Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Mos u dëshpëro!!! Empty Mos u dëshpëro!!!

Tue 5 Jun 2012 - 21:20
Me shpresë se vonimi në udhëtim është “Hajr-Mirësi” për ty...
Me shpresë se privimi nga martesa është “Hajr-Mirësi” për ty...
Me shpresë se shkurorëzimi është “Hajr-Mirësi” për ty...
Me shpresë se mos-pranimi në punë është “Hajr-Mirësi” për ty...
Me shpresë se steriliteti është “Hajr-Mirësi” për ty...

Allahu ka thënë: “…mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (Bekare, 216)

Mos u dëshpëro për ato gjëra që të ndodhin në jetë, se me lejen e Allahut ajo për ty është hajr-mirësi.

Thuhet: “Mos u anko e të të vijnë brengat dhe pikëllimi, por falënderoje Allahun do të vij lumturia.”

Falënderimi, falënderimi, falënderimi i takon vetëm Allahut deri sa ne jemi mirë dhe bëjmë gjumë pa barna qetësuese. E, nuk zgjohemi nga gjumi duke dëgjuar aparatet mbi trupin tonë në spitale.

Mos shiko mbrapa sepse ajo është e kaluar dhe të brengos, e as mos shiko përpara sepse ajo është ardhmëria që të shqetëson. Por, shiko lart në qiell sepse atje e ke Zotin tënd.

Allahu ka thënë: “Mbështetu ti - në të Gjallin (Perëndinë), i cili nuk vdes, dhe lavdëroje (Atë) - duke i bërë falënderime Atij! Ai i di mjaftë mirë mëkatet e robërve të Vet.” (Furkan, 58)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi