Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Sara Liu Yang e para grua kineze në hapësirë Empty Sara Liu Yang e para grua kineze në hapësirë

Sun 17 Jun 2012 - 10:22
Sara Liu Yang e para grua kineze në hapësirë 16305d1339911059-sara-liu-yang-e-para-grua-kineze-ne-hapesire-kinezja-234-vjeçarja niset nesër për në stacionin hapësinorë Tiangong-1, bashkë me dy kolegëMajore Sarà Liu Yang, 34 vjeç, është e para grua kineze që do të udhëtojë në hapësirë. Lajmi është bërë publik sot nga një zëdhënës i agjencisë hapësinore kineze.

Sipas njoftimit nesër në orën 18:37 (12:37 në Shqipëri), do të hidhet në hapësirë, anija kozmike Shenzhou (Anija Hyjnore) IX, që do të ketë për detyrë të arrijë në stacionin hapësinorë Tiangong (Pallati Qiellor)- 1, ku Liu Yang dhe dy kolegët e saj të aventurës do të kryejnë kontrolle dhe matje për 10 ditë, përpara se të rikthehen në Tokë.
Në vitin 2003, Kina u rendit në vendin e tretë për fuqinë hapësinore, pas Rusisë dhe SHBA-së, duke hedhur në orbitë “Shenzhou V” e drejtuar nga koloneli Yang Liwei. Në vitin 2008, Zhai Zhigang ishte i pari “taikonauta” (nga tai kong, që përkthehet hapësirë në kinezçe) që shëtiti për 22 minuta në hapësirë.
Me vendosjen në orbitë të stacionit eksperimental Tiangong-1, në shtator të vitit 2011, programi hapësinorë kinez, i lançuar në vitet ’50 është rigjeneruar gjatë 9 viteve të fundit, duke shënuar hapa përpara. Mendohet që Tiangong-1 të zëvendësohet nga një stacion i përhershëm përpara vitit 2020.
Burimi: G.shqip


Liu Yang, është zgjedhur pas një seleksionimi tepër të kujdesshëm dhe është konsideruar si një pilote me eksperiencë të madhe. Ajo ka lindur në provincën qendrore të Henan dhe ka hyrë në ushtri në vitin 1997. Që prej vitit 2001 është anëtare e Partisë Komuniste Kineze. Në vitin 2010 ka marrë çmim si pilote “model”, sepse ka arritur të “ruajë qetësinë” dhe të ulë avionin në tokë pa asnjë dëmtim, pasi 18 pëllumba kanë dëmtuar helikat e avionit të saj.

Sipas gazetës “Shenzhen Special Zone Daily”, Liu Yang është “vajzë e vetme dhe pasioni i saj është të mbajë fjalime patriotike”. E njëjta gazetë ka shkruar se gjatë katër viteve të para të stërvitjes, ajo nuk i ka lejuar prindërit të shkojnë ta takojnë, me pretendimin se: “shqiponjat e reja nuk mund të mësojnë të fluturojnë nën flatrat e familjeve të tyre”.



Bashkë me të, në bordin e anijes kozmike Shezhou IX do të jenë dy ekspertë pilotë ushtarakë: Jing Haipeng e Liu Wang. Anija kozmike do të niset nga poligoni i Jiuquan, në shkretëtirën e Gobit, në Mongoli. Misioni i nesërm, do të jetë i katërti i realizuar nga Pekini.
Sara Liu Yang e para grua kineze në hapësirë 16306d1339911091-sara-liu-yang-e-para-grua-kineze-ne-hapesire-kinezja-1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi