Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Me çfarë pastrohet muslimani. Empty Me çfarë pastrohet muslimani.

Sun 3 Jun 2012 - 17:39
I Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë - : "Pastërtia është gjysma e imanit.”

Me
çfarë pastrohet muslimaniPastërtia është ndër çështjet e rëndësishme në
Islam, saqë Allahu i Lartësuar e ka bërë kushtin themelor për pranimin e
shumë ibadeteve, si: abdesin për namaz, pastrimin nga jashtëqitja,
pastrimin e trupit për atë që është xhunub, pastrimin e femrave që janë
me të përmuajshmet dhe lehonës, pastrimin e rrobave dhe vendit nga
ndyrësitë kur duam që të falemi, e rregulla të tjera të sheriatit.


Pastërtia
në Islam ka një vend të posaçëm dhe konsiderohet gjysma e imanit
(besimit) siç ka thënë i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e
Zotit qofshin mbi të - : "Pastërtia është gjysma e imanit.” (kjo është
një pjesë e hadithit të cilin e transmeton Muslimi). Nga ky hadith
kuptojmë se gjysma e besimit është në pastërtinë dhe largimin nga
ndyrësitë.


Besimtari i
pastër i largon të gjitha ndyrësitë. Allahu i ka lavdëruar banorët e
Kubës sepse ata pastroheshin me ujë dhe i kushtonin rëndësi pastërtisë.
Allahu i Lartësuar thotë: "…Aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen
mirë, e All-llahu i do të pastrit". (Et-Teube: 108).

Mospastrimi bëhet sebep për dënimin e varrit

Moskushtimi
rëndësi pastërtisë dhe largimit të ndytësive bëhet sebep për dënimin e
njeriut në varr, siç ka ardhur në hadithin e të Dërguarit të Allahut ku
transmetohet prej tij se ka kaluar pranë varreve dhe dëgjoi dënimin e dy
njerëzve në varret e tyre. I Dërguari i Allahut tha: "Këta të dy po
dënohen dhe nuk po dënohen për diçka të madhe, njëri prej tyre nuk është
pastruar prej stërpikave të urinës (nuk i ka kushtuar rëndësi pastrimit
nga ndytëritë), ndërsa tjetri ka bartur fjalët”. Më pas i Dërguari i
Allahut kërkoi që t’i sjellin një degë të hurmës, e mori dhe e ndau në
dy pjesë dhe njërën e vendosi te varri i njërit dhe tjetrën te varri i
tjetrit dhe tha: "Ndoshta ju lehtësohet dënimi deri sa nuk thahen.”
(Transmeton Ebu Davudi dhe gjendet në dy sahihat).
Domethënia e të
Dërguarit të Allahut: "Nuk po dënohen për diçka të madhe” d.m.th. se
këta po dënohen për një gjë të lehtë dhe jo të vështirë, sepse kanë
pasur mundësi për ta larguar dhe nuk kanë pasur vështirësi për ta lënë.
Muslimani duhet që të jetë i kujdesshëm në çështjen e pastërtisë dhe
largimit nga ndyrësitë sepse pastërtia është pjesë e rëndësishme në
jetën e besimtarit. Nuk plotësohet imani i njeriut përderisa ai nuk
pastrohet prej të gjitha ndytësirave. Allahu i don penduesit dhe i don
të pastrit, prandaj, edhe i Dërguari i Allahut ka thënë: "Pastërtia
është gjysma e imanit.” (Muslimi)

Me çfarë pastrohet muslimani

1- Pastrohet me ujë.

origjinë, pastrimi bëhet me ujë të pastër sipas thënies së Allahut të
Lartësuar: "Ne lëshuam nga qielli ujë të pastër …” (El-Furkan: 48) Uji i
cili është pastrues në vetvete i largon papastërtitë, i pastron rrobat
dhe vendin prej ndyrësive. I dërguari i Allahut ka thënë: "Ujin nuk e
ndot (nuk e bën të papastër) asgjë, ai ndotet vetëm nëse i ndryshon era,
shija dhe ngjyra për shkak të rënies së ndonjë ndytësie në të” (Ka
nxjerrur Ibn Maxhe 543 dhe Bejhakiu në synenin e tij)

2- Pastrohemi me dhe.
Nëse
nuk gjendet uji, pastrohemi me tejemum sipas thënies së Allahut të
Lartësuar: "… Në qoftë se jeni të sëmurë ose në ndonjë udhëtim, ose
ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me
gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyne (merrni tejemum) dheun e pastër
dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. Allahu nuk dëshiron (me
obligim për abdes e larje) t’iu sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron
t’ju pastrojë (prej mëkateve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e
që t’i falënderoheni.” (El Maide: 6)

Llojet e ujërave

Ujërat ndahen në tri lloje :
1- Uji i pastër dhe pastrues i cili i largon ndytësirat.
2-
Uji i pastër por jo pastrues, d.m.th. nuk bën që të merret abdes ose të
lahet me të, megjithëse ai është i pastër, si p.sh.: uji i përdorur
prej abdesit. (uji i mbetur nga dikush që ka marrë abdes).
3- Uji i ndotur, i papastër. Ky ujë nuk bën që të përdoret për pastrim ose për të hequr papastërtitë.

Lloji i parë:
Është uji absolut i cili është ujë i pastër në vetvete dhe pastrues, si:
Uji i shiut, borës, breshërit, i burimeve, puseve, lumejve, ujërat e
brendshme të cilat dalin nga brendësia e tokës, qoftë i nxehtë ose i
ftohtë, gjithashtu edhe uji i deteve. Këto ujëra janë të pastër dhe
pastrues.

Sa i përket ujit
që zbret nga qielli –uji i shiut – është i pastër, Allahu i Lartësuar
thotë: "Ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar me të …” (El-Enfal:
11).
Edhe uji i detit është i pastër. E ka pyetur një sahabi të
Dërguarin e Allahut alejhi selam: O i Dërguari i Allahut ne lundrojmë në
det dhe me vete marrim pak ujë, nëse marrim me të abdes do të na
kaplojë etja, a të marrim abdes me ujin e detit? I Dërguari tha: "Ai
është i pastër dhe ngordhësira e tij është e lejuar.” (Tirmidhiu,
Nesaiu, Ebu Davudi).

I Dërguari
Allahut, alejhi selam, i shpjegoi se uji i detit është i pastër dhe
pastrues, lejohet që të merret abdes me të dhe të lahemi, gjithashtu
këtu i Dërguari i Allahut, alejhi selam, i shpjegoi pyetësit një rregull
tjetër që është shtesë nga pyetja e tij, e kjo është: U janë lejuar
ngordhësirat e detit, nëse deti nxjerr ndonjë ngordhësirë si peshku,
etj., lejohet ngrënia e tij. Kjo gjithashtu tregon se prej mirësive të
fetvave është përgjigjja më e gjatë sesa që ka pyetur pyetësi.
Omeri, radijall-llahu anhu, ka thënë: "Atë të cilin nuk e pastron uji i detit nuk e ka pastruar Allahu.”

Me kuptimin
pastrues këtu është fjala për ujin i cili i pastron ndyrësitë, d.m.th.
që lejohet me marrë abdes dhe me u la me të. Ky ujë është ai ujë që nuk i
ka ndryshuar njëra prej tri cilësive: ngjyra, shija ose aroma. Nëse uji
ndryshon ndonjërën prej këtyre cilësive nuk lejohet marrja e abdesit me
të.

Lloji i dytë:
Është: uji i pastër por jo pastrues, është uji i përdorur, si p.sh.: uji
i cili kullon prej njeriut gjatë marrjes së abdesit ose gjatë larjes së
tij kur në trup nuk ka pasur ndonjë ndyrësirë. Ky ujë është i pastër në
vetvete por nuk është pastrues dhe nuk bën që të mirret abdes me të ose
për ta përdorur për pastrim për herën e dytë se e ka humbur veçorinë e
pastrimit.

Si argument se ky
ujë është i pastër kemi veprimin e sahabëve të cilët afroheshin te
abdesi i të Dërguarit të Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin
mbi të- dhe fshinin me të fytyrat e tyre si bereqet. I Dërguari i
Allahut nuk i ka ndaluar ata nga ky veprim dhe sikur ky ujë të ishte i
papastër ai sigurisht do t’i ndalonte sahabët në mënyrë që të mos iu
ndoteshin rrobat e tyre, sepse patjetër që do të prekte në rrobe ndonjë
pikë e ujit gjatë marrjes së abdesit. Kjo argumenton pastërtinë e tij,
por nuk është pastrues siç e sqaruam më lart .

Lloji i tretë:
Është uji i ndotur (i papastër) në të cilin ka rënë ndyrësirë – uji ka
qenë pak – dhe ndyrësira ia ka ndryshuar ndonjë cilësi si: shijen,
ngjyrën ose erën. Ky ujë nuk bën që të përdoret për t’u pastruar me të
ose për të hequr ndytësirat (papastërtitë) si dhe nuk bën që të lahen me
të rrobat as të lahet me të trupi në bazë të thënies së të Dërguarit të
Allahut, paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të: "Ujin nuk e ndot
asgjë vetëm nëse atë e mundin era, shija ose ngjyra. (Ibn Maxhe, Ebu
Davudi).
Bejhakiu transmeton
me shqiptim: Uji është i pastër, përpos nëse i ndryshon era, shija ose
ngjyra e tij me ndonjë ndytësirë që ka rënë në të.

Ndytësia ndikon
në ujë, edhe nëse sasia e ujit është e vogël dhe edhe nëse sasia e ujit
është e madhe. Realisht, kjo nuk ndikon në pastërstinë e ujit përveç
nëse ndryshon njëra nga cilësitë e tij, si: shfaqja e erës së keqe,
ndryshimi i shijës ose ngjyrës së tij.

Sasia e ujit:
Rreth
çështjes së sasisë së ujit dijetarët kanë mospajtime. Shafiu dhe Ahmedi
kanë përcaktuar dy qypa (160 litra ujë) dhe për këtë janë bazuar në
hadithin e të Dërguarit të Allahut ku thotë: Nëse sasia e ujit është
kil-letejn nuk bart ndyrësi. (Tirmidhiu, Ebu Davudi).

Tirmidhiu ka
thënë: Nëse sasia e ujit është kil-letejni nuk e ndot ujin përderisa nuk
i ka ndryshuar era ose shija e tij. (Kjo është thënie e Shafiut,
Ahmedit dhe e Is’hakut).

Ebu Hanifja ka
thënë: Sasia e ujit është 10 kuti me 10 kuti, që nëse lëviz njëra anë
nuk lëviz ana tjetër …dhe këtë e argumenton me atë që është transmetuar
në dy sahihat; të Buhariut dhe Muslimit se i Dërguari i Allahut ka
thënë: "Mos të urinojë ndonjëri prej jush në ujë të palëvizshëm e pastaj
të lahet me të.” (Buhariu dhe Muslimi) .
Me këtë argumentojnë
se nëse uji është i palëvizshëm atë e ndot çdo gjë që bie në të prej
papastërtive, sepse i Dërguari i Allahut – paqja dhe shpëtimet e Zotit
qofshin mbi të – ka ndaluar që njeriu të marrë abdes ose gusël me ujin
në të cilin ka urinuar në të dikush prej njerëzve.

Sa i përket ujit
të lëvizshëm: Nuk e ndot asgjë vetëm nëse ndryshojnë cilësitë e
lartëpërmendura sepse papastërtitë nuk qëndrojnë në ujin e lëvizshëm por
qëndrojnë në ujin e palëvizshëm. Nëse uji ndryshon me rënien e gjetheve
të pemës ose dheut lejohet që të merret abdes me të.

Ebu Hanifja thotë
se uji i palëvizshëm ndotet nëse bie ndonjë papastërti në të, duke u
bazuar në atë që e transmetojnë dy Shejhat (Buhariu dhe Muslimi) nga i
Dërguari i Allahut, alejhi selam, se ka thënë: "Kur të zgjohet dikush
prej jush prej gjumit mos t’i fusë duart e tij në enë deri sa t’i lajë
tri herë sepse nuk e din se ku i kanë qëndruar duart. (Buhariu dhe
Muslimi).

Hadithi
argumenton se uji i palëvizshëm ndotet me rënien e ndonjë papastërtie,
ndërsa nëse sasia e ujit është e madhe, hukmi i tij është si uji i
lëvizshëm i cili nuk ndotet vetëm se nëse i ndryshojnë cilësitë. Allahu e
din më së miri!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi