Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default 20-vjet Janullatos, hapet sot Katedralja

prej Sun 24 Jun 2012 - 12:41
20-vjet Janullatos, hapet sot Katedralja 55714TIRANE-Prej ditës së sotme, të gjithë besimtarët ortodoks do të kenë një katedrale madhështore në qendër të Tiranës, e cila inaugurohet në kuadër të 20-vjetorit të zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Anastasit, si Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë.

Referuar zyrës së shtypit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, mësohet se ceremonitë për inaugurimin e Katedrales së re Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” do të nisin rreth orës 10:30, pas Liturgjisë Hyjnore dhe më pas në orën 18:00 do të zhvillohet një koncert në sallën e re, pranë Katedrales. Përveç, autoriteteve të larta shtetërore, trupit diplomatik dhe krerëve të komuniteteve të tjera fetare, të ftuar në këtë ceremoni do të jenë edhe përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike, Kryepiskopi i Amerikës Hirësia e Tij Dhimitri dhe Mitropoliti i Filadelfias, Hirësia e tij Melitoni; Hirësia e Tij Nikoni, Kryepiskop i Bostonit dhe i Arqidioqezës shqiptare të OCA si dhe një numër i madh klerikësh të cilët kanë ndihmuar në ringritjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri.
Katedralja “Ngjallja e Krishtit”
Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, është ndërtuar në qendër të kryeqytetit, në një truall që u dha gradualisht nga autoritetet shtetërore në kompensim të truallit të kishës së vjetër katedrale të Tiranës, e cila u shkatërrua nga regjimi ateist më 1967. Për studimin arkitekturor të veprës, në vitin 2002 u zhvillua një konkurs ndërkombëtar, ku fitues u shpall zyra “Papadatos Partnership LLP Architects”, nga Nju Jorku. Kompleksi i veprës përbëhet nga këto korpuse: Kisha katedrale, Kishëza, Kambanorja, Selia e Sinodit të Shenjtë dhe Qendra Kulturore. Koncepti arkitekturor i Kishës katedrale mbështetet në ciklin që përmban kuptimin e kohës së pafundme, aksi kulmor i të cilit përbën edhe qendrën e të gjithë ansamblit. Ky aks është po ashtu edhe qendra e një kryqi të madh, me gjatësi dhe gjerësi 49 m, krahët e të cilit përbëjnë masat kryesore mbështetëse të kishës. Kisha mbulohet me kupolë, me diametër të brendshëm 26 m dhe lartësi 23 m, ndërsa katër masat mbështetëse përfundojnë me mbulesa gjysmë cilindrike.

(d.b/Thimi Samarxhiu/BalkanWeb)


20-vjet Janullatos, hapet sot Katedralja Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

default Re: 20-vjet Janullatos, hapet sot Katedralja

prej Mon 23 Jul 2012 - 18:05
Ala merr fryme ky Janullatosi-kali i trojes se shekullit 21?!
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Re: 20-vjet Janullatos, hapet sot Katedralja

prej Mon 23 Jul 2012 - 18:28
sa e urrej ate njeri njeri janullatosin sss


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 20-vjet Janullatos, hapet sot Katedralja 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Sponsored content

default Re: 20-vjet Janullatos, hapet sot Katedralja

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi