Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në 1 korrik, pensionet rriten 167 deri 333 lekë Empty Në 1 korrik, pensionet rriten 167 deri 333 lekë

Tue 29 May 2012 - 14:56
Në 1 korrik, pensionet rriten 167 deri 333 lekë Pensioniste-radhe-pensione-300x184Emirjon Senja

Pensionistët kanë marrë edhe për këtë vit premtimin nga qeveria për rritjen e pensioneve duke filluar nga data 1 korrik e këtij viti, ku më të privilegjuar për nga përqindja e rritjes duket se do të jenë pensionistët e fshatit, të cilët marrin aktualisht përfitime më të ulta krahasuara me pensionistët e qytetit.

Kryeministri Berisha u shpreh pak ditë më parë për një rritje me 4 për qind të pensioneve të qytetit dhe rreth 5 për qind të pensioneve të fshatit. Nga rritja pritet të përfitojnë rreth 570 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

Qeveria ka miratuar rritje pensionesh vazhdimisht gjatë këtyre viteve të fundit, por çmimet e larta kanë bërë që përfitimi neto i pensionistëve të ishte minimal. Përfitimi real nga rritja e pensioneve është shuma që mbetet pasi i është zbritur inflacion mesatar vjetor.

Këtë vit, gjërat duket se do të jenë disi më ndryshe, të paktën në drejtim të përfitimit real nga rritja. Nëse ekzekutivi do të miratojë rritjen në masën e premtuar për pensionistët, pritet që shuma reale e përfituar nga rritja të jetë më e madhe nga vitet e kaluara. Kjo, për faktin se çmimet kanë të paktën që në fund të vitit të shkuar që po rriten me ritme të ngadalta duke pasqyruar uljen e kërkesës së qytetarëve.

Por sa është rritja reale që përfitojnë pensionistët?



Qyteti

Një pension minimal qyteti është 11 117 lekë. Qeveria ka premtuar një rritje prej 4 për qind për vitin 2012 për pensionistët e qytetit. Nëse kësaj shume i heqim inflacionin mesatar prej 2.5 për qind të parashikuar nga Banka e Shqipërisë për këtë vit, atëherë rritja reale që përfitojnë pensionistët është 1.5 për qind. Pjesa tjetër shkon për të mbuluar efektet e inflacionit. Kështu, rritja që përfiton një pensionist qyteti që merr një pension minimal prej 11 117 lekë është rreth 167 lekë. Kjo është shtesa që përfiton në të vërtetë ky pensionist. Mbi këtë shumë aplikohen edhe subvencione të ndryshme të miratuara ndër vite nga qeveritë, të cilat sipas ISSH-së, për pensionin minimal të qytetit janë 2 150 lekë duke bërë që të ardhurat minimale për një pension qyteti të shkojnë në 13 434 lekë pas rritjes.

Një pensionist që merr një pension të plotë qyteti, përfiton aktualisht 22 234 lekë. Shuma e shtesë e parave që do të përfitojë ai pas rritjes së pensionit pritet të jetë 333 lekë duke e çuar pensionin e tij në 22 567 lekë në muaj. Plus subvencionet (2 150 lekë), të ardhurat maksimale të pensionit të qytetit arrijnë në rreth 24 717 lekë në muaj.



Fshati

Rritja e pensioneve të fshatit është premtuar të jetë rreth 5 për qind. Duke marrë parasysh se inflacioni mesatar për 2012-ën parashikohet nga BSH të jetë 2.5 për qind, atëherë përllogaritjen për rritjen reale që marrin pensionistët e fshatit do ta bëjmë duke i zbritur inflacionin rritjes së premtuar nga qeveria. Pensioni i plotë i fshatit është aktualisht 7 468 lekë. Rritja që do të përfitojnë ata që marrin një pension të tillë pas vendimit të qeverisë do të jetë rreth 187 lekë në muaj. Pas rritjes, pensioni bazë i fshatit arrin në 7 655 lekë. Ashtu si pensionistët e qytetit, edhe pensionistët e fshatit përfitojnë shtesa në formë subvencionesh, të cilat për pensionin e plotë janë 500 lekë. Pas rritjes, të ardhurat e pensionit të plotë të fshatit do të jenë 8 155 lekë.

Një pension maksimal fshati është aktualisht 11 117 lekë. Me rritjen e premtuar nga qeveria, ai arrin në 11 395 lekë. Pra, shtesa e përfituar nga rritja është 278 lekë. Nëse i shtojmë edhe subvencionet prej 200 lekë, të ardhurat e pensionit maksimal të fshatit arrijnë në 11 595 lekë.





Pensionet pas rritjes (në lekë)

Pension minimal qyteti



Pensioni Rritja Shtesat Total

11 117 167 2150 13 434



Pension i plotë qyteti
Pensioni Rritja Shtesat Shuma

22 234 333 2 150 24 717



Pension i plotë fshati

Pensioni Rritja Shtesat Shuma

7 468 187 890 8545





Pension maksimal fshati

Pensioni Rritja Shtesat Shuma

11 117 278 200 11 595







“Duam të dalim nga shtëpia, nuk mundemi. Rritja? Shkon te fatura e ujit”

Meli është 67 vjeç. Kjo tiranase e vjetër gjithë jetën ka punuar mami. I janë bërë 8 vite tashmë që ka dal në pension dhe shuma që merr në varësi të viteve të punës është 150 mijë lekë. Thotë se qindarkat e fundit i konsumon që në gjysmën e muajit dhe për këtë nuk ndihet aspak mirë. Kam punuar dhe meritoj më shumë, – shprehet Meli, – por këto kushte kemi. “Duam dhe ne, në këtë moshë që jemi të dalim, të blejmë ndonjë gjë më shumë se në vitet e rinisë nuk kemi pasur mundësi pasi ashtu ishte koha”.



Ku keni punuar?

Kam qenë infermiere. Kam punuar në Tiranë, në fshatrat e Durrësit, në ato të Tiranës, i kam shëtitur pëllëmbë më pëllëmbë. Kam tetë vjet që kam dal në pension.



Ju me kë jetoni?

Më vajzën dhe bashkëshortin.



Sa pension merrni?

Marrë 150 mijë lekë të vjetra.



Për çfarë e shpenzoni pensionin tuaj?

I shpenzoj për shtëpi.



Për çfarë konkretisht?

Për ekonomin e familjes. Kryesisht bukë, kos, ndonjë zarzavate dhe për ilaçet. Për veten time nuk marr asgjë me lekët e pensionit, me përjashtim të ilaçeve.



Është i mjaftueshëm, të del?

Shiko, ne jemi brez i “djegur”, nuk jemi ushqyer kurrë si duhet. Dikur nuk kishim fare. Sot ka shumë gjëra, por nuk ka lekë. Nuk blen dot asgjë, do llogaritësh deri edhe qindarkat. Ja shembulli konkret, tani po shkoj deri në dyqan, sepse nuk dua tja prish vajzës që më kërkon diçka që bën 9 mijë lekë. Për mua është shpenzimi i dy ditëve. Të shkojë në një kafe më dridhet dora.



Rritja e pensionit, psh prej 5 mijë lekësh të vjetra, ju ndihmon?

Aspak.



Po diçka më shumë do bëni, ku shkon kjo rritje në zërat e shpenzimeve që përmendët?

Nuk na bën punë sepse ngrihen ato të tjerat. Ja është ngritur uji, pyeti të gjithë çfarë faturash uji po marrin.



Po bashkëshorti juaj merr pension?

Po, merr edhe ai, aq sa mua.



Çfarë ju mungon më tepër, për të cilën nuk ju dalin lekët?

Kemi edhe ne dëshirë të shkojmë diku, të dalim si të gjithë. Por nuk mundemi, nuk lëvizim dot nga shtëpia, ka shumë shpenzime.



* * *

“Pensioni? Ilaçe dhe kafe, rritja nuk bën punë. Ëndërroj llixhat”

36 vjet në arsim dhe Branko Popa merr 165 mijë lekë pension. Edhe pse mund të kem një pension më të lartë se mesatarja, mua nuk me del – shprehet 68- vjeçari Popa. Me çmimet që rriten çdo ditë nuk dalim gjëkundi.



Cili ka qenë profesioni juaj?

Kam punuar 36 vjet mësues në ciklin e ulët në Dibër.



Sa pension merrni?

Marrë 165 mijë lek.



Dhe për çfarë e shpenzoni atë?

Dihet ajo, për ilaçe dhe për ushqime. Ilaçet na thonë që janë të rimbursuara. Ato të rimbursuarat janë 2 mijë lekë të vjetra, ndërsa ato të pa rimbursuarat 40 mijë lekë. Po na duhet të t’i marrim dhe ato, pasi duhet të marrësh gjithë recetën, komplet.



Pensioni shtohet. Psh, tani shtohet rreth 5 mijë lekë të vjetra? Nuk ju ndihmon fare?

Aaaa mos e pyet, do shkojmë në Turizëm tani do hamë bukë (qesh). Nuk bën punë ajo. Jo për inat, por po flasim realitetin dhe ky është i hidhur. Nuk duam luks, por një kafe 500 lekëshe unë do e pi. Po 30 ditë nga 5 bëjnë 15 mijë lekë, ikën këto. Po minimalisht për ushqim duhen 3 mijë lek, 30 ditë nga 3 mijë lek a bëjnë 90 mijë lekë. Më thoni si del ky pensioni edhe me 5 mijë lekë më shumë?!



Çfarë ju mungon më shumë që nuk e bëni dot për shkak të mungesës së parave?

Do doja të shkoja në llixha, mosha bën të vetën, po më çfarë të shkoj…!?
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi