Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për një presidente grua në Shqipëri Empty Për një presidente grua në Shqipëri

Sun 3 Jun 2012 - 23:36
Message reputation : 100% (1 vote)
Për një presidente grua në Shqipëri Evis-Qaja
Evis Qaja
Raporti i gruas me politikën qëndroi për shumë dekada nën hijen e interesit shkencor. Në mjaft studime lidhur me politikën dhe sjelljen elektorale që janë ndërmarrë në Evropën e pasluftës, investigimi i rolit të gruas mes hapësirave politike përbënte një nënfushë të dorës së dytë. Në fund të viteve 1960, gratë nuk përjashtoheshin nga analiza politike. Këmbëngulja e tendencës kryesore, të shkencës politike (amerikane), filloi të merrej me strukturat legjislative politike, e ndërthurur me prezencën e pakët të grave në jetën politike, duke e përqendruar vëmendjen kryesisht tek “gruaja dhe politika”, si dhe kryesisht në sjelljen e saj elektorale. Realisht, “çështja e gruas” fsheh edhe çështjen e demokracisë aktuale në vetvete. Propozimi për inkurajimin e demokracisë mbështetet në investigimin e fillimeve të reja dhe procedurave të përafruara me ato të Bashkimit Evropian, për të pasur një themel të etikës politike. Sigurisht, për të vepruar nuk duhet të presim arritjen e një demokracie të tillë. Përkundrazi, përpjekja për një Presidente – një grua në realitetin shqiptar – do të sillte mjaft pozitivitet. Këto përpjekje do të përcjellin limite të reja në drejtësi, të individit, të marrëdhënies mes shtetit dhe qytetarit/es etj. Esencialisht, do të realizohet një riperceptim i nocionit universal dhe arritjes së “programit demokratik” si një kategori e jetës. Faktet kanë treguar se, gratë presidente në vende të ndryshme, kanë përcjellë me vete dhe çelësin e suksesit. Gjithashtu, gjatë periudhës së tranzicionit, shumë politikanë meshkuj janë akuzuar si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar (kryetarët e partive politike, opozita, si edhe shumë politikanë janë akuzuar si të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore, armëve dhe drogës). Gratë, nga ana tjetër, janë akuzuar rrallë për korruptim, por janë karakterizuar si të topitura ose të adoptueshme me klimën politike. Të ndërgjegjshme se politika është jo mikpritëse ndaj grave, ato mesa duket përpiqen të mos rrezikojnë statusin aktual që u ofron politika, e cila në Shqipëri është dhe rruga më e shpejtë për t’u pasuruar. Le ta provojmë edhe ne këtë sfidë të radhës sepse, në fund të fundit, është biologjia ajo që përcakton nëse do jemi femra ose meshkuj, ndërsa kultura përcakton çfarë do të thotë të jesh burrë ose grua, dhe çfarë lloj sjellje dhe atributesh personale janë të përshtatshme për secilën gjini. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi