Share
Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

default Atij i pelqen shoqja ime

prej Sat 9 Jun 2012 - 20:39
Quhem Lorena dhe jam një lexuese e rregullt e gazetës suaj. Historia ime ka filluar para një viti, kur fillova shkollën e lartë. Normalisht që aty filluan dhe njohjet me djemtë. Në veçanti njoha një djalë, me të cilin mendoj se ishte dashuri me shikim të parë. Më pëlqente gjithçka tek ai, por i nuk ma varte fare. Ndjehesha shumë keq kur e shihja me vajza të tjera dhe në mënyrë që të mos vuaja më, vendosa që ta harroja. Më kujtohet si sot një ditë, kur duhet të shkoja në shkollë që në mëngjes herët. Ishte ditë me shi. Hyra në shkollë dhe ai ishte aty vetëm. Ai më pa, por unë i shmanga shikimin dhe ika. E dija që do të filloja të krijoja iluzione prandaj u largova. U mërzita me veten time që e kisha parë, unë e dija që vetëm një shikim më bënte keq, duke qenë se nuk kishim folur asnjëherë me njeri-tjetrin. Koha kaloi dhe unë mendoja se e kisha harruar. Por një ditë, rastësisht u takuam, pikërisht ditën kur unë mendoja se nuk do ta shihja. Ai ishte përballe meje, unë isha indiferente ndaj tij, bëja sikur nuk e shihja. Ai ishte me një vajzë dhe më shihte. Dukej sikur e pyeste nëse më njihte. Unë vazhdoja të isha indiferente. Natyrisht që ai e kishte kuptuar që mua më pëlqente, ose të paktën më tërhiqte diçka nga ai. Koha kaloi dhe kur nuk e prisja e pashë sërish. Këtë herë nuk e kisha vënë re praninë e tij. Unë dilja nga një klasë dhe kur ngrita shikimin pashë atë që po më shihte duke qeshur. Doja të vdisja, nuk e dija se çfarë të bëja. E vetmja gjë që më shkoi ndërmend ishte të kthehesha për t’i folur një shoqes sime. Kur u ktheva sërish ai nuk ishte më aty. Kështu kaluan ditët dhe unë vazhdoja të përplasesha më të nga të gjitha anët. Sa herë që e shihja, ai më shihte me një shikim dhe një buzëqeshje që më hiqte mendjen. Por kurrë kjo situatë nuk avancoi më tej edhe pse unë shpresoja shumë. Doja që ai të më afrohej dhe të më fliste, por kur unë shihja që ishte duke e bërë e shmangia. Kisha frikë se nuk do të ishte ajo që unë shpresoja. Sërish vendosa ta harroja. Kaluan muajt, një kurs i ri filloi. U ktheva me dëshirë për të mësuar dhe për t’u argëtuar. Kur hyra në sallë e pashë. Këtë herë ishte e pashmangshme ta shihja. Ai do të ishte në klasën time. U ndjeva shumë keq, prania e tij më shqetësonte. Bëhesha nervoze sikur ai të ishte diçka e keqe për mua. Nuk dija se çfarë të bëja tjetër veçse të duroja. Atëherë e kuptova se ai më pëlqente shumë, aq sa nuk mund ta shihja. Ai gjithmonë më shihte me të njëjtën fytyrë. Shoqet e mia më thoshin se unë i pëlqeja, por ai kurrë nuk m’u afrua. Kështu kaloi semestri dhe unë që i kisha vënë qëllim vetes që të mësoja dhe të argëtohesha nuk mund ta bëja. E mora lëndën një pesë sa për të kaluar, por që nuk dija asgjë. Semestrin e ardhshëm nuk e pashë më dhe as nuk përplasesha më me të. Ndjehesha më e çliruar vazhdova me projektet e mia, derisa një ditë e pashë sërish. Këtë herë bëra sikur nuk më interesonte. Ai pa se ku isha unë dhe përshëndeti shoqen time. Pak më vonë mora vesh se ai i vardisej shoqes sime dhe kjo më lëndoi shumë. Megjithatë vazhdova përpara, ç’të bëja tjetër? Sido që të ishte ai kurrë nuk bëri asgjë që të tregonte interes për mua. Vazhdova si gjithmonë edhe pse brenda meje po zieja. Kaloi koha, e shihja herë pas here, por nuk më interesonte, gjithsesi atij i interesonte shoqja ime. Deri më sot vazhdoj me të njëjtën gjë: nuk e di se çfarë është kjo që po ndjej për të. Më e çuditshmja është se nuk di asgjë për të dhe as ai për mua. Kemi miq të përbashkët, por nuk ka ndodhur asgjë. Sa vjen e bindem më shumë që ta harroj, por kur e shoh diçka rilind brenda meje dhe trishtohem.


Gabojmë
gjithmonë. Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për
të mësuar. Mësojmë që të mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për
të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur,
për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!

Meshkujt janë si macet. Kur i ushqen të gërvishtin. Kur i nxjerr jashtë, qajnë pas dere.

Atij i pelqen shoqja ime Image
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi