Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kuptimi i emrit All-llah, El-Ilah Empty Kuptimi i emrit All-llah, El-Ilah

Sun 3 Jun 2012 - 21:17
Emri All-llah, El-Ilah [1]
Më lartë i kemi përmendur disa parathënie bazike dhe rregulla të përgjithshme rreth kuptimit të emrave të bukur të Allahut.[2] Ndërsa, kjo është koha e fillimit në shpjegimin (që na është mundësuar/lehtësuar) e disa prej emrave të Tij. Prej Allahut të Vetmit kërkojmë të na ndihmojë dhe të na dhurojë sukses.
Vërtetë, bazat e emrave të bukur të Allahut, të cilët përmbledhin në aludimin e tyre të gjitha domethëniet e emrave tjerë të Tij, janë tre emra: All-llah, Err-Rabb, dhe Err-Rrahman. Të gjithë emrat e Allahut rregullohen, vërtiten dhe i referohen aludimeve të këtyre tre emrave. Emri All-llah i përmban cilësitë e uluhije-së (të adhuruarit e Allahut të Vetmit). Emri Err-Rrabb i përmban cilësitë e rububije-së (Zotërimit/Sundimit të Allahut). Emri Err-Rrahman i përmban cilësitë e bamirësisë, bujarisë dhe mirëbërësisë. Domethëniet e të gjithë emrave të Allahut vërtiten rreth këtyre cilësive, dhe këta tre emra janë përmbledhur në suren El-Fatiha, e cila është Ummul-Kuran (Nëna e Kuranit).
Ibnul-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Dije se kjo sure (El-Fatiha) i përmban dhe përfshinë kryesoret e synimeve të larta në formën më të plotë dhe më të përsosur. Ajo përfshin të njoftuarit me të Adhuruarin, qoftë i Lartësuar dhe i Bekuar, përmes tre emrave të cilët janë referimi dhe orbita e të gjithë emrave të bukur të Allahut dhe cilësive të Tij të larta. Ata emra janë: All-llah, Err-Rabb, dhe Err-Rrahman. Kjo sure është bazuar/ndërtuar mbi uluhijen, rububijen dhe rahmetin (mëshirën). Pra, “Vetëm Ty të adhurojmë” është bazuar mbi uluhijen, ndërsa “dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë” është bazuar mbi rububijen. Kurse, kërkimi i udhëzimit në rrugën e drejtë bëhet përmes cilësisë së mëshirës. Për më tepër, el-hamdu (lavdërimi dhe falënderimi) i përmban këto tri gjëra. Pra, Allahu është i lavdëruar/falënderuar në uluhijen, rububijen dhe mëshirën e Tij.”[3]
Emri i parë me të cilin do të fillojmë, prej emrave të bukur të Allahut, është emri All-llah, i Lartësuar dhe i Bekuar qoftë Ai. Një grup dijetarësh kanë theksuar se ky është emri më i madh i Allahut, përmes së cilit nëse lutet, Ai përgjigjet, dhe nëse i kërkohet diç, Ai jep. Ky emër ka cilësi dhe veti dalluese me të cilat veçohet.
Prej veçorive të tij është se ai është baza/origjina e të gjithë emrave të bukur të Allahut. Të gjithë emrat tjerë i atribuohen atij, dhe ai cilësohet përmes tyre. Allahu i Lartësuar thotë:
“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to” (El A’raf, 180).
“Allahu, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij. Ai ka Emrat më të Bukur” (Ta Ha, Cool.
“Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar me të drejtë tjetër, Njohësi i së dukshmes dhe i së padukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti! Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar me të drejtë tjetër. Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)! Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë. Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (El Hashr, 22 – 24).
Prandaj, thuhet Err-Rrahman (i Gjithëmëshirshmi), Err-Rrahim (Mëshirëploti), El-Halik (Krijuesi), Err-Rrezzak (Furnizuesi), El-Aziz (i Plotfuqishmi), El-Hakim (i Urti), janë prej emrave të Allahut, dhe nuk thuhet All-llah është prej emrave të Err-Rrahmanit dhe Err-Rrahimit, apo prej emrave të El-Azizit, dhe kështu me radhë.
Prej veçorive tjera të tij është se ai i kërkon domosdoshmërish të gjitha domethëniet e emrave të bukur, si dhe aludon në to në mënyrë përgjithësuese. Emrat e bukur i shtjellojnë dhe sqarojnë cilësitë e Allahut të cilat janë cilësi të dinjitetit, përsosurisë dhe madhështisë. Pra, ky është emri të cilit i referohen emrat e tjerë të Allahut, dhe është orbita të cilën e përshkojnë domethëniet e tyre.
Prej veçorive tjera është se edhe gjatë thirrjes së Allahut përmes tij shqiptohet nyja shquese (el), prandaj thuhet: O All-llah! Kështu që elifi dhe lami (el) janë pjesë përbërëse të tij. Ndërsa, nëse Allahu thirret përmes emrave tjerë, atëherë bie (nuk shqiptohet) nyje shquese (el). Prandaj, nuk bën të thuhet: O Err-Rrahman!, o Err-Rrahim!, o El-Halik!, por thuhet: O Rahman!, o Rahim, o Halik…
Prej veçorive tjera të tij është se ai i vjen i kombinuar me shumicën e lutjeve që janë transmetuar nga Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Prandaj, tehlili (la ilahe il-lAll-llah) [4], tekbiri (All-llahu ekber) [5], tahmidi (elhamdu lil-lah) [6], tesbihi (subhanAll-llah) [7], haukale-ja (la haule ue la kuvete il-la bil-lah) [8], hasbele-ja (hasbijAll-llahu ue ni’mel-uekil) [9], istirxha’-ja (inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiun) [10], besmele-ja (bismil-lah) [11], dhe të tjera, janë prej lutjeve që kombinohen me këtë emër dhe që kurrë nuk ndahen prej tij. Kështu që, kur myslimani thotë Allahu ekber, e përmend këtë emër, kur të thotë la ilahe il-lAll-llah e përmend këtë emër, dhe kështu veprohet në shumicën e lutjeve.
Prej veçorive tjera të tij është se ai është përmendur më së shumti në Kuran, në krahasim me emrat e tjerë të bukur. Ky emër në Kuran është përmendur më shumë se dymijë e dyqind herë, dhe kjo nuk ndodhi me asnjë nga emrat tjerë. Ndërsa, me këtë emër Allahu i Lartësuar i ka filluar tridhjetë e tri ajete.
Dijetari i madh Ibnul Kajimi pasi që i numëron dhjetë veçori shqiptimore/gojore të këtij emri, thotë: “Ndërsa, sa i përket veçorive të tij kuptimore/abstrakte, njeriu që e njihte më së miri Allahun (Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk mund ta vlerësoj/numëroj lavdërimin ndaj Teje. Ti je ashtu siç e ke lavdëruar Veten tënde.” Si ka mundësi të vlerësohen veçoritë e një emri, përderisa çdo përsosuri në mënyrë absolute, si dhe çdo lavdërim, falënderim, madhërim, madhështi, dinjitet, fisnikëri, krenari/plotfuqishmëri, bukuri, e mirë, bamirësi, bujari, mirësi, dhunti i përket dhe vjen prej të Emërtuarit me të?! Nuk përmendet ky emër në diçka të pakët veçse e shumon atë (bereqetin e saj), apo gjatë frikës veçse e largon atë, apo gjatë ankthit veçse të çliron nga ai, apo gjatë shqetësimit/gajles dhe brengës veçse i mënjanon ato, apo gjatë ngushticës/shtrëngesës veçse e liron atë. Dhe, nuk ka mundësi që i dobëti të lidhet për të veçse ai do t’i jep forcë, apo i poshtëruari veçse do t’i jep krenari/fuqi, apo i varfëri veçse do ta shndërrojë në të pasur, apo i vetmuari/zymti veçse do t’ia zbus këtë gjendje, apo i munduri veçse ta ndihmojë dhe përkrahë atë, apo i dëmtuari veçse do t’ia largojë dëmin, apo i pastrehë veçse do t’i gjejë strehim atij. Pra, ai është emri përmes të cilit largohen brengat/gajlet, zbresin bereqetet dhe përgjigjet (e lutjeve tona), falen shkarjet (tona), mënjanohen të këqijat, tërhiqen/arrijnë të mirat,…” [12] deri në fund të fjalëve të tij, Allahu e mëshiroftë.
Ndërsa, sa i përket domethënies së këtij emri, atëherë baza e tij është prej emrit El-Ilah, që do të thotë El-Ma’bud (i Adhuruari). Gjithashtu, El-Ilah është prej emrave të bukur të Allahut, i cili është përmendur në Kuranin Fisnik. Allahu i Lartësuar thotë:
“Ilahu (i Adhuruari) i juaj është një Ilah (i Adhuruar) i vetëm. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Atij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.” (El Bekare, 163).
“Ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Ilah (të Adhuruar), përveç të cilit nuk tjetër që meriton të adhurohet. I Lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim).” (Et-Teube, 31).
“Thuaj: “Mua më është shpallur se Ilahu (i Adhuruari) i juaj është një i adhuruar; pra, a jeni myslimanë?!” (El Enbija, 108).
Interpretimi më përmbledhës dhe më i mirë i domethënies se emrit All-llah është transmetuar nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: “All-llah është poseduesi i uluhije-së dhe rububije-së mbi të gjitha krijesat e Tij.” [13]
Në këtë interpretim ai bëri bashkë mes dy gjërave:
1) Cilësinë e cila është e lidhur me Allahun dhe që rrjedhë prej këtij emri fisnik. Ajo është el-uluhije, dhe është cilësia për të cilin aludon fjala All-llah. Siç aludon për dijen, e cila është cilësi e Tij, fjala/emri El-Alim (i Gjithëdijshmi), apo për plotfuqishmërinë, e cila po ashtu është cilësi e Tij, fjala/emri El-Aziz (i Plotfuqishmi), apo për urtësinë, e cila gjithashtu është cilësi e Tij, fjala/emri El-Hakim (i Urti), apo për mëshirën, e cila po ashtu është cilësi e Tij, fjala/emri Err-Rrahim (Mëshirëploti), dhe emrat e tjerë të Tij të cilët aludojnë në cilësitë që qëndrojnë në Qenien/Vetën e Allahut dhe janë rrjedhojë e këtyre emrave.
Po ashtu All-llah është Ai që e posedon uluhijen. Kurse, el-uluhije, e cila është cilësi e Tij, është cilësia madhështore përmes së cilës Ai e meriton të jetë Ilah (i Adhuruar). Për më tepër Ai e meriton që askush të mos e shoqërojë në këtë cilësi madhështore nga asnjë aspekt/pikëpamje. Cilësitë e uluhije-së janë të gjitha cilësitë e përsosurisë, cilësitë e dinjitetit, madhështisë dhe bukurisë, dhe cilësitë e mëshirës, mirësisë, bujarisë, dhe bamirësisë.
Pra, këto janë cilësitë shkaku i të cilave Ai e meriton të jetë Ilah/të adhurohet. Ai është Ilah (adhurohet) për arsye se i përkasin cilësitë e madhështisë dhe mendjemadhësisë [14] (lartësisë). Është Ilah për arsye se veçohet me el-kajumije (mbajtjen e gjithçkaje), err-rrububije (zotërimin), sundimin dhe pushtetin. Është Ilah për arsye se veçohet me mëshirë dhe dhënie të dhuntive të dukshme dhe të padukshme ndaj të gjitha krijesave të Tij. Është Ilah për arsye se ka përfshirë çdo gjë me dijen, vendimin, urtësinë, bamirësinë, mëshirën, forcën, krenarinë/fuqinë, dhe mposhtjen/triumfin e Tij. Është Ilah për arsye se veçohet me vetëmjaftueshmëri të plotë dhe absolute nga të gjitha aspektet, ndërsa çdokush (gjë) tjetër është i nevojshëm për Të në të gjitha aspektet e në vazhdimësi. Është i nevojshëm për Të në ekzistencën dhe rregullimin/sistematizimin e çështjeve të tij, në furnizimin dhe asistencën ndaj tij, si dhe në të gjitha nevojat e tij. Dhe, është i nevojshëm për Të në nevojën dhe domosdoshmërinë më të madhe, e që është nevoja për adhurimin dhe teel-luh-in [15] e Tij të Vetmin. Pra, el-uluhije i përmban/përfshin të gjitha emrat e bukur dhe cilësitë e përsosura të Allahut.
2) Cilësinë që është e lidhur me robin dhe që rrjedhë prej këtij emri. Ajo është el-ubudije (të qenët rob/adhurues i Allahut). Pra, robërit e Tij e adhurojnë me dashuri dhe frikë. Allahu i Lartësuar thotë:
“Ai është i vetmi Ilah në qiell dhe i vetmi Ilah në Tokë” (Ez-Zuhruf, 84), domethënë që banorët e qiellit dhe ata të Tokës e adhurojnë me hir apo me pahir. Të gjithë i janë nënshtruar madhështisë së Tij, i binden dëshirës dhe vullnetit të Tij, dhe i përulen plotfuqishmërisë dhe kajumije-së së Tij. Ndërsa, robërit e Err-Rrahmanit (Gjithëmëshirshmit) e adhurojnë Atë me dashuri dhe frikë, dhe i japin Atij çdo gjë është në mundësinë e tyre prej adhurimit të zemrës, shpirtit, fjalëve dhe veprave, sipas pozitave dhe shkallëve të tyre (në besim). Allahu i Lartësuar ka bashkuar mes këtyre dy domethënieve në shumë vende të Kuranit, siç janë Fjalët e Tij:
“Me të vërtetë, Unë jam Allahu, s’ka Ilah (të adhuruar me të drejtë) tjetër përveç Meje, prandaj, vetëm Mua më bëjë ibadet (më adhuro) dhe kryej faljen për të më kujtuar Mua!” (Ta Ha, 14).
“Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka Ilah (të adhuruar me të drejtë) përveç Meje, andaj më adhuroni (më bëni ibadet) vetëm Mua!” (El Enbija, 25).
“Vetëm Atë adhuroje (ibadet) dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ndokënd që është i barabartë me Të?!” (Merjem, 65).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi