Share
Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

default Prinderit nuk e pranojne, sepse eshte pa shkolle

prej Tue 26 Jun 2012 - 13:19
Message reputation : 100% (1 vote)
Unë jam një studente në universitetin e Gjirokastrës. Vendosa të shkruaj, sepse dua që më jepni ndonjë këshillë për historinë time. Problemi im është se prindërit e mi nuk pranojnë lidhjen time. Ata e dinë shumë mirë që ne duhemi, por ama mendojnë se ai nuk është djali i duhur për mua. Prindërit e mi kanë shumë pretendime për mua, normale si çdo prind për fëmijën e tij, por me këto që po bëjnë ata unë kam arritur të mendoj se ata nuk arrijnë ta kuptojnë lumturinë time dhe në vend që të më mbrojnë dhe të më dhurojnë një jetë të qetë po ma shkatërrojnë atë dita-ditës. Ata nuk e pranojnë të dashurin tim, sepse ai është pa shkollë. Unë i dija pretendimet e tyre, sepse shpeshherë më kanë thënë se nuk duan një dhëndër pa shkollë, por ja që nuk kam çfarë t’i bëjë, sepse zemra nuk komandohet. Atë e kam njohur kur shkoja në shkollë. Kaloja përditë para punës së tij. E kisha vënë re që më shihte në një mënyrë shumë të veçantë por nuk doja t’i jepja rëndësi, duke qenë se nuk doja një lidhje. Ai një ditë më ndaloi në rrugë dhe më propozoi. Unë natyrisht që në fillim nuk e pranova, jo se do doja të bëja të vështirën, por me të vërtetë nuk doja. Por ai insistoi aq shumë dhe u bë aq i pranishëm në jetën time, saqë unë nuk mund të qëndroja më indiferente. Çdo ditë bëhesha kurioze nëse ai do të ishte aty duke më pritur që të kaloja si gjithmonë. Sa herë që nuk ishte se ç’ndjeja përbrenda, nuk e kuptoja. Ama sa herë që e shihja që ai ishte aty, zemra fillonte dhe më rrihte fort. Papritur dhe pa kuptuar fillova të dashurohesha me të, ishte e pashmangshme. Pas pak kohësh dolëm për kafe dhe filluam të njiheshim. Fillova ta kuptoja se ishte një djalë ndryshe nga ai që kisha menduar. Ishte inteligjent, zemërmirë dhe shumë i dashur. Jeta nuk ishte treguar shumë bujare me të dhe ishte detyruar që i vogël të punonte si mekanik në punishten e të atit për të siguruar ndonjë para. U dashurova çmendurisht me të dhe nuk më interesonte më nëse ishte pa shkollë, apo me shkollë. Ai do të ishte djali që unë do të doja të kaloja jetën. Qëndruam dy vjet të lidhur dhe më pas ai më kërkoi që të fejoheshim. E dija që do ta kisha të vështirë me prindërit, sepse i njihja shumë mirë. I tregova në fillim mamit dhe ajo menjëherë reagoi shumë keq. Më tha se nuk do të bënte një dhëndër pa shkollë dhe një krushqi me një familje si ajo e tij. U ndjeva shumë keq, megjithatë unë isha e bindur dhe nuk do të hiqja dorë. I kërkova që ajo t’i tregonte babit dhe kur ai e mori vesh u tërbua fare. Më thanë se ata nuk do të më pengonin që të ikja me të, por ama pëlqimin e tyre nuk do ta merrja kurrë dhe nëse ikja ta mendoja mirë, sepse nuk do të më pranonin më. Tani unë këtë muhabet nuk e besoj shumë, sepse të gjitha ato që janë rrëmbyer pas pak, apo shumë kohësh kanë folur me familjen, por problemi është se unë nuk dua të veproj kështu. Unë kam ëndërruar fustanin e bardhë dhe për mua është shumë e rëndësishme të marrë pëlqimin e prindërve të mi, të cilët kanë bërë shumë për mua. Realisht nuk di si të veproj që t’ua mbush mendjen, atë e dua dhe prindërit nuk dua t’i mërzit. Unë e kam vendosur, ose me të, ose vdes, kthim pas nuk ka, por ama si të bind familjen time? Ata nuk duan as ta takojnë, sepse nëse e bëjnë jam e sigurt që do të ndryshojnë mendim. Faleminderit që më dhatë mundësinë të shprehem, ju përshëndes.


Gabojmë
gjithmonë. Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për
të mësuar. Mësojmë që të mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për
të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur,
për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!

Meshkujt janë si macet. Kur i ushqen të gërvishtin. Kur i nxjerr jashtë, qajnë pas dere.

Prinderit nuk e pranojne, sepse eshte pa shkolle Image
e-harruara
e-harruara
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 259
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : -----
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/05/2012

default Re: Prinderit nuk e pranojne, sepse eshte pa shkolle

prej Tue 26 Jun 2012 - 16:40
Message reputation : 100% (1 vote)
persh e nderuara silvana me vemendje lexova ket tregim tendin te jetes se dashuris sate... une vetem nje kshill ta jap e nderuar ty per ket qe une mendoj se si e kisha ber per veten time qe te marre nje vendim... ti paske nje koh qe po nifeshe me ate djal po me vjen mir qe kuptohi bashk po me vjen mir qe aj punon ska rendsi se qa punon apo qa ka te kryer nga shkolla e nderuar nje kshill prap per ty edhe prindet tu se shkolla nuk te ben njerij po qe se nuk ki shpirt e mendje te pastert e dituri te mirfillt per jeten e ardhmerin ti qenke stundete po ti do ta krysh shkollen edhe do punsohesh do behesh mbajtse e familjes njet si aj djali qe asht auto mekanik vetem nje gje kije parasysh e nderuar silvana se profesijonin qe ka aj djali qe thua ti si auto mekanik kurre sdo te lije pa para ty as fmit qe do vazhdoni jeten bashk se asht zanat qe gjithmon ka burim parash kjo une mendoj asht shum e mir per ardhmerin tende edhe krijimin e familjes bashkarisht me ate djalin se edhe ky djal i rij po te kishte mundsij do te behej kategorij e jotja me fakultet po mundsit e tregojn te verteten e gjdokujt ne jet e sa i perket prinderve tu ty duhet te kuptojn mir se asht dashurija e jetes sate pse tete prishin ket dashurij pershkak te mos shkollimit te tij me vjen shum keq qe vlersojn njerzit nga shkolla e nuk vlersojn nga diturija e nese ti e don me shpirtin edhe aj ty ather prindet ne vend te vet dashurija vendin e vet e ka nuk kan pse idhnohen ata po neqese ik e merr ate person se nuk po te japin ndryshe mundsij prindet tu me vjen keq po edhe nese e ki anderr vellon e bardh ather vishe te aj djali adhe aty ka te njeten domethonje per ty veshesh si nuse ne shtepin e djalit aty ku do fillosh ardhmerin tende po mendo mir se ne jet niher vendoset e njeher dashurohet shpresoj edhe nga zemra te uroj qe te jeni qifti ma i lumtur ne bot lumturija ju percjellt ne gjdo hap engjujt per ju mbrojshin ket dashurij per ju te dyt e lus zotin qe prindet tu te te kuptojn nje dit se me te vertet aj djal asht fati yt te uroj gjith te mirat ty edhe atij djali Prinderit nuk e pranojne, sepse eshte pa shkolle 4115190132 Prinderit nuk e pranojne, sepse eshte pa shkolle 2550940759
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 27
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

default Re: Prinderit nuk e pranojne, sepse eshte pa shkolle

prej Tue 26 Jun 2012 - 20:47
Nuk jan histori qe me perkasim mua por marr nga GAZETA GAME OVER...


Gabojmë
gjithmonë. Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për
të mësuar. Mësojmë që të mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për
të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur,
për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!

Meshkujt janë si macet. Kur i ushqen të gërvishtin. Kur i nxjerr jashtë, qajnë pas dere.

Prinderit nuk e pranojne, sepse eshte pa shkolle Image
Sponsored content

default Re: Prinderit nuk e pranojne, sepse eshte pa shkolle

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi