Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Tokio, në vend të skeleteve zbulojnë perla Empty Tokio, në vend të skeleteve zbulojnë perla

Fri 22 Jun 2012 - 13:54
Tokio, në vend të skeleteve zbulojnë perla 55655TOKIO- Arkeologët japonezë njoftuan sot se kishin zbuluar në një varrezë, jo shumë larg Kiotos, ish-kryeqytet perandorak, një bizhuteri prej xhami e punuar nga një artizan romak.

Objektet u gjetën në varrezën "Utsukushi", një qendër funeralesh në Nagaoka që daton që prej shekullit të V pas Jezu Krishtit, nga shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Kërkimit për Trashëgiminë Kulturore.

Bëhet fjalë për tre perla xhami me ngjyrë të verdhë me një diametër prej pesë milimetrash, mbi të cilat shfaqen shkëlqime.
Studiuesit kanë zbuluar praninë e karbonatit të sodiumit, një përbërës kimik natyral i përdorur nga artizanët romakë.

"Këto janë objekte xhami, më të lashtat të zbuluara ndonjëherë në Japoni, shumë të rralla dhe padyshim të prodhuara në Perandorinë Romake dhe më pas të dërguara në Japoni'', theksoi Tomomi Tamura, studiues në këtë institut.
(e.m/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi