Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Kosova përçanë FIFA-n dhe UEFA-n

prej Sun 24 Jun 2012 - 18:57
Është mësuar se FIFA është e gatshme të diskutojë sërish për këtë çështje në një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv me 17 korrik në Cyrih, vendim ky që ka nxitur UEFA-n të mbajë mbledhje emergjente në Komitetin e tyre Ekzekutiv në Kiev me 30 qershor në mënyrë që ta hartojë një plan veprimi.

FIFA dhe UEFA vazhdojnë të mbeten në konflikt mes vete nëse duhet ti lejojnë Kosovës që të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare, apo jo. Zyrtarët evropianë janë të inatosur me vendimin e FIFA-s që Kosovës t’i lejohen miqësoret, pasi këtë e shohin si një tentim të Federatës Botërore për t’i minimizuar rregullat e UEFA-s.

Muajin e shkuar drejtuesit e FIFA-s janë pajtuar për t’i hequr bllokadën përfaqësueses së Kosovës, ndonëse anëtarët evropianë votuan kundër apo abstenuan për këtë çështje.

Është mësuar se FIFA është e gatshme të diskutojë sërish për këtë çështje në një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv me 17 korrik në Cyrih, vendim ky që ka nxitur UEFA-n të mbajë mbledhje emergjente në Komitetin e tyre Ekzekutiv në Kiev me 30 qershor në mënyrë që ta hartojë një plan veprimi.

“UEFA dëshiron ta diskutojë këtë çështje të Kosovës para FIFA-s”, – ka thënë një zyrtar i lartë në FIFA që ka dashur të mbetet anonim. “Anëtarët e UEFA-s janë tepër të tërbuar”.

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, beson se vendimi i FIFA-s për ta afruar Kosovën është “plotësisht politik” dhe është në kundërshtim me statutin e UEFA-s, që thotë se shteti anëtar duhet të njihet nga Kombet e Bashkuara fillimisht e më pas të bëhet anëtare e rregullt e dy insitucioneve më të mëdha të futbollit./Kohasport/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi