Share
Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

default Akupresura - një metodë e lashtë shërimi e mjekësisë kineze

prej Tue 22 May 2012 - 19:30
Pikat akupunkturale janë të vendosura nëpër meridianë – kanale, ku energjia vitale rrjedh trupit, nën sipërfaqen e lëkurës, dhe në kuadër të indeve dhe organeve më të thella, nëpër meridianët e përcaktuar. Kur energjia mund të rrjedhë lirshëm nëpër meridianë, pa shtrëngime e pengesa, pa bllokada të vogla apo të mëdha, shëndeti i njeriut është në rregull, i ekuilibruar dhe në harmoni.







Akupresura është një metodë e lashtë shërimi e mjekësisë kineze. Të dhënat e para të shkruara mbi akupresurën i hasim në një libër mjekësor të dinastisë Tsin (265-420 para epokës sonë) dhe i dokumentuar në shek.18.

Në Kinë, akupresura është rekomanduar kryesisht për trajtimin e vetëshërimit. Akupresura është një teknikë masazhi në kuptimin më të gjerë. Ajo punon nëpërmjet një masazhi të veçantë, duke bërë presionin e saktë në pika të caktuara akupunkturale. Bazë e akupunkturës dhe akupresurës janë meridianët, kanalet e energjisë, nëpër të cilët qarkullon energjia Ki, energjia vitale e jetës. Mjekësia e Lindjes së Largët beson se energjia e jetës sonë Ki - ashtu si gjaku ynë që qarkullon nëpër venat - rrjedh nëpër rrugët e veçanta nëpër trupin tonë. Akupresura, për shkak të tipit të butë, është trajtim shumë i përshtatshëm edhe për trajtimin e vetëshërimit. Presioni mbi pikat e caktuara akupunkturale mund të ushtrohet qoftë me anë të gishtit, qoftë me mjete të posaçme. Disa terapeutë përdorin edhe një shkop të veçantë akupresure.

Ngulitjet në pikën e akupresurës duhet të jenë uniforme. Disa terapeutë sugjerojnë një lëvizje rrethore, të tjerët preferojnë një lëvizje në linjë apo lëvizje në përhapje të pikës. Ndërsa fërkoni vendin, personi nuk duhet të ketë asnjë ndjesi të pakëndshme apo të dhimbjes. Në përgjithësi, ju keni mundësi që një pike t’i bëni masazh për 30 sekonda e më së gjati deri në 2 minuta maksimalisht. Një presion i fortë nuk do të ishte i preferueshëm, por një stimulim i butë dhe efikas. Shpesh një ngrohtësi e këndshme është ndjerë në vendet ku ushtrohet akupresura.

Përgjithësisht akupresura aplikohet një herë në 3 - 4 ditë në pikat e caktuara. Akupresura zëvendëson deri diku akupunkturën, por kurrë një trajtim i tillë nuk do të jetë akupunkturë. Ajo premton ndihmë në vendin e caktuar dhe mundësi për shërim. Në Kinë kanë zbuluar se presioni mbi pikat specifike në sipërfaqen e trupit ka zvogëluar dhembjen e sëmundjeve të caktuara dhe se lehtësimi i të sëmurit ka ndodhur; madje kanë vënë re se veprimi i saj ka ndikuar edhe në organet në thellësi. Njohja e këtyre pikave specifike në sipërfaqen e trupit mandej është hulumtuar, janë mbledhur të dhënat e caktuara dhe ato të dhëna me kohë janë sistematizuar.

Që nga kohët më të vjetra, madje edhe 2000 vjet para epokës sonë, kanë qenë të njohura më se 200 AD kanale, të cilat janë evidentuar dhe përshkruar në detaje.
Siç thamë edhe më lart, pikat akupunkturale janë të vendosura nëpër meridianë – kanale, ku energjia vitale rrjedh trupit, nën sipërfaqen e lëkurës, dhe në kuadër të indeve dhe organeve më të thella, nëpër meridianët e përcaktuar. Kur energjia mund të rrjedhë lirshëm nëpër meridianë, pa shtrëngime e pengesa, pa bllokada të vogla apo të mëdha, shëndeti i njeriut është në rregull, i ekuilibruar dhe në harmoni. Nëse rrjedha e energjisë, nga ndikimet e jashtme apo të brendshme pengohet apo është bllokuar në tërësi, sëmundja gjithsesi do të jetë rezultat i asaj bllokade të energjisë. Nëpërmjet veprimit mbi pikat e akupunkturës, energjia që rrjedh nëpër meridianë mund të jetë e ndikuar, mund të debllokohet dhe të arrihet balancimi energjetik.







Akupresura DAO:



Përfshin ato teknika që ndikojnë në pikat akupunkturale apo në meridianë, duke trajtuar sipërfaqet e lëkurës; nënkupton:

- Shtypjen me gisht

- Përdorimin e teknikave me shtypje të ndryshme

- Moxen d.m.th. trajtimin e pikave të akupunkturës me Beifusskraut

- Hedhjen kupash

- Ear-akupresurën




Përdorimi terapeutik:



Terapia me akupresurë është një metodë holistike, d.m.th. trup-mendje-shpirt, kështu quhet. Ajo është përdorur në fushat e mëposhtëshënuara:

- Si parandalim i atakimeve ndaj shëndetit

- Si mbështetje për luftimin e sëmundjeve akute dhe kronike

- Si promovim i ‘derKörper’: mendje-shpirt-njësisë

- Si ndikim në nivelin emocional Join

- Si Wellness, të përdorura në kozmetikë





Puna e terapeutit me akupresurë:



Trupit, në pikat e caktuara të akupunkturës, veprohet duke i shtypur me gisht. Kjo punë shpesh çon klientët në një gjendje fizike dhe mendore shumë të qetë, e cila promovon shërimin në vetvete dhe gjithashtu promovon qasje në emocione, imazhe mendore dhe në proceset. Me Dao-terapi akupresure mund të punojnë terapeuti i akupresurës në planin fizik, në atë emocional, mendor dhe shpirtëror; në të gjitha nivelet.

Në trajtimin me akupresurë, domethënë shtypen pikat e caktuara në meridianë, meridianët janë të stimuluar nga ajo shtypje dhe gjendja rezulton e qetësuar. Kjo shkakton lehtësimin e dhimbjeve dhe bën përmirësimin e funksionit të organeve.




Një trajtim akupresurës ndihmon:



Në dhimbjet e kokës dhe në migrenë

Në ftohjet e ndryshme

Në tensionin në qafë, shpatulla dhe shpinë

Në dhimbje e nervit ishiatik si dhe në dhimbjet e belit

Në ankesat reumatike

Në problemet gastro-intestinale

Në dhimbjet menstruale dhe tek dobësimi në epsh

Në çrregullimet metabolike

Në fushën mendore akupresura ofron mbështetje tek nervozizmi, ankthi, pagjumësia, përqendrimi i dobët, lodhjet, mundimet si dhe depresioni.
Një trajtim akupresure është jashtëzakonisht i mirë edhe në parandalimin e sëmundjeve dhe në forcimin dhe ruajtjen e shëndetit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi