Share
Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Olimpiada, Kelmendi garon për Shqipërinë

prej Fri 25 May 2012 - 19:07
Olimpiada, Kelmendi garon për Shqipërinë  Majlinda-kelmendi


Majlinda Kelmendi do të jetë kuq e zi në Lojërat Olimpike “Londra 2012”. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë.

Xhudistja nga Kosova nuk mund të garojë me flamurin e Kosovës apo si sportiste e pavarur, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar hodhi poshtë këto dy mundësi. Lajmi për vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është pritur me hidhërim në Kosovë.

Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ka thënë për Top Channel nëpërmjet telefonit, se ky vendim është politik e diskriminues. Sipas tij duke e ditur që Federata e Xhudos së Kosovës është e pranuar ndërkombëtarisht dhe duke e ditur që Majlinda ka arritur normën olimpike, është pritur që do të ketë një vendim pozitiv, që do ta bënte Majlinda Kelmendin flamurtare të depërtimit të sportit kosovar në arenën ndërkombëtar.

“Po shihet që janë një organizatë që merren me politike e jo me sport”, u shpreh Kuka, duke shtuar se “falë Zotit që kemi shtetin amë dhe Majlinda do të prezantojë të gjithë shqiptarët, edhe Kosovën edhe Shqipërinë, por me flamurin kuq e zi”.

Ministri për Sport, Memli Krasniqi ka deklaruar pas vendimit nga Kebeku ku po mbahej mbledhja e KON-it, se “është shumë dëshpëruese se si vlerat sportive, respekti dhe pasioni për gara vazhdojnë të ndikohen nga politika, në rastin tonë. Është një mesazh i keq që u jepet rreth dy milionë qytetarëve, të gjithë atyre të rinjve dhe prindërve”.

Sipas zyrtarëve nga kabineti i ministrit Krasniqi, paraqitja e Majlinda Kelmendit me flamurin e Kosovës do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme që sporti kosovar të thyente izolimin në të cilin ndodhet.

Ai thotë se do të mundohen të gjejnë ndonjë dritare që të ndryshojnë këtë vendim, në mënyrë që Majlinda të përfaqësoj shtetin e Kosovës, por gjasat që kjo të ndodhë janë shumë të pakta.

Sidoqoftë, xhudistja nga Kosova, kohë më parë ka arritur normën olimpike. Ajo renditet e 5 në botë me 820 pikë, dhe deri më tani ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.



*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Olimpiada, Kelmendi garon për Shqipërinë  N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi