Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Vdekja e Profetit Muhammed a.s. Empty Vdekja e Profetit Muhammed a.s.

Sun 3 Jun 2012 - 16:31
Vdekja e Profetit Muhammed a.s.


Nje nate pas kthimit te tij ne Medine, Muhammedi a.s u zgjua ne mesnate dhe e luti Abdullahun qe ti shaloje devene e tij. Pastaj ata dolen nga shtepia dhe u nisen per ne Xhennetul Baki, ku ishin varrezat e myslimaneve. Muhammedi a.s. u ndal ateje dhe qendroi para varreve ku ishion varrosur myslimanet dhe u lut per ta. Me vone, Abdullahu (sherbetori i Muhammedit a.s.) thote:
Muhammedi a.s. me tha se i eshte urdheruar qe te lutet per te vdekurit dhe se edhe une do te duhej te shkoja me te.
Pasi Pejgamberi a.s. ishte falur, u kthye nga Abdullahi dhe tha: " Une mund te zgjedh ndermjet te gjitha pasurive te kesaj bote, jetes se gjate e pastaj Xhennetit, apo ta takoj tim Zot dhe te hyje ne xhennet menjehere."
Abdullahu e perbau qe te zgjedhe jete te pasur e te gjate qe do ti paraprije xhennetit mirepo Muhammedi a.s tha se ai tanime e kishte zgjedhur me mire te takohet me Zotin e tij se sa te mbese ne kete bote.
Te nesermen ne mengjes Muhammedi a.s. u zgjua me nje dhimbje te tmerrshme te kokes, mirepo megjithe kete ai u priu lutjeve ne xhami. Nga fjalet qe me pas u tha njerezve te tubuar, ata e kuptuan se atij i ishte afruar vdekja. Muhammedi a.s. levdoi mikun e tij me te ngushte Ebu Bekrin, i cili kishte filluar te qaje dhe u tha te gjitheve se perseri do te mund te takohen te gjithe se bashku ne xhennet. Pastaj shtoi se, megjithese ishte i sigurte se ata do te adhuronin vetem Allahun xh.sh kishte frike se ndoshta do ti terhiqnin kenaqesite e kesaj bote dhe do te fillonin te konkuronin njeri tjetrin per te patur perfitime materiale, duke harruar keshtu vlerat shpirterore.
Shpejt pas kesaj, Muhammedi a.s. kerkoi qe te vendoset ne dhomen e Aishes. Me kalimin e diteve ethet i beheshin gjithnje e me te keqjija, saqe nje dite u be aq keq saqe nuk ishte ne gjendje te shkoje as ne xhami, e cila gjendej afer vendit ku banonte. Muhammedi a.s. i tha Aishes qe t'u thote myslimaneve ta lejojne Ebu Bekrin babain e saj tu prije gjate te falurit, gje qe ata i pikelloi shume, sepse kjo ishte hera e pare qe vendin e Muhammedit a.s. e zinte dikush tjeter.
Me vone, ne diten e 12 te rebiul evvell ne vitin 11-te te Hizhrit me 8 qeshor te 623 (e.r.) Muhammedi as degjoi ca zera njerezish qe ishin duke u falur. Me mundime te medha ai u ngrit dhe nga dera i shikoi te gjithe ata myslimane qe ishin te rreshtuar ne kolona prapa Ebu Bekrit, ai buzeqeshi me nje kenaqesi te madhe. Ebu Bekri pasi e pa, beri nje hap prapa me qellimin qe Muhammedi .a.s te vije ne vendin e vet. Myslimanet u gezuan shume, sepse ata mendonin se ai do t'u printe atyre gjate lutjeve, ashtu sic bente edhe me pare,por Muhammedi a.s. i cili ate cast rrezatonte me nje bukuri shkelqyese u dha shenje qe te vazhdoje. Ai u fal i ulur ne te djathte te Ebu Bekrit e pas kesaj perseri u kthye brenda dhe e mbeshteti koken ne preherin e Aishes. Ai kishte aq dhembje te medha sa bija Fatimeja filloi te qaje me te madhe.
Atehere Muhammedi a.s. tha:
" Per babane tend pas dites se sotme nuk do te kete me dhimbje, me te vertet, vdekja me eshte afruar. Te gjithe ne duhet ta durojme ate derisa te vije dita e Gjykimit."
Duke ndenjur ashtu shtrire, Aishes iu kujtua se njehere kishte thene: "Allahu kurre nuk e merr Pejgamberin tek Ai pa i dhene mundesi per te zgjedhur." Pastaj ajo e degjoi Muhammedin a.s duke folur fjalet e tij te fundit qe ishin:
"Jo, me mire bashkesia e lartesuar e Xhennetit."
Atehere Aisheja tha me vete: "Pasha Allahun, ai nuk na zgjodhi neve!"
Kur njerezit ne Xhami ndigjuan se ka vdekur Muhammedi a.s. ata u pikelluan pa mase. Umeri nuk mundej dhe nuk deshi te besoj, prandaj edhe thoshte se kjo nuk ishte e vertete. Pastaj, Ebu Bekri doli jashte dhe iu drejtua njerezve me nje ze te qete, duke u thene:
"Te gjitha levdatat i takojne Allahut! O njerez, kushdo qe e adhuronte Muhammedin, Muhammedi a.s. eshte i vdekur. Por, per ate qe e adhuron Allahun xh.sh, Allahu jeton dhe nuk vdes kurre."
Pastaj i lexoi keto ajte nga Kur'ani:
"Muhammedi nuk eshte tjeter vetem se i Derguar. Edhe perpara tij pati te derguar qe vdiqen ose u vrane. E nese ai vdes ose mbytet a do te ktheheshit ju prapa nga feja ose nga lufta? E kushdo qe kthehet prapa, ai nuk i ben dem Allahut aspak, kurse Allahu do ti shperbleje mirenjohesit. Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e Allahut. Ai eshte shenim i afatit te caktuar. E kush e deshiron shperblimin e kesaj bote, ne atij ia japim, e kush e deshiron shperblimin e botes tjeter, edhe atij do t'ia japim ate, kurse mirenjohesit Ne do t'i shperbleme."
(Ali Imran;144-145)
Pas kesaj njerezit u zotuan per besnikeri ndaj Ebu Bekrit te cilin Muhammedi a.s. e kishte zgjedhur qe t'u prije njerezve gjate faljes se tyre. Ebu Bekri e pranoi kete dhe ju thote:
" Bindmuni mua per aq sa une i jam bindur Allahut dhe te Derguarit te tij. Por nese une tregoj mosbindje ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij atehere asnje nuk ju detyron te me bindeni."
Njerezit u ngriten dhe pyeten: Ku do te varroset Muhammedi a.s.? Ebu Bekri iu kujtua se Muhammedi as. ka thene: "Asnje Pejgamber nuk vdes ne qofte nuk varroset aty ku ka vdekur."
Dhe keshtu Muhammedi a.s. u varros ne nje varr qe u hap ne dhomen ku ishte. Vendi u be i njohur si "Harem en Nebevi" ndersa myslimanet nga e gjithe bota shkojne aty qe te falen dhe te bekojne e urojne paqe per Muhammedin a.s
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi