Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Venusi dhuron spektakël për herë të fundit deri në 2117

prej Wed 6 Jun 2012 - 19:57
Venusi dhuron spektakël për herë të fundit deri në 2117 Article-2155140-137849F1000005DC-12_964x648Vrojtuesit e yjeve rreth e qark globit u mblodhën për të parë një nga ngjarjet më të radha astronomike. Ata kanë parë sot kalimin transit të Venusit, i cili hyri mes Tokës dhe Diellit. Që një ngjarje e tillë të përsëritet duhet pritur edhe 105 vjet të tjera.

Transiti i Venusit ndodh dy herë në tetë vjet por duhet më shumë se një dekadë që të ndodh një cikël i tillë.
Venusi dhuron spektakël për herë të fundit deri në 2117 Article-2155140-137878CE000005DC-425_964x939
Gjatë kalimit Venusi dukej si një njollë e zezë që lëvizte në sipërfaqen e Diellit. Kjo zgjati për gati 18 minuta.Venusi dhuron spektakël për herë të fundit deri në 2117 Article-2155140-1378CE8A000005DC-421_964x483
Për astronomët kjo nuk ishte thjeshtë një spektakël i radhë planetar. Ishte gjithashtu një ngjarje e cila mund të përhapë kuriozitetin për universin.

Sul Ah Chim, kërkues nga Instituti i Astronominë në Korenë e Jugut thotë se shpreson që kjo të bëjë që njerëzit të shohin jetë me një perspektivë më të gjatë dhe të mos paken me problemet e e vogla të përditshme.

“Kur mendon për këtë në kontekstin e universit, 105 vite janë një periudhë shumë e vogël dhe Toka është vetëm një imcak blu”, shprehet ai.
Venusi dhuron spektakël për herë të fundit deri në 2117 Article-2155140-1378AB01000005DC-632_964x552
Kalimi transit i Venusit për herë të fundit ndodhi në vitin 2004 ndërsa para kësaj kishte ndodhur në vitin 1882.
Venusi dhuron spektakël për herë të fundit deri në 2117 Article-2155140-13787B5A000005DC-565_964x455
Venusi është një planet shumë i nxehtë dhe është një nga dy planetët më të afërta me Tokën. Ky ishte transiti i shtatë që prej vrojtimit për herë të parë të këtij fenomeni në shekullin e XVII. /F.S/


Venusi dhuron spektakël për herë të fundit deri në 2117 Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi