Share
Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

default A është jeta vetëm imagjinatë?!

prej Tue 22 May 2012 - 19:31
A mund të ketë dimensione të tjerë përveç atij që ne besojmë se jetojmë dhe që të gjithë ata të jenë energji e një lloji apo një tjetri, gjë që na çon ne në teorinë se dimensioni ynë është në të vërtetë një dimension energjie dhe që ne thjeshtë mendojmë se është një dimension materie? Sidoqoftë, ka një anë ku ngec kjo teori, pasi si mund të besojmë ne çfarëdolloj fakti që do të gjejmë në kërkimin tonë, nëse i gjithë ky ku jetojmë është iluzion?







Ka patur gjithmonë disa njerëz gjatë historisë së njerëzimit që kanë besuar se jeta nuk është reale.

Ata kanë thënë se jeta nuk është asgjë veçse imagjinata jonë që krijon skenarë. Me shumë gjasa, pikërisht prej këtu mund të ketë lindur edhe ideja për filmin "The matrix". Sipas këtyre njerëzve, ne të gjithë jemi energji, energji që ëndërron se jemi qenie njerëzore me trupa realë.

Sigurisht, nëntëdhjetë e nëntë përqind e njerëzve që lexojnë këtë artikull mendojnë se e gjithë kjo teori është një marrëzi e vërtetë. Nëse do të ishte kështu, atëherë pasojat për ne do të ishin të jashtëzakonshme. Do të nënkuptonte se çdo person që kemi takuar ndonjëherë ka ekzistuar vetëm në imagjinatën tonë. Sigurisht që ky do të ishte një mendim i tmerrshëm, sidomos kur nis e bën fjalë për njerëzit e familjes.

Një tjetër mendim që të vjen në mendje është: përse vallë mund të jetë duke ndodhur një gjë e tillë? Sigurisht do të thoshte se një qenie më e lartë është duke na kontrolluar. Shumica e feve na mësojnë se Perëndia është qenia supreme dhe që, nëse bëjmë një jetë të mirë, do të shpërblehemi e do të shkojmë në parajsë e nëse jo, atëherë më mirë të gjejmë veshje që i rezistojnë zjarrit.

Është e qartë se janë të shumtë misteret që lidhen me jetën dhe disa prej tyre madje janë kaq kompleksë, saqë ne nuk kemi asnjë lloj shansi që t'i zgjidhim me anë të mendjes sonë të vockël. Një mister i tillë është se si mundet universi të ketë ekzistuar gjithmonë? Ne të gjithëve na pëlqen të besojmë se çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Çdo lloj koncepti tjetër e lëndon mendjen tonë.

Çdo gjë është e kufizuar dhe asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Por, po sikur kjo të jetë thjeshtë në imagjinatën tonë, që ky koncept të jetë i gabuar? Po sikur të jetë thjeshtë imagjinata jonë dhe të rezultojë se çdo gjë zgjat përgjithmonë, pasi energjia nuk vdes kurrë, siç thoshte Ajnshtaini?
Nëse ndodh që - dhe kjo nuk ka pothuajse aspak gjasa - të kenë të drejtë ata që mendojnë se kjo jetë është vetëm një ëndërr, atëherë me siguri është duke ndodhur diçka tjetër. Interesant është fakti sikur çdo gjë që ne mendojmë se e dimë, të jetë e gabuar.

Ligjet e fizikës do të ishin krejt të gabuar, pasi nuk do të kishte një botë fizike dhe madje ndoshta as edhe një univers fizik, por në vend të kësaj diçka tjetër që do të ishte kokë e këmbë një mister për ne.

Kohët e fundit, disa shkencëtarë kanë deklaruar se besojnë që ka një dimension tjetër që përmban energji. Të paktën janë shpikës. John Hutchinson ka punuar në këtë drejtim dhe ai pretendon se ka mundur të sigurojë burimin e kësaj energjie të pafund, por vetëm në mënyrë jo të rregullt. Me fjalë të tjera, ndonjëherë eksperimentet funksionojnë dhe ndonjëherë jo. Por një gjë e tillë nuk e ka ndalur ushtrinë e SHBA që të interesohet për punën e tij.

A mund të ketë dimensione të tjerë përveç atij që ne besojmë se jetojmë dhe që të gjithë ata të jenë energji e një lloji apo një tjetri, gjë që na çon ne në teorinë se dimensioni ynë është në të vërtetë një dimension energjie dhe që ne thjeshtë mendojmë se është një dimension materie? Sidoqoftë, ka një anë ku ngec kjo teori, pasi si mund të besojmë ne çfarëdolloj fakti që do të gjejmë në kërkimin tonë, nëse i gjithë ky ku jetojmë është iluzion? Kjo do të nënkuptonte se ndoshta nuk ka dimensione të tjerë dhe që ndoshta ne jetojmë në të vetmin dimension. Këto janë gjëra që me të vërtetë e ngatërrojnë mendjen tonë. Ndoshta mund të hyjnë në kategorinë e paranormales. Ndoshta ata njerëz që besojnë se kanë parë shpirtra mund të kenë parë, ndoshta, se si dukemi ne në të vërtetë? Nuk është fjala për qenie të vdekura, aspak, por për qenie të përbëra në tërësi prej energjisë.







A mund të ndodhë që një formë më e lartë jete është duke na testuar me iluzione për të parë cila është natyra jonë e vërtetë? Kjo qenie supreme do të njihej si Perëndia. Ne dëgjojmë shpesh rrëfime për rimishërimin. Shumë fëmijë nën moshën 5-vjeçare duket sikur kujtojnë gjithfarësoj informacionesh për jetën e mëparshme. A mundet që ato të mos jenë thjeshtë jetë të mëparshme, por ëndrra të mëparshme?

Sa shumë njerëz që investigojnë këto lloj gjërash do të besonin se kjo është e mundur?

Është kjo ndoshta një teori për të mos u dashur, pasi do të nënkuptonte që i gjithë progresi që ka bërë njeriu nëpër shekuj do të ishte hiçgjë.

Shanset më të mëdha janë që kjo teori të mos jetë asgjë më shumë se sa një falsitet, por gjithsesi nga ana tjetër, gjithmonë ekziston ai shans minimal që një gjë të jetë e vërtetë, sado e çuditshme të tingëllojë ajo. Ndoshta një copëz shumë e vogël e teorisë mund të jetë e vërtetë, le të themi ajo pjesë që thotë se ne jemi qenie energjie.

Ne e dimë se trupi i njeriut funksionon me elektricitet. Dimë gjithashtu se shumica e besimeve fetarë thonë që kemi një shpirt. A mos ndoshta shpirti është i përbërë nga energjia dhe kjo çlirohet kur vjen vdekja? Shumica e botës beson se shpirtrat tanë çlirohen pas vdekjes.

Nëse ne jemi duke ëndërruar, a ndodh që diku, dikur të zgjohemi dhe të shohim se si qëndrojnë gjërat në realitet? Ndoshta e gjithë kjo duhet harruar. Ndoshta duhet të vazhdojmë të besojmë se jetojmë një jetë reale, me njerëz realë dhe ngjarje të vërteta. Deri kur të bindemi për të kundërtën, ndoshta duhet të vazhdojmë të mendojmë kështu. Përndryshe, cili do të ishte kuptimi i jetës, i marrëdhënieve...?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: A është jeta vetëm imagjinatë?!

prej Tue 22 May 2012 - 19:37
Jo,se besoj se eshte imagjinate,ne prekim gjera i perjetojme ska si te jete nje imagjinate....Jeta ska fund eshte e vetmja gje ne kompleks qe si gjendet fundi...Sikur te ishte imagjinate atehere i bie qe ne ''te jetojme por sjemi gjalle''....Edhe pse cdo njeri ne afatin kohor 24 oresh e ka nje 5 minutesh budallallek,por nqs e mendojme jeten thjesht nje imagjinate i bie te quhemi skizofren te gjithe....


A është jeta vetëm imagjinatë?! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

default Re: A është jeta vetëm imagjinatë?!

prej Tue 10 Jul 2012 - 18:51
nuk mendoj se eshte plotesisht imagjinate por disi e tille edhe mund te jete por shume pak zor se e dallojme Rolling Eyes
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

default Re: A është jeta vetëm imagjinatë?!

prej Tue 10 Jul 2012 - 18:52
Αρτεμης shkruajti:Jo,se besoj se eshte imagjinate,ne prekim gjera i perjetojme ska si te jete nje imagjinate....Jeta ska fund eshte e vetmja gje ne kompleks qe si gjendet fundi...Sikur te ishte imagjinate atehere i bie qe ne ''te jetojme por sjemi gjalle''....Edhe pse cdo njeri ne afatin kohor 24 oresh e ka nje 5 minutesh budallallek,por nqs e mendojme jeten thjesht nje imagjinate i bie te quhemi skizofren te gjithe....
arjana te adhuroj per menyren sesi shprehesh. Very Happy
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

default Re: A është jeta vetëm imagjinatë?!

prej Mon 24 Dec 2012 - 14:14
jeta eshte e shejte,vetem duhet te dijme te e shijojme cdo cast
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 29
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

default Re: A është jeta vetëm imagjinatë?!

prej Sat 2 Feb 2013 - 13:17
eshte njdjesi besim por jo imagjinate
Sponsored content

default Re: A është jeta vetëm imagjinatë?!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi