Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi dashurie

+11
shaban cakoli
Calypso
Bestt
e-harruara
shpresim
Malvina
Karamelica
Romeo
Anabel
Nita
Vigani
15 posters
Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Shqiperi Vargu im per TY

Fri 29 Jan 2010 - 0:17
First topic message reminder :

Zemra me rreh per ty,
ngjaj si ne enderr
mos jam ne vegim?
Zemra me rreh per ty
e ti je larg....
Shpesh i flas heshtjes
e malli me kthehet ne varg...

Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sat 8 Dec 2012 - 1:24
"Shkruani poezi-vetem per dashurine,,,,"
me
"Poezi dashurie te bukura shqip"

temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sat 8 Dec 2012 - 1:31
"PËR TË DASHURUARIT"
me
"Poezi dashurie "

temat u bashkun
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Wed 13 Feb 2013 - 14:39
Poezi dashurie  - Faqe 3 523674_463280347055970_782878527_n
Shumë ëndërrova të doja një njeri
Kështu më mbeti koka kthyer nga dashuria
Ëndërr pas ëndrre blova dhimbje e vetmi
Në zemër mblodha gjithë muzgjet me shkëndija

Duhet të prisja që veç ty të të desha
I rrethuar kështu përjetësisht me xixëllonja
Jam unë që të dua vërtet gjer në eshtra,
Apo ti të më bësh të të harroj je e pazonja?


_Koci Petriti - Shkendija
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Wed 13 Feb 2013 - 14:41
Poezi dashurie  - Faqe 3 148924_511107018939969_549784743_n
Kjo grua qe bie ere cokollate,
Me mua ra dikur ne dashuri.
Tani jeton me burrin ne pallatet,
Qe ngritem vjet ne bulevard te ri.

Dhe nuk e di, e lumtur eshte valle ,
me burrin zemerbardhe e shtatelarte,
Qendroj ta pershendes , ti them ca fjale,
Si kalimtar, si mik e shok i larget.

Por koken nuk e kthen ajo nga une,
Trak- trukun e sandaleve le pas,
Ate ne djaleri e desha shume,
Betoheshim te ishim perhere bashke.

Por bashke s'patem fat te lidhnim jeten,
Se donte apartament te ri e telefona,
Une beja vec artikuj per gazeten,
Dhe flija redaksive ne poltrona.

Por une e di, akoma naten ne enderr,
I shfaqem, e hap deren boje hiri,
I shfaqem dhe i futem drejt ne zemer,
Megjithese prane saj fle zemermiri.

Kjo grua qe bie era cokollate,
Qe desh nga une apartament te ri,
Tani jeton me burrin zemerbardhe,
Jeton e lumtur ?
Nuk e di !


_Dritero Agolli - Kjo grua
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Wed 13 Feb 2013 - 16:48






Re: Poezi dashurie
nga Ariana Today at 14:41

+
----
-

Kjo grua qe bie ere cokollate,
Me mua ra dikur ne dashuri.
Tani jeton me burrin ne pallatet,
Qe ngritem vjet ne bulevard te ri.

Dhe nuk e di, e lumtur eshte valle ,
me burrin zemerbardhe e shtatelarte,
Qendroj ta pershendes , ti them ca fjale,
Si kalimtar, si mik e shok i larget.

Por koken nuk e kthen ajo nga une,
Trak- trukun e sandaleve le pas,
Ate ne djaleri e desha shume,
Betoheshim te ishim perhere bashke.

Por bashke s'patem fat te lidhnim jeten,
Se donte apartament te ri e telefona,
Une beja vec artikuj per gazeten,
Dhe flija redaksive ne poltrona.

Por une e di, akoma naten ne enderr,
I shfaqem, e hap deren boje hiri,
I shfaqem dhe i futem drejt ne zemer,
Megjithese prane saj fle zemermiri.

Kjo grua qe bie era cokollate,
Qe desh nga une apartament te ri,
Tani jeton me burrin zemerbardhe,
Jeton e lumtur ?
Nuk e di !

_Dritero Agolli - Kjo grua



Poezite e Agollit jane te shenjeta,kurse eren e cokollates asaj sikur ja degjova dhe unePoezi dashurie  - Faqe 3 148924_511107018939969_549784743_nPoezi dashurie  - Faqe 3 148924_511107018939969_549784743_n
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sun 17 Feb 2013 - 23:08
VAJZA DHE AVOKATI

AVokati:Si ndodhi,çfarë pati?

VAJZA:Kur dola te Rrapi
Djali per gjoksash me kapi
mu duk se me nxuri rryma
hiq pa me thene,ju shtrina

Avokati:Si duhet tani te veprohet?
Vajza,mendoj se djali duhet te lirohet
ishte cast,kur e ndeshkova
tani u pendova
sahere dal te Rrapi
malli dhe nevoja e tij,me kapi
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Mon 18 Feb 2013 - 2:37
TË DUA

Malli rrjedh si gurra
që buron në krua
ti e din ι dashur
se unë shumë të dua
të dua,të dua
të desha nëpër mote
sot më shumë të dua
se është dita jote
Të dua,të dua
mallin e kam në prag
nuk mund me e kuptua
përse u ndamë kaq larg
e zemrat ruajnë dashurinë
unë në mërgim ti në Kosove
të dua si i burgosuri lirinë
si i moshuari rininë
si thatësira shiun si derenusha bjeshkën
si çdo njeri jetën
të dua si lulja pranverën
të ta dërgoj mallin
e porosis erën
për ty më djeg malli
ashtu sikur djeg vala
për ty ka mall zemra
jo vetëm fjala
të desha me zemër
ty unë nëpër mote
sa shumë sot më mungon
prania e jote.



Cfar persosmerie,kete poezi e pata shkruar dikur une,mu eshte shmangur,nuk e gjeja dot,ja ku e gjeta ketu ggg
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Tue 19 Feb 2013 - 15:36
Poezi dashurie  - Faqe 3 548189_428326760563045_987161346_n
Ngasje - Nga: Erina Pavle Çoku

Ke prekur me vështrime ndonjëherë?
Më butë se duart e më lehtë se fryma
dëshirimin thelbit të qenies duke përcjellë
me drithma gërryese porsi rryma?

Je bërë mendim sëpaku njëherë
E arratisur një kurm të kesh mbërritur
E me fjalët avull, avull të nxehtë
Ndër damarë t’i kesh pëshpëritur?

Mandej mbyllur të kesh sytë
Qepallat lehtë pa i shtrënguar
E tinguj-tinguj mu në mendje
Qenia tjetër të të jetë pikëzuar?

Ke ledhatuar me ndjenja ndocaherë
Një fytyrë të vagullt që ujëvara rrjedh
e ta kesh në qerpik gjithsaherë
rrahjen e zemrës grusht ta mbledh?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Thu 21 Feb 2013 - 15:37
Ti, pa ty;
(unë pa mua)

-Eja.
-Po.
-Veçanërisht e bukur, sot!
-Je i mirë, kur do.
-Edhe ti. Veçse si rrallëherë ke filluar të mos dëgjosh nga njëri vesh.
-Ëh…..?????!!!!!
-… tingëlloi keq, por…
-Çfarë?
-Nuk është aq e hijshme sa ti.
-Çfarë?
-Kjo që ke veshur...
-…Kjo që kam veshur? …O, si harrova të njoftoj kalamajtë se po largohemi!
-Epo, nuk do të vonohemi dhe aq, jo...
-E, po do të shqetësohen ata. Në fakt, do të shqetësohem unë për ta.
-Përse kaq e papërqëndruar ti kohët e fundit?
-As vetë s’e di.
-Ka ndryshuar diçka?
-Kurrsesi!
-Asgjë, asgjë?
-Asgjë, askurrë!
-Dje nuk dilje nga uji dhe pse u bëmë vonë. Për herë të parë nuk më dëgjove kur të thirra.
-E vërtetë kjo.
-Pra, ka diçka që të thërret më fort se unë: uji.
-As që e dija këtë. Është gjenetike, tani që e mendoj. Edhe fëmijët, nëse e ke vënë re, e duan gjithnjë e më shumë ujin…më kanë ngjarë…
-Shpresoj mos të nisin të të ngjajnë për këto veshjet që parapëlqen papritmas kohët e fundit…
-Po tjetër?
-Dhe për muzikat e dalldisura… dhe për ato kërcimet… dhe për telefonat pa pushim… dhe për pulitjen e qerpikëve …që ftojnë pëllumbat rrotull teje…dhe për zërin ashtu, ultra të ëmbël … dhe për marrëdhëniet ekstramiqësore… dhe për mënyrën si më shkatërron sistemin nervor ditë pas dite.
-Si ta shkatërroj sistemin nervor?
-Sa mendoj se mund të të vras ndonjëherë.
-Mund edhe mos të më vrasësh. Unë nuk jam ashtu. Nuk bëj ashtu. Ne nuk jemi njëlloj. Nuk mund të jemi njëlloj. Mos u mundo kot.
-Mirë, e mbyllim.
-Ne nuk jemi baraz. Nuk mund të jemi.
-Mjaft, tani, mjaft, e lëmë këtë bisedë.
-Ti më the se kur të martoheshim do të ishim të qetë.
-Nuk do ti të jemi të qetë. Ti përdor kundër meje vogëlsira të hershme.
- Dhe aq vogëlsira, nuk ishin, jo. Aq më pak “të hershme”. Nëse ndjeje se unë nuk të mjaftoja…nëse ndjen se unë nuk të mjaftoj…
-Nuk ndjeja se nuk më mjaftoje; nuk ndjej se nuk më mjafton. Ndjehesha thjesht keq…ende ndihem po aq keq…
-Përpara se të martoheshim, kishim bërë një pakt.
-Nuk shkon ai pakt. Dhe nuk është pakt.
-Po ti e pranove. Mendon se është bukur që fëmijët…
-Mjaft me këtë historinë e martesës dhe të fëmijëve. Nuk i kemi. Fëmijët e vetëm jemi ne. Ne jemi kalamajtë tanë… A shkojmë në Tunizi për pushime? Mbase qetësohesh.
- Nuk e ndjen pak të fëlliqur atë vend të më çosh dhe mua?
-Ma dha koka. A do t’u japësh fund këtyre?
-Nuk dua të të bëj me dhembje koke, por a nuk ke problem të të ngatërrohen kujtimet? A nuk duhet të ekzistojë një vend i veçantë për mua? Një vend i hijshëm? Apo vetëm veshjet duhet t’i kem më të hijshme?
-Fundet i ke si funde laviresh, me thënë atë që është.
-Nuk më besohet se je kundër lavireve.
-Mos më përdor kundra atë që të kam rrëfyer vetë dhe që e ke kuptuar keq. Sa pak fisnike je!
-Ti do vetëm të më kesh në krah. Do vëmendjen time ndaj teje. Të duhem.
-Po flet gabim.
-Fëmijët do t’i lëmë vetëm, nëse nisemi me pushime?
-Lëre këtë historinë e fëmijëve, se po më luan mendsh!
-Martesa jonë po shkon keq e më keq.
-Dreqi e mori, jepi fund, dreqi e mori. Mjaft me këtë lojë!
-Ti e pranove lojën. Luaj me mua tani.
-E çmendur! Sa mirë që nuk pranove të martoheshe me mua!
-E sheh? Ja ku e provuam martesën. Dështoi.
-Provuam thjesht një lojë.
-Ja që e provuam.
-Vetëm psikopatitë e tua provuam. Ti je skicofrene.
-Nuk jam skicofrene.
-Zbrit nga makina ime se më çmende. Ke marrë ndonjë bar?
-Makina është e të dyve. Mos ke marrë ti bar!
- …ou! freno…freno…aaaaaahhhh!


-Ah …
-Ah, Zot!
-Zot!
-Je mirë?
-Po, po s’më besohet.
-Jemi të dy mirë.
-Duket sikur jemi shpirtra që kemi dalë nga trupat.
-Tamam.
-Për pak do të kishim përfunduar aty.
-Mos fol më. Vetëm kur e mendoj…
-Do të vdisnim aty. Ti dhe unë. Dhe bisedat tona...
-Po. Por më mirë mos fol tani. Të qetësohemi.
-Dhe ti, dhe flokët e tu, dhe sytë, dhe mbrëmjet tona, do të kishin përfunduar aty…
-Dhe fjalët e tua që më bënin për të qeshur…dhe mënyrat e tua që më qetësonin…vërtet, tani e kuptoj sa më qetësonin…
-Po për pak…gjithçka kemi kaluar do të ishte veç një grimë. Nesër do të njoftoheshin emrat tanë…e merr me mend?
-Nuk dua të përfytyroj. Mos më bëj të mendoj gjëra të tilla. Dua vetëm të të përqafoj.
-Jam me ty. Kam qenë gjithmonë.
-E harroj shpesh që ti vjen erë kaq të mirë.
-E harroj që ti mund të jesh dhe i butë.
-Qëndro pak këtu, në kraharorin tim. Rri pak pa folur. Mirë, shpirti im?
-Mirë.

-Do ta ndërroj fundin.
-Shumë mirë.
-Nuk vesh më kurrë funde të tilla, më dëgjon?
-E sheh? E sheh? Bëhesh vërtet e mirë kur do!
-Asnjë tingull nga ata që të mërzisin s’do të dëgjosh më.
-Të lumtë!
-Dhe do të shmang çdo gjë dhe këdo që mund të të shqetësojë.
-Do të bësh dot këtë? Të shmangësh këdo?
-Jo vetëm kaq, por do të të zgjoj ëmbël çdo mëngjes.
-Ej, vajza ime e vogël m’u rikthye!
-Nuk do të kemi më grindje, jo!
-A thua vërtet?
-Ta premtoj!
-Kisha kaq shumë nevojë ta dëgjoja këtë. Dhe kam gjithmonë kaq shumë nevojë për ty!
-Ti ke nevojë për mua!!! Të duhem unë!!!
-E thua kaq shpesh. Ç’kuptim ka kjo?
-Që ti nuk kupton ndryshimin. Ti refuzon të kuptosh.
-Phhhhhhhhhh… Zbrit e kundro, sa të rregulloj makinën.
-Mund të qëndroj brenda sa të rregollosh makinën. Si gjithmonë, apo jo...
-Këtu s’mund të të shohë askush, veç meje. Jemi vetëm ne të dy si në kopsht të Edenit dhe ti je kaq e bukur!
-Ej, paske dashur të më shmangësh shikimet e të tjerëve, zemër, ë?
-Ndoshta. Si padashur, pak… Vetëm ndonjë keqkuptim jam përjekur të shmang.
-Ato fjalë që më the në fillim…
-Ah, ato fjalët...isha vërtet i nxehur. Më fal.
-Po ato fjalë që më ke thënë gjithmonë?
-Kam qenë gjithmonë shumë i acaruar. I lodhur. Më fal. Zbresim, tani?
-Qenka mirë këtu.
-Ja, këto janë tokat e mia.
-Në vend shumë të përshtatshëm.
-Do të di t’i shfrytëzoj. Do të kem fitime kolosale. Mund të shkojmë në Karaibe, atëherë.
-Nuk është se dua të shkoj në Karaibe. Nuk kënaqem.
-Të lumturojnë kënaqësitë e vogla?
-Po.
-Për çfarë ëndërron ti?
-Për kuaj. Për shëtitje. Për ty. Për një martesë të bukur dhe dy fëmijë.
-E çuditshme je; në të gjithë botën të kërkosh, si ti nuk gjen.
-E çuditshtme jam. Po ti, prandaj më do.
-Po, mesa duket, prandaj. Po ti, më do ndopak, ti?
-Po. Të dua.
-Atëherë, pranon të martohesh me mua?
-Jo, nuk pranoj.

Anonim
Poezi dashurie  - Faqe 3 559753_488115504572454_837414420_n
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Fri 22 Feb 2013 - 12:27
A jeni të sigurt për ta bashkuar Temën
"Vargu im per TY"
me
"Poezi dashurie "

temat u bashkun
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Fri 22 Feb 2013 - 12:35
"Zemra ime nuk rrah me pa ty"
me
"Poezi dashurie "

temat u bashkun
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sat 23 Feb 2013 - 12:11
Kur është ftohtë dhe bie shi
ti je më e bukur
dhe dëbora më sjell më pranë buzëve të tua.
E fshehta e brendshme, ajo që s’lind kurrë,
ti je freskia, dhe unë jam me ty tani.
Nuk i shpjegoj dot vajtje ardhjet,
dhe papritur jam
askund përsëri. Brenda madhështisë.


~Rumi
Shqipëroi - Aida Bode
Poezi dashurie  - Faqe 3 481102_447413481996823_526095599_n
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Tue 26 Feb 2013 - 15:20
Poezi dashurie  - Faqe 3 65958_407143686047067_852322253_n
SYTE E TU

Her, më mbysin, her, më ngjallin
Her’ më shuajn, her’ më kallin
Her’ më shtangin, her’ më dridhin
Her’ më çmendin, her’ më lidhin

Her’ sa ëmbël më qetsojnë
Her’ ashpër më tërbojnë
Her’ sa bukur din të flasin
Her’ sa tmerrshëm din të vrasin

Her’ më bëjn të të dua shumë
Her të të urrej deri në pa fund
Her’ të të kem kudo me vete
Her të të mos shoh kurr’ në jetë

Edhe të bukur, edhe të rrezikshëm
Edhe të këndshëm, edhe të frikshëm
Edhe lule edhe therr’
Edhe dritë edhe terr

Shumë të çuditshem megjithatë
Përulju Zotit për kët’ dhurat
Se të rrall janë ata që mbajn
Sy që syve tu u ngjajnë


Agron JASHARI
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sun 3 Mar 2013 - 20:06
sa E BUKUR KJO
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Mon 11 Mar 2013 - 0:02
Poezi dashurie  - Faqe 3 150991_191705054300614_1288893523_n
“Dedikim”

Dritë’natës veshur do ti ngjitem,
Dhe galaktikave nga një yll do t'ju marrë
Nga afsh i dashurisë do dëgjosh dihatjet,
E nga shpirti im puthjet plotë zjarr!

Ke ftohtë?! Digjesh? Më thuaj tani,
Mes lëkurës sime do të mbështjell,
Dhe qoftë e fundit ajo pikë dashurie,
Para këmbëve të tua do ta sjell!

Mbledhë me duar petale trëndafilash,
Dhe me to ndërtoj shtëpinë mbi re,
Mos paç kurrë kasolle mbi këtë tokë,
Unë,ti dhe dashuria do të ikim atje!

Sa yje ka në qiell? Sa galaktika gjithsej,
Të pres atje, të të fsheh në timin gji,
Paçka le të flasin gjuhët memece,
Galaktikat sonte do t’i djegim unë e ti!

Jam e brishtë, shkrij ndër duar,
Universesh ndarë, stinësh dashuruar!


©Vetem per dhimbjen mos me fol
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Tue 12 Mar 2013 - 16:08
Një lule e rrallë

Unë di që në planetin tonë,
lulet çelin vetëm në Maj!
Atëherë ti nga ç'planet vjen,
që si korriere e Venerës më ngjan!?

Unë di që lulet çelin një herë në vit!
Kur gjethet i bien, kalojnë në zymti!
Dimri i ftohtë i forcon kërcellin,
me zor presin pranverën të riçelin përsëri...

Atëherë ti je lule vjeshte?
Atëherë ti je lule rrallë!?
Unë jam poet e jo botanist,
por një lule si ty më fut në hall...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Wed 13 Mar 2013 - 10:57
Dhe të thashë;ti shumë mirë
Të gjitha tezeve të tua pasanike,gjithë dajallarëve,
Gjyshërve dhe prindërve
Dhe gjithë naftën tënde të felliqur
Dhe gjithë oqeanet
Dhe rosat e egra
Dhe bizonët
Dhe gjithë shtetin e Teksasit,
Që do të thotë bashkë me krra-krratë e sorrave
Dhe shëtitjet tuaja të mbrëmjeve të shtuna
Dhe bibliotekat dyzuese
Dhe artistët tuaj pederastë
Dhe revistat javore
Dhe macet tuaja llafazane
Dhe gjithë parapagimet për Uajtin
Ti marrësh dhe thjesht ti hedhësh baby!
Unë sërisht mund ti siguroj
Njëzet e pesë dollarë për kitarën
Dhe tridhjetë dollarë për ngjyruesin e flokëve
Ku t’i fsheh qimet e bardha.
Mund të këndoj edhe ndonjë këngë.
Jo harroje këtë
Nuk këndoj sikur të paguajn edhe lypsarët.
Kjo është më mirë se pritja e vdekjes
Dhe naftës që vret roast e egra
* * *
Në rregull endacak,tha ajo,qëroju!
Çfarë – thashë unë
Dil,e shfryve dufin tënd të fundit,
Jam e lodhur nga veset e tua prej Djalli.
Gjithmonë sillesh si personazh i O’Nillit.
Por unë jam krejt tjetër baby,çfarë të bej?
O.k ndryshe je.
O Zot si ndryshe!Mos e përplas derën kur të shkosh.
Por unë i dua paratë e tua baby.
Nuk më ke thënë asnjëherë se më do.
Çfarë kërkon ti,mashtrues apo dashnor?
Ti nuk je as njëri e as tjetri.Përjashta rrugaç!
Por unë baby…!
Ktheju O’Nillit!

* * *

Shkova qetësisht dhe derën nuk e përplasa.
Atë që duan ato, mendova,është indiani prej druri,
I cili flet por nuk shan,
As nuk qëndron pranë zjarrit.
Por do të plakesh edhe ti vogëlushe,atëherë
Më pranë jelekut do e kërkosh “indianin”.



_Ch. Bukowski.
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Fri 15 Mar 2013 - 12:47
“Nuk mundem”,thone nuk ekziston.
Thone me mire thuaj “nuk dua”.!
Por kur zemra veç kerkon,
kush m’i fsheh deshirat mua!?

Dua,doja dhe do te dua.
Thjesht deshira eshte pafund..
Sa deshira flene me mua,
aq te tjera jane “nuk mund”.!

Nata sonte,lajkatare.
Me mbuloi me shume deshira.
Une po luaj ne kitare.
Nota malli krejt te ngrira!!

E sa here qe them “nuk dua”
Aq me shume do t’dashuroj.
Nata ndjenjat m’i jep hua.
Une mengjesit ja dorezoj..!

Nuk lash vend pa te kerkuar.
Veç me ngeli galaktika.
Shpirt i humbur,i merguar.
Trup pa ndjenja shtrire mbi thika..!

Fjale veç fjale dhe teori.
Se pranoj kurre qe nuk dua.
Thjesht nuk mundem me tani,
qe te “shkel”gjurmet e tua..!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sat 23 Mar 2013 - 13:44
Para se të dashuroja, e dashur,
Asgjë s'ishte e imja:
endesha rrugëve, midis sendeve
asgjë s'kishte vlerë, as emër nuk kishte:
vetëm ajër që priste ishte bota.
Unë pashë sallone në ngjyrë hiri,
galeri të banuara prej hënës,
hangare të pashpirt në ndarje,
pyetje që ngulnin këmbë në rërë.
Gjithçka ishte bosh, e vdekur, e heshtur,
rrëzuar, braktisur, lëshuar;
gjithçka ishte e huaj, tjetërsim,
e të tjerëve ishte dhe e askujt, -
gjersa bukuria jote dhe varfëria
e mbushën vjeshtën me dhurata.


_P. Neruda.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sat 23 Mar 2013 - 13:47
Do ta mesosh qe te dua dhe nuk te dua
sepse jeta eshte ne dy menyra,
fjala eshte nje krah i heshtjes,
zjarri ka nje gjysem ftohte.

Une te dua per te filluar te te dua,
per te rifilluar pafundesine,
per te mos u ndalur te te dua kurre:
per kete nuk te dua akoma.

Te dua dhe nuk te dua sikur te kisha
ne duart e mia celesat e lumturise
dhe nje fati te keq te pasigurt.

Dashuria ime ka dy jete per te te dashur.
Per kete te dua kur nuk te dua
dhe per kete te dua kur te dua.


_P. Neruda
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sat 23 Mar 2013 - 13:49
Pёr zemrën time mjafton gjoksi yt,
Pёr lirinё tёnde mjaftojnё krahёt e mi.
Nga goja ime do tё arrijë gjer nё qiell,
Ajo qё ishte e fjetur mbi shpirtin tёnd.
Tek ti ёshtё iluzioni i çdo dite.
Bije si vesa mbi kurora lulesh.
Gёrmon horizontin me mungesën tёnde.
Pёrjetёsisht nё ikje si dallga.
Kam thёnё se këndoje nё erё
Si pishat dhe si direkё anijesh.
Si ata je e lartё dhe e heshtur.
Dhe trishtohesh befas, si njё udhëtim.
Mikёpritёse si njё rrugё e vjetёr.
Tё popullojnë jehona dhe zёra nostalgjikё.
U zgjova dhe ndonjëherё emigrojnë dhe ikin
Zogj qё flinin nё shpirtin tёnd.


_P. Neruda.
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Thu 28 Mar 2013 - 18:14
Ja keshtu, ti erdhe, ndenje, ike
Dhe sikur ketu nuk ishe kurre
S'erdhe si e dashur, por si mike
Thjesht si vizitore tek nje burre.

Per takimin, tjeter enderr kisha,
Tjeter doli,sic u ndodh ne bote
Enderrova ne kulm te trendafilta
Si nje vere a trendafil ne gote.

Dhe megjithate them faleminderit
Ti me dhe nje fluturim mbi nje enderr
Neper porten hapur prej ylberit
Dhe s'ka gje se endrra ishte zhgjenderr.

_D. Agolli.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Thu 28 Mar 2013 - 18:20
Mos e kerkoni
puthjen!
S’keni per ta gjetur,
ketu,
thelle
e kam tretur…!
Mos e kerkoni
ndjenjen,
kyçur
në shpellen
e mungeses!
Mos e kerkoni
arsyen!
Shtate pashë nen dhe,
ka mbetur…
Mos e kerkoni
moshen!
Me zero
e kam shumezuar.
Mos e kerkoni
Dashurine.
Ju ka harruar…!!!
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sat 30 Mar 2013 - 12:02
Une kam mësuar t’ju jap jete kujtimeve
Çasteve kur ballin mbaja në prehrin tënd.
Po ku ta kërkoj ëmbëlsine e hireve
Përpos se tek ti, ku, në c’tjetër vend?
Unë kam mësuar t’ju jap jete kujtimeve.
Ato tinguj, oh ç’afshe, ato puthje pareshtje,
A do mund t’i shoh e t'i ndjej përsëri
Të dalin nga shpirti, si nga e detit heshtje
Ata diej të zjarrtë që ngjiten ne ajer?
Oh ç’ tinguj! Oh ç’afshe! Oh ç’puthje pareshtje!

_BODLER
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sun 31 Mar 2013 - 20:19
Mos më duaj më_Skender Rusi

Mos më duaj më!
Nis më urre
nëse do mundësh!
Dhe qiellin(qielli jam unë!)
S’përmbyset bota
po ta humbësh!

Mos më përqafo më!
Nuk mund të duash
dy njëherësh!
Dhe ajrin(ajri jam unë!)
S’përmbyset bota,
po ta shkelësh!

Mos më kujto më!
Nis fshiji puthjet,
po të duash!
Dhe zjarrin(zjarri jam unë!)
S’përmbyset bota,
po ta shuash!
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Tue 2 Apr 2013 - 20:38
Nuk jam aq i mirë
sa të jam dukur,
Unë,vëllai i vogël
i ajsbergëve!
Pjesën e shëmtuar
mbaj nën ujë,
Mos e shohin sytë
e të tjerëve!

Nuk jam Perëndi
siç më ke ditur!
As kam qenë ndonjëherë
Krisht!
Po përse kaq vonë
ti ke lindur,
Dhe tek unë vjen
kaq verbërisht!?

Nuk e di ,pse,vetëm mik
më quan,
Dhe s’ke frikë se unë
mund të të puth!
Kam një mbrëmje
që për ty e rruaj,
Po s’ta them,se s’dua
të të humb!

Në se do më ndodhë
që ndonjerës,
T’ia fal gjysmën më të mirë,
timen,
Kjo do të jesh ti
që ke kuptuar,
Se mëkati vdes
prej dashurive!

_Skender Rusi.
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Tue 2 Apr 2013 - 20:41
Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Duhemi.
Ndaj dhe kjo ditë
nuk po perëndon ende!
Ne jemi akrepat
e orës së diellit,
Lëvizim brenda tij
si brenda një zemre!

Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Vështrohemi.
Duke u bërë secili
sadopak i verbër!
Që mos na vijë aq turp
kur të takohemi,
Në ato vende ku s’ka shkelur
asnjë tjetër!

Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Puthemi.
Duke hapur portën
e botës së përtejme!
Brenda saj gjithmonë
ka diçka prej absurdi,
Që bëhet shkak
për grindjet mes njerëzve!

Ne s’bëjmë asgjë të keqe.Gënjehemi.
Duke i marrë atë që i vjeshton,
njeri-tjetrit!
Në u bëfshim Prometej,
zjarre nuk do vjedhim,
Por urrejtjet që në shpirt
mbajnë njerëzit!

_Skender Rusi.
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Tue 2 Apr 2013 - 20:47
Për inatin tim
po bëhesh më e bukur,
Me ata sy jeshilë
si thellësia e deteve!
Për inatin tim
vjeshtës i dhe urdhër,
Të ndalojë përkohësisht
bjondimin e pemëve!

Për inatin tim
vazhdon të më duash,
Që të më largosh
nga krahët e erërave!
Ti po bën atë
që bëri Odiseu,
Për të mos dëgjuar
këngën e sirenave!

Për inatin tim
po bëhesh më e vogël,
Madje vetëm me ndryshimin
e formës së flokëve!
Për inatin tim
seç ke një të qeshur,
(Niagara do kish zili
po ta dëgjonte!)

Për inatin tim
vazhdon të më puthësh,
Duke larguar prej meje
gjithë dimrat!
Për inatin tim
vazhdon të më mundësh,
Duke bërë atë që bëjnë
vetëm tigrat!

_Skender Rusi



Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Wed 3 Apr 2013 - 18:51
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m’i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.


_Migjeni
Poezi dashurie  - Faqe 3 307573_498492696868068_714292204_n
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Fri 5 Apr 2013 - 18:51
E AVULLT

rri si ç’je…mos ndrysho…
edhe nëse kjo gjë kërkon shumë mund…

femra në gjendje natyrore është avull
e ngrohtë
e pakapshme
eterike
rri e avullt, vajzë,
larg akujve
dhe njerëzve të ftohtë…
larg njerëzve pa kujtime…

perndryshe
do të të kondensojnë

pikë
pikë
pikuar
alkool nga ty do nxjerrin
do të të pinë
do të dehen me ty
derisa të të vjellin…

pikë
pikë
pikuar
në bulëz parfumi do të të shndrrojnë
do të të mbyllin në një shishe
dhe vetminë e tyre do spërkasin
sa herë që të kenë nevojë…
………………………………………………………………….
brenda kafkave bosh
do të të bënin kujtimin e tyre të vetëm
dhe e vetme atje do të ngrije...


(23 Dhjetor,2011)
©Artan Gjyzel Hasani
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sat 6 Apr 2013 - 2:00
Ti u trishtove?
Dy tri lote hapesirave te syve te tu fshehtas shkane si meteore
Qaj pra,
keshtu je me njerezore.
Po iki:
Temperature perflakur,
plagerenduar.
Asnje arme s'u shkreh
e megjithate, dashuria mbeti e pergjakur.
Po iki
Fytyra jote me prin nga jugu
fytyra jote me ndjell nga veriu.
Ti me mesove te verteten e madhe:
Dashuria eshte monument
mbrohet nga njeriu.


_Bardhyl Londo.
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sat 6 Apr 2013 - 11:40
"Të desha...S’të dua!
Në jetë ndodh dhe më keq.
Ka njerëz dashnorë gjersa bëhen pleq.
Ka që dashnorë janë vetëm një muaj.
Të desha...S’të dua!
Ke lindur të vuash,vuaj!
Jam burrë i ndershëm, pëlqej të vërtetën.
Ka njerëz që s’duhen,
Po gënjehen tërë jetën.
Jam burrë i drejtë, i ashpër në ton
Të them “s’të dua” në telefon."

_Dritero Agolli
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sat 6 Apr 2013 - 11:43
TI - MUZIKA IME_@Whisper

ti ishe muzika ime, tangoja ime rebele...
ritmi...fluturimi...por edhe zvarrisja ime ishe ti...
sa herë që bëra dy hapat përpara...
aq herë hapi yt pas më çoi përsëri...

ti ishe muzika ime...valsi im i kaltër...
kohë dhe hapesirë mbushur me ngazëllim...
spërkatje melodioze...ballo e munguar
në Vienat e zbrazëta të shpirtit tim...

ti ishe muzika ime...rumba gazmore...
trup i djersitur..lakuriqësi që i falet tundimi...
meskëputur lambadash një krahu shtrënguar...
e imja edhe kur ai krah nuk ishte i imi...

ti ishe muzika ime edhe kur për mua s’tingëlloje...
edhe kur në sallën bosh kumbonte i vetmuar hapi im...
dëshpërimin murmurimash vallëzoja e s’doja te besoja...
ti mund të ishe edhe rënkim...

(2007)

©Artan Gjyzel Hasani_ Whisper
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Thu 11 Apr 2013 - 1:10
Te dua, te dua,
oh sa te dua!
Te dua ne mengjes kur ngrihesh e pergjumur,
dhe asnje fjale nuk me thua.

Te dua pasi te pergatis kafene,
dhe ti me thua "te dua".
Te dua kur jemi bashke,
dhe te shoh ne sy.

Te dua kur jam larg,
dhe mendoj veç per ty.
Te dua edhe kur grindemi,
dhe me thua "s'te dua".

Por une e di qe ti me do,
Prandaj edhe me shume te dua.
Te dua ne mbremje,
kur e lodhur shkrihesh ne krahet e mia.

Ashtu, mbeshtjelle ne gjoksin tim te mbuloj me puthje,
i dehur nga dashuria.
Me merr gjumi duke menduar se sa te dua
dhe gjthe naten te enderroj vetem puthjet e tua.

Me ate mendim zgjohem,
dhe them do te te dua, akoma pa i hapur mire syte.
Derisa nata te jete nate,
dhe dita te jete dite.


__E. Muça
Nitta
Nitta
Komplet
Komplet
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3811
<b>Hobi</b> Hobi : Pushimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te Motra ime Essi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/07/2011

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Fri 19 Apr 2013 - 19:29

Vrapova te te takoja se kisha shum malle per ty, por sec u shtanga kur te pashe ne sy. Nga ai veshtrim i trishtuar dhe shpirti mu tund. Lotet te rrjedhnin nga syt dhe pa pritur degjova me mire ti japim fund. Por e cuditshme, kush po fliste valle? Buzet qe me kishin puthur plot afsh e mall. Mendova se mos zemra rruges rene te kish! Por jo! Ishte aty por per mua thjesht nuk ishte! Kurr nuk do ta harroj faqen tende nga sikleti ndezur flak, e dija qe po priste nga un qe ti jepja nje shuplak! Veten nuk e dhash, por te them nje sekret, do kisha dashur te te puthja per here te fundit ne ket jet. Doren nga un zgjate, por jo nje dore te ftoht. Skish me nevoj, kete here ishte e ngroht. Thjesht kerkoj qe bashk me ate te urryer shterngim. Te thoje dicka "lamtumir shpirti im"
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Fri 19 Apr 2013 - 22:12
Mbi dritare hëna. Erë po frymon.

Mbi dritare hëna. Erë po frymon.
Plepi, në të zhveshur, zbardh e argjendon.

Diku vetmitare, harmonika qan,
Herë më duket larg, herë fare pranë.

Qan e qesh njëheraz si larëz me borë
Ku je bliri im, bliri shekullor?!

Edhe vetë dikur merrja harmonikën,
Që me natë për festë shkoja zgjoja miken.

Por tani për të nuk kam asnjë vlerë,
Nën këngën e huaj qesh e qaj ngaherë.


Sergej Aleksandrovič Esenin
Nitta
Nitta
Komplet
Komplet
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3811
<b>Hobi</b> Hobi : Pushimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te Motra ime Essi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/07/2011

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sun 21 Apr 2013 - 22:19
Hape pak zemren, te lutem mos vajto
Hape pak dritaren, e qiellin shiko
Hape pak letren e fjalet mi lexo
Te kam perjet ne zemer e ti mos harro.

Pse jetojm kaq larg, asgje sna pengon
Se ky shpirti im, vec per ty po jeton
Sa lule ka pranvera, te gjitha kane arome
Por lulja me e bukur eshte DASHURIA jone.
Nitta
Nitta
Komplet
Komplet
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3811
<b>Hobi</b> Hobi : Pushimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te Motra ime Essi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/07/2011

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Sun 21 Apr 2013 - 22:20
Nitta shkruajti:" DASHURIA JONE "
Hape pak zemren, te lutem mos vajto
Hape pak dritaren, e qiellin shiko
Hape pak letren e fjalet mi lexo
Te kam perjet ne zemer e ti mos harro.

Pse jetojm kaq larg, asgje sna pengon
Se ky shpirti im, vec per ty po jeton
Sa lule ka pranvera, te gjitha kane arome
Por lulja me e bukur eshte DASHURIA jone.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Tue 21 May 2013 - 17:24
Vështroj si i çmendur këtë shall pis të zi,
Dhe shpirtin e ftohtë ma mbyt nj'i angushti.
I ri kur kam qenë, plot vrull, guximtar,
Një greke të bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishin mbarim,
Por, ishte i shkruar i zi fati im.
Një natë po pinja me miq në gosti,
Kur portës trokiti nj'i i lig jahudi.

"Ti pi e defrehesh" çifuti më tha,
"por grekja e bukur, të shkoi e të la"
I dhashë të holla me lot e mallkim,
Dhe thirra tronditur të vijë skllavi im.

Dhe dolëm…
Vraponim mbi kuajt, veri,
Mëshira më flinte këtu m'u në gji.

Dhe porsa e pashë, oh, pragun e saj,
m'u errën krejt sytë, m'u mbushën me vaj.
Dalldisur shoh vajzën që mua s'më ndjen,
Në krah e pushtonte plot afsh një armen.

Prap sytë m'u errën e thika gjëmoi,
Ai, as të puthurën dot se mbaroi.
Kufomën e shtyva me këmbë.
Pastaj...
Vajtova mbi vajzën, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadalë...
Më vdiq dhe kjo greke më shkoi dhe ky mall!
Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai më,
Çelikun e thikes e fshiva me të.

Dhe skllavi kur nata gjithë gjurmët i humb,
Kufomat e tyre i hodh' në Danub.
Q'ahere nuk puthë sy të bukur më jo,
Dhe net gëzimesh q'ahere nuk njoh.

....Vështroj si i çmendur, unë, shallin e zi,
Dhe shpirtin e ftohtë ma mbyt nj'angushti.


_ Pushkin.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Thu 20 Jun 2013 - 21:24
Ka dashuri te vogla 
Dashuri te pare, dashuri nr. 1, 
Dashuiza, 
Qe zukatin ne kujtese posi miza, 
Qe bejne kakao, 
Qe lajne kanotjera; 
Ka dhe dashuri te medha; te lira si era, 
Mbetur tutje-tehu neper bote anembane 
Qe s'na dijne ku jemi, 
Qe s'i dijme ku jane. 

Dashuri e vogel kerkon te kthej fotografite; 
Dashurive te medha u merr erë floket ndane binareve, 
Ngulçimet e tyre u ngjajne sirenave, 

Sirenave te hapsirta te ndarjeve.

Ismail Kadare
Sponsored content

Shqiperi Re: Poezi dashurie

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi