashurinë...
- LuleboraPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 42
Postime : 6746
Hobi : Mendjen ne mendje e Zemren ne zemer!
Vendndodhja : IN THE LAND OF EAGLES...
Anetaresuar : 17/12/2012
Re: Poezi dashurie
Wed 28 Aug 2013 - 16:54
Cdo dite e me shume
era m'sjell kujtimin tend
kam nevoj per ty
te te shoh ne Sy
Cdo nate e me shume
ndjej qe dua te te perqafoj
ajo qe nuk mund te bej
eshte te te harroj...
era m'sjell kujtimin tend
kam nevoj per ty
te te shoh ne Sy
Cdo nate e me shume
ndjej qe dua te te perqafoj
ajo qe nuk mund te bej
eshte te te harroj...
Re: Poezi dashurie
Sun 6 Oct 2013 - 0:13
Dashurisë
O perëndeshë e gjithëpushtetshme
e universit mashkull-femër!
Bëj ç’të duash me veten time
jam instrumenti yt i verbër.
Në jetë më solle kaq shumë dhimbje
dhe shqetësime pa mbarim
po s’jam ankuar kundër teje
as me gojë e as me shkrim.
Të jam nënshtruar e të nënshtrohem
gjersa në botë të jem i gjallë
ndën pushtetin tënd të përbotshëm
më pëlqen të jem skllav.
Ma ktheve gjuhën në përçartje
më bëre plak me shpirt fëmijë
herë më hodhe qefinin krahëve
herë më ngrite gjer në yje.
Më hidh në zjarr, në det, në ferr!
Më hidh në baltë, më hidh në hon!
Veç të lutem mos më lër…
në atë vend ku ti mungon.
_[ Ndoc Gjetja ]_
O perëndeshë e gjithëpushtetshme
e universit mashkull-femër!
Bëj ç’të duash me veten time
jam instrumenti yt i verbër.
Në jetë më solle kaq shumë dhimbje
dhe shqetësime pa mbarim
po s’jam ankuar kundër teje
as me gojë e as me shkrim.
Të jam nënshtruar e të nënshtrohem
gjersa në botë të jem i gjallë
ndën pushtetin tënd të përbotshëm
më pëlqen të jem skllav.
Ma ktheve gjuhën në përçartje
më bëre plak me shpirt fëmijë
herë më hodhe qefinin krahëve
herë më ngrite gjer në yje.
Më hidh në zjarr, në det, në ferr!
Më hidh në baltë, më hidh në hon!
Veç të lutem mos më lër…
në atë vend ku ti mungon.
_[ Ndoc Gjetja ]_
Re: Poezi dashurie
Sun 13 Oct 2013 - 22:29
Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Duhemi.
Ndaj dhe kjo ditë
nuk po perëndon ende!
Ne jemi akrepat
e orës së diellit,
Lëvizim brenda tij
si brenda një zemre!
Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Vështrohemi.
Duke u bërë secili
sadopak i verbër!
Që mos na vijë aq turp
kur të takohemi,
Në ato vende ku s’ka shkelur
asnjë tjetër!
Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Puthemi.
Duke hapur portën
e botës së përtejme!
Brenda saj gjithmonë
ka diçka prej absurdi,
Që bëhet shkak
për grindjet mes njerëzve!
Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Gënjehemi.
Duke i marrë atë që i vjeshton,
njeri-tjetrit!
Në u bëfshim Prometej,
zjarre nuk do vjedhim,
Por urrejtjet që në shpirt
mbajnë njerëzit!
_S. Rusi.
Ndaj dhe kjo ditë
nuk po perëndon ende!
Ne jemi akrepat
e orës së diellit,
Lëvizim brenda tij
si brenda një zemre!
Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Vështrohemi.
Duke u bërë secili
sadopak i verbër!
Që mos na vijë aq turp
kur të takohemi,
Në ato vende ku s’ka shkelur
asnjë tjetër!
Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Puthemi.
Duke hapur portën
e botës së përtejme!
Brenda saj gjithmonë
ka diçka prej absurdi,
Që bëhet shkak
për grindjet mes njerëzve!
Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Gënjehemi.
Duke i marrë atë që i vjeshton,
njeri-tjetrit!
Në u bëfshim Prometej,
zjarre nuk do vjedhim,
Por urrejtjet që në shpirt
mbajnë njerëzit!
_S. Rusi.
- VizitorVizitor
Re: Poezi dashurie
Sat 19 Oct 2013 - 23:01
KUSH......
Kush mundet ta kaloi dhimbjen pa lot
kush e ka zemrën kaq gurë, më thuaj
kush mundet ti bëjë ball dashurisë
ta shikojë, mos t`i flasë ,e mos të vuaj...
Kush mundet ta kaloi dhimbjen pa lot
kush e ka zemrën kaq gurë, më thuaj
kush mundet ti bëjë ball dashurisë
ta shikojë, mos t`i flasë ,e mos të vuaj...
Re: Poezi dashurie
Sun 10 Nov 2013 - 20:39
Ajo ç’bën tani,
këtë çast, tani, tani?
Është në shtëpi, në rrugë,
punon, u shtri, është në këmbë?
Mund të ketë ngritur dorën,
-ah, trëndafili im,
si e zhvesh kjo lëvizje llërën e bardhë,
të ngjeshur të dorës së saj!-
Ç’bën ajo tani,
këtë çast, tani, tani?
Mund të ketë ulur në gjunjë një kone,
ta përkëdhelë.
Mund të eci, gati të shtrijë këmbën,
-ato të adhurueshmet këmbë
që e sjellin ngadalë ngadalë pranë meje,
çdo ditë të zezë!...-
Dhe ç’mendon,
mua?
Apo
di unë
pse nuk ziejnë kaq orë fasulet?
apo përse më të shumtit njerëz
janë kaq të dëshpëruar?
Ç’mendon ajo tani,
këtë çast, tani, tani?
_Nazim Hikmet
Re: Poezi dashurie
Sun 10 Nov 2013 - 20:54
Zemrën tende e mbaj me vehte ( e kam këtu
në zemrën time ) e pa të nuk rri kurrë ( kudo
ku vete, aty ku ti je e shtrenjta ime, e ajo që bëj
bëhet prej teje, e dashura ime )
s'kam fare frikë nga fati ( se je ti fati im, e embla ime ), nuk
endërroj tjetër botë ( se ti je e mira, madhështorja
e vërteta imja botë ) e ti je vetë hijeshia e ajo çka
hëna ka frymëzuar poetët e vetë kenga e diellit je ti
ky është edhe sekreti yt që askush nuk e di
( aty është rrënja e rrënjes dhe sythi i sythit
e qielli i qiellit të një peme që quhet jetë e që
beson se sa më lart të ngjitet shpirti aq me lart )
e kjo është vetë mrekullia që mban pezull yjet
zemren tende e mbaj me vehte
( e kam këtu në zemrën time )
_E. E. Cummings
Re: Poezi dashurie
Sun 10 Nov 2013 - 20:59
Kam dëshirë për ty.
Për gjithçka qe kam imagjinuar...enderruar ..dëshiruar....
Kam dëshirë për Ty!
Për gjithçka qe di edhe me tepër për atë qe s'di.
Kam dëshirë për ty.
Për atë puthje qe ende s'e kam shijuar.
Kam dëshirë për ty!
Për dashurinë qe akoma s'kemi provuar!
Kam dëshirë për ty edhe përse ende s'te kam shijuar.
Kam dëshirë për ty e për gjithçka tenden.
Kam dëshirë për ty...
Për gabimet- sukseset - dhimbjet - paqartesite e mendimet e tua.
Kam dëshirë për ty.
Kam kaq dëshirë për ty sa edhe asgjeja jote me mjafton.
Kam dëshirë për ty e nuk e di as përse.....!
_Anonim.
Për gjithçka qe kam imagjinuar...enderruar ..dëshiruar....
Kam dëshirë për Ty!
Për gjithçka qe di edhe me tepër për atë qe s'di.
Kam dëshirë për ty.
Për atë puthje qe ende s'e kam shijuar.
Kam dëshirë për ty!
Për dashurinë qe akoma s'kemi provuar!
Kam dëshirë për ty edhe përse ende s'te kam shijuar.
Kam dëshirë për ty e për gjithçka tenden.
Kam dëshirë për ty...
Për gabimet- sukseset - dhimbjet - paqartesite e mendimet e tua.
Kam dëshirë për ty.
Kam kaq dëshirë për ty sa edhe asgjeja jote me mjafton.
Kam dëshirë për ty e nuk e di as përse.....!
_Anonim.
Re: Poezi dashurie
Sun 10 Nov 2013 - 21:02
Shtrihem pranë teje
dhe vështroj
flokët e tu,
sytë,
buzët,
krahët,
supet,
duart,
gjinjtë dhe sqetullat e rruara,
barkun,
kërthizën,
kofshët
dhe gjënë e parruar,
pulpat,
këmbët,
gishtërinjtë e tyre,
thonjtë
dhe
fotografinë e tët shoqi mbi mur
që duket sikur më thotë:
“Mos i beso,or mik!
Harrove t’i shikosh unazën.
Ajo të tradhëton cdo natë kur flë me mua!”
_Artan Hasani.
dhe vështroj
flokët e tu,
sytë,
buzët,
krahët,
supet,
duart,
gjinjtë dhe sqetullat e rruara,
barkun,
kërthizën,
kofshët
dhe gjënë e parruar,
pulpat,
këmbët,
gishtërinjtë e tyre,
thonjtë
dhe
fotografinë e tët shoqi mbi mur
që duket sikur më thotë:
“Mos i beso,or mik!
Harrove t’i shikosh unazën.
Ajo të tradhëton cdo natë kur flë me mua!”
_Artan Hasani.
Re: Poezi dashurie
Sun 10 Nov 2013 - 21:34
U këput gjeth’i vjeshtës, n’erë!
Sa u deshëm në të vërtetë, s’e di!
Putheshim ashtu kot, ndonjëherë
Krejt kot nodhte, të mbanim mëri!
Ah! Po. Ndonjëherë e doja, në zjarr.
Në mes flakësh më donte dhe Ajo!
Ndodhte shpesh që të vishej, në Ar,
Unë zhvishesha, në shpirt, domosdo!
Ndonjëherë, flakëronte në muzg!
Herë të tjera e humbisja, pa shkak!
Shpesh, kur ecnim bashkë, në rrugë
Kish dëshirë t’më përzihej në gjak!
Më ndodhte, dhe mua, rrallë,
Ashtu kot, të përlyhesha, me dritë
At’herë më puthte veç në sy, e në ballë;
Kështu, thoshte, dinë të puthin Perënditë!
_[ Leonard Seiti ]_
Sa u deshëm në të vërtetë, s’e di!
Putheshim ashtu kot, ndonjëherë
Krejt kot nodhte, të mbanim mëri!
Ah! Po. Ndonjëherë e doja, në zjarr.
Në mes flakësh më donte dhe Ajo!
Ndodhte shpesh që të vishej, në Ar,
Unë zhvishesha, në shpirt, domosdo!
Ndonjëherë, flakëronte në muzg!
Herë të tjera e humbisja, pa shkak!
Shpesh, kur ecnim bashkë, në rrugë
Kish dëshirë t’më përzihej në gjak!
Më ndodhte, dhe mua, rrallë,
Ashtu kot, të përlyhesha, me dritë
At’herë më puthte veç në sy, e në ballë;
Kështu, thoshte, dinë të puthin Perënditë!
_[ Leonard Seiti ]_
- VizitorVizitor
Re: Poezi dashurie
Wed 26 Feb 2014 - 23:09
Nje kujtim ne dore e mbaj
Nostalgji qe n’shpirt e kam,
Nje kujtim nga ajo nate,
ne cdo moment me ben te qaj.
Ti ke shku larg ke shku
Pa e lene as nje gjurme.
Se do t’kthehesh kam nje shprese,
Per c’do dit me malle po te pres.
Ate kujtim qe ti ma dhe
Eshte kujtim qe ne gisht e mbaj
Permes saj kurre s’do te harroj
Syte e mi jane mbushur vaj.
S’me beson sa shume te du
Sa te jet jeta do te pres
Ate unaze qe ti ma dhe,
Eshte kujtim qe kurre nuk vdes.
Nostalgji qe n’shpirt e kam,
Nje kujtim nga ajo nate,
ne cdo moment me ben te qaj.
Ti ke shku larg ke shku
Pa e lene as nje gjurme.
Se do t’kthehesh kam nje shprese,
Per c’do dit me malle po te pres.
Ate kujtim qe ti ma dhe
Eshte kujtim qe ne gisht e mbaj
Permes saj kurre s’do te harroj
Syte e mi jane mbushur vaj.
S’me beson sa shume te du
Sa te jet jeta do te pres
Ate unaze qe ti ma dhe,
Eshte kujtim qe kurre nuk vdes.
- VizitorVizitor
Re: Poezi dashurie
Fri 21 Mar 2014 - 21:52
EJA
Në më do aq sa thua
merre rrugen vetëtim,
ujë mos pi n`as një krua
të njom buzën n`çdo agim...
Në se vjen në t`perenduar
dhe kam mbyll sytë e mi
jam e humbur duke t`ëndrruar
kur të kem në krahët e mi
Nëse jeta iken shpejtë
stinen ikin duke u pasuar
dashuria në zemer troketë
vetem kur je i dashuruar
Ëndrra ëndërr ngelet përherë
mos u kreh ti me mendime
dëgjo zemren çfarë t`thotë
që të zbrapesh ,pas gabimet ..
S S
Në më do aq sa thua
merre rrugen vetëtim,
ujë mos pi n`as një krua
të njom buzën n`çdo agim...
Në se vjen në t`perenduar
dhe kam mbyll sytë e mi
jam e humbur duke t`ëndrruar
kur të kem në krahët e mi
Nëse jeta iken shpejtë
stinen ikin duke u pasuar
dashuria në zemer troketë
vetem kur je i dashuruar
Ëndrra ëndërr ngelet përherë
mos u kreh ti me mendime
dëgjo zemren çfarë t`thotë
që të zbrapesh ,pas gabimet ..
S S
Re: Poezi dashurie
Sat 22 Mar 2014 - 3:11
Nese me harron" -
Nese me harron,
ateherë te dish
nje gje.
Ti e di si eshte:
kur veshtroj Henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time,
kur prane zjarrit prek
hirin e shperbere
ose trupin gervishtes te drurit,
gjithcka me sjell tek ti,
gjithcka qe ekziston: aromat, drita, metalet,
barka nisur drejt ishujve te tu qe me presin.
Mire, atehere.
Nese pak nga pak s`do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
Nese dikur me harron, mos me kerko me kot,
sepse atehere do te te kem harruar.
Po pritja u duk e gjate dhe e marre
valvitja e flamujve
te jetes sime,
dhe vendos
te me harrosh ne bregun
e zemres ku kam rrenjet,
dije se
ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet
do shkul rrenjet e mia
per diku tjeter
Por
nese cdo dite,
cdo ore,
ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite nje lule cel
ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
ne shpirtin tim ndizet perseri ai zjarr
tek une asgje nuk shuhet, as harrohet,
dashuria ime jeton ne dashurine tende, e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
te mbeshtjelle nga te mite.
_[ Pablo Neruda ]_
Nese me harron,
ateherë te dish
nje gje.
Ti e di si eshte:
kur veshtroj Henen e kristalte, degezen e kuqe
te vjeshtes kermill ne dritaren time,
kur prane zjarrit prek
hirin e shperbere
ose trupin gervishtes te drurit,
gjithcka me sjell tek ti,
gjithcka qe ekziston: aromat, drita, metalet,
barka nisur drejt ishujve te tu qe me presin.
Mire, atehere.
Nese pak nga pak s`do me duash me,
pak e nga pak s`do te te dua as une.
Nese dikur me harron, mos me kerko me kot,
sepse atehere do te te kem harruar.
Po pritja u duk e gjate dhe e marre
valvitja e flamujve
te jetes sime,
dhe vendos
te me harrosh ne bregun
e zemres ku kam rrenjet,
dije se
ate dite,
ate ore,
do t`i ngre krahet
do shkul rrenjet e mia
per diku tjeter
Por
nese cdo dite,
cdo ore,
ndjen se je perjetesisht e imja
me embelsi te paprekshme,
nese cdo dite nje lule cel
ne buzet e tua per te me kerkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
ne shpirtin tim ndizet perseri ai zjarr
tek une asgje nuk shuhet, as harrohet,
dashuria ime jeton ne dashurine tende, e dashur,
dhe sa te jesh gjalle do e kesh ne krahet e tu,
te mbeshtjelle nga te mite.
_[ Pablo Neruda ]_
- VizitorVizitor
Re: Poezi dashurie
Thu 1 May 2014 - 22:09
FRYMOJ ME BUZËT E DASHURISË
Malli fluturoi. si një zog shtegëtar,
puthi kujtimet e mija valë e valë
diku larg si hëna prapa reve fshehur
numëroj yjet në vetminë e heshtuar...
Retë e shpirtit mbushur, avull mërzie,
zbarkojnë lotin me puthje dashurie
buza që digjet, ëmbël zë të thërret ,
eja shpirt, eja këtu, unë ty po të presë
Ç`do kujtim vrapon drejtë teje përherë
ti drita që buzëqeshjes i sjell pranverë
ditar zemre me vargje poetësh shkruar
kroi i ftoht, që njomë buzën e dashuruar
Frymoj me buzët e zjarrta të dashurisë
prekë çdo agim buzëqeshje nga ti dhuruar
kurrë dashurinë nuk e zbehë largësia
kur zemra do zemrën, ndihet e lumturuar
Jeta është dhurata më e çmuar, vërtetë
por pa dashuri i ftohët është planeti jetë
dielli lindë por s`të jep dot ngrohtësi
po nuk të puthi buza e të ëmblës dashuri.
S S
Malli fluturoi. si një zog shtegëtar,
puthi kujtimet e mija valë e valë
diku larg si hëna prapa reve fshehur
numëroj yjet në vetminë e heshtuar...
Retë e shpirtit mbushur, avull mërzie,
zbarkojnë lotin me puthje dashurie
buza që digjet, ëmbël zë të thërret ,
eja shpirt, eja këtu, unë ty po të presë
Ç`do kujtim vrapon drejtë teje përherë
ti drita që buzëqeshjes i sjell pranverë
ditar zemre me vargje poetësh shkruar
kroi i ftoht, që njomë buzën e dashuruar
Frymoj me buzët e zjarrta të dashurisë
prekë çdo agim buzëqeshje nga ti dhuruar
kurrë dashurinë nuk e zbehë largësia
kur zemra do zemrën, ndihet e lumturuar
Jeta është dhurata më e çmuar, vërtetë
por pa dashuri i ftohët është planeti jetë
dielli lindë por s`të jep dot ngrohtësi
po nuk të puthi buza e të ëmblës dashuri.
S S
Faqja 4 e 4 • 1, 2, 3, 4
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|