Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Shkencëtarët vërtetojnë se në Mars bie borë

prej Sun 24 Jun 2012 - 21:08
Shkencëtarët vërtetojnë se në Mars bie borë Debora-300x168Një tjetër zbulim mbresëlënës bënë shkencëtarët për planetin e kuq, Marsin.

Këtu e shumë kohë, është vërtetuar se në polet e planetit të kuq bie dëborë. Gjithashtu, siç citon alb-observer.com, është vërtetuar përbërja e dëborës, e cila përbëhet nga kristalë të ngrirë dhe dyoksid karboni.

Studiuesit e MIT, pretendojnë se ata mundën të “matin” madhësinë e flokëve të dëborës, të cilat janë mikroskopike. Sipas rezultatit të studimit të tyre, një flok dëbore ei marsit, ka madhësinë e një qelize të kuqe gjaku.

“Nëse gjendet dikush në Mars, do ta përjetojë rënien e borës si mjegull, ngaqë ajo nuk bie flokë-flokë, por si grimca të rafinuara”, pohon Kerry Kachoi, profesore e Aeronautikës dhe Astronautikës në MIT dhe anëtare e ekipit të studiuesve, të cilët u bazuan në të dhënat që janë dërguar nga satelitët e MGS dhe MRO, që ndodhen në orbitë rreth marsit. Studimi i tyre u botua në revistën shkencore “Journal of Geophysical Research”.

Robotët hulumtues të Marsit, kanë dërguar imazhe të dëborës tek bie në polet e planetit të kuq./alb-observer.com/Shkencëtarët vërtetojnë se në Mars bie borë Mars-debor


Shkencëtarët vërtetojnë se në Mars bie borë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi