Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Dygjuhësia si çelës i suksesit

prej Tue 22 May 2012 - 3:17
Message reputation : 100% (1 vote)
Bilbil Beqiri

Edhe pse sociologët thonë se aftësia për të menduar është ajo që i bën njerëzit ndryshe nga krijesat e tjera, unë do të isha më dakord me thirrjen që ka thënë intelektuali Octavio Paz, i cili ka fituar çmimin “Nobel”. “Gjuha na bën ne të jemi njerëz”. Të shprehësh atë që mendon dhe ndjen është një bekim dhe rehati.

Disa prej nesh kanë më shumë talent se të tjerët. Një gjë shtesë është edhe të pëlqesh literaturën. Të lexosh është një zakon, i cili mund të dyfishojë aftësitë tua gjuhësore dhe të bën më efektiv në të folur. A duhet të shqetësohen emigrantët shqiptarë, që prej vitesh jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, për situatën e shqipes apo të dygjuhësisë te fëmijët e tyre? Nëse flet dy gjuhë (je bilingual), atëherë je akoma më mirë. Ke dy mënyra për t’u shprehur. Edhe pse në ditët e sotme të flasësh më shume se një gjuhë është padyshim një avantazh praktik, në këtë botë që po shkon drejt globalizimit, të flasësh dy gjuhë ka avantazhe shumë më thelbësore sesa të mund të komunikosh me njerëz të ndryshëm.

Është provuar se dygjuhësia të ndihmon në nxitjen e inteligjencës. E besoni apo jo, të flasësh dy gjuhë të bën më të zgjuar. Mund të këtë një efekt të thellë në tru, duke rritur aftësinë për të perceptuar atë që ndodh rreth teje, dhe kjo e fundit, nga ana e vet, të mbron nga sëmundjet që truri mund të marrë duke u plakur. Sigurisht, kjo pikëpamje është shumë e re dhe tërësisht e ndryshme nga kuptimi që ka pasur përpara shekullit XXI.

Shumë studiues, edukatorë dhe politikanë mendonin se një gjuhë e dytë binte në kontrast me të shprehurin dhe perceptimin e gjërave, kështu që një gjuhë e dytë vonon zhvillimin intelektual dhe akademik të një fëmije për një periudhë kohore të rëndësishme. Megjithatë, kjo ide është hedhur poshtë kohët e fundit. Truri ynë ka një sistem ekzekutiv kontrolli. Puna e tij është që të përqendrojë ty në atë që është e rëndësishme, dhe t’i mënjanojë shpërqendrimet.

Me anë të tij, ne kemi të mundur të mbajmë dy gjëra të ndryshme në mendje në të njëjtën kohë dhe të përdorim herë njërën e herë tjetrën. Nëse ti njeh dy gjuhë dhe i përdor shpesh që të dyja, sa herë që ti flet, të dyja gjuhët të vijnë në mendje, dhe sistemi i kontrollit duhet t’i organizojë gjërat dhe të japë sinjalin për atë që është më e rëndësishme. Ata që flasin dy ose më shumë gjuhë e përdorin më shumë këtë sistem, kështu që ai bëhet gjithnjë e më efikas. Në këtë mënyrë, të flasësh dy gjuhë e bën mendjen më të mprehtë dhe vonon simptomat e alzheimerit. Ndoshta , kjo është edhe arsyeja pse Federico Fellini, drejtuesi italian i filmave, i njohur në tërë botën, thotë: “Një gjuhë tjetër është një pikëpamje e re e jetës”.


Dygjuhësia si çelës i suksesit Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi