Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kampionët e Evropës ndeshje miqësore me Kuqezinjtë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë?

prej Tue 3 Jul 2012 - 14:16
Kampionët e Evropës ndeshje miqësore me Kuqezinjtë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë? Spanja-300x224Duket se për 100 vjetorin e Pavarësisë, ambasadori spanjoll në Tiranë, Rafael Tormo Perez, ka për ti bërë një dhuratë të cmuar sportdashëve shqiptarë. Në një intervistë për një media, ai ka premtuar se do bëjë përpjekje për të sjellë në Tiranë Kampionët e Evropës, për të luajtur një ndeshje miqësore me kombëtaren tonë. Megjithëse pranon që kjo ardhje është pak e komplikuar pasi koha në dispozicion është shumë e paktë dhe axhenda e ndeshjeve të kombëtares spanjolle tashmë është miratuar, ai thotë se do bëjë përpjekjet e tij pasi e di që shqiptarët kanë një pasion të madh për futbollin.
Më pas ai ka rrëfyer se duke qenë pak supersticioz, ai e ka ndjekur ndeshjen me një rreth të kufizuar njerëzish, por pastaj kur ndeshja mori tjetër rrjedhë, ai nisi një festë. Ndërkohë ai nuk e fsheh pak zhgënjimin që në Shqipëri ka shumë pak tifozë të Spanjës, por thotë se i pëlqen fakti që Italia e Shqipëria janë kaq të lidhura./alb-observer.com/


Kampionët e Evropës ndeshje miqësore me Kuqezinjtë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi