Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Pushohen 28 pedagogë të Anglishtes, fakulteti rrezikon vitin e ri shkollor

prej Tue 3 Jul 2012 - 16:08
Pushohen 28 pedagogë të Anglishtes, fakulteti rrezikon vitin e ri shkollor Klodeta-DibraNdërkohë Këshilli i Administrimit të Universitetit të Tiranës me propozim të rektorit Dhori Kule ka pushuar nga puna 28 mësues të të gjuhës angleze në Fakluktetin e Gjuhëve të Huaja. Ky shkurtim masim duket se do të rrezikojë vitin akadmemik 2012-2013 që nis në muajn tetor. Klodeta Dibra, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, është shprehur se boshllëku i krijuar do të sjelli pasoja të mëdha për studentët. Në një deklaratë për mediat zonja Dibra shpjegon: “Departamenti i Gjuhës Angleze ka 50 persona staf pedagog dhe shkrutimi bëhet fjalë për të hequr 28 pedagogë, për të mbajtur 22 pedagogë. Krijimi i këtyre bërthamave të çdo Fakulteti duke marrë stafin pedagogjik nga stafi i Gjuhëve të Huaja natyrisht lë një boshllëk dhe një vakum shumë të madh sepse unë në tetor gjendem para një pikëpyetjeje shumë të madhe, kush do më japë mësim? Pra 2/3 e lëndëve e ciklit të parë dhe të dytë nëse mua më ikin një numër i konsideruar i pedagogëve sepse është më shumë se 50% kush do e zhvillojë mësimin”.

Në deklartaën e saj ajo ka treguar se për këtë vendim nuk është pyetur Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Mësohet se më herët, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i është drejtuar me shkresa zyrtare rektorit Dhori Kule për shtim të stafit akadmik për të mbuluar ngarkesën, gjë që jo vetëm nuk është marrë parasysh, por përkundrazi, është shoqeruar me propozimin për shkurtim edhe të numrit të pedagogëve ekzistues.
“ Ende asnjë reagim, ende asnjë komunikim qoftë për të kërkuar edhe disa sqarime. Kjo është shumë shqetësuese sepse sezoni i verës po vjen, është mbyllur procesi mësimor dhe po mbyllet edhe procesi i provimeve. Pedagogët ndërkohë janë shumë të shqetësuar”,- u shpreh Dibra./alb-observer.com/


Pushohen 28 pedagogë të Anglishtes, fakulteti rrezikon vitin e ri shkollor Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi