Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Europa League: Sot luajnë Tirana, Flamurtari dhe Teuta

prej Thu 5 Jul 2012 - 15:19
Europa League: Sot luajnë Tirana, Flamurtari dhe Teuta Europa-league-logo-300x200Tri skuadra shqiptare do të përballen ditën e sotme me 3 skuadra evropiane, në kuadër të Europa Ligë.

Ato janë Tirana, Flamurtari dhe Teuta që do të presin në stadiumet shqiptare Grevenmacher, Budapest Honved dhe Metalurg përkatësisht.

Këto ndeshje do të zhvillohen sot, pas shortit të hedhur nga UEFA në muajin qershor, ndërsa ndeshjet e kthimit to të mbahen më 12 korrik.

Në muajin qershor UEFA hodhi shortin e Kupës se Kampioneve dhe Europa Lige për skuadrat pjesëmarrëse të Kontinentit të vjetër.

Në vazot e shortuara kanë qenë edhe emrat e skuadrave nga Shqipëria, të cilat për pozicionet e merituara të Edicionit 2011-2012 do të ndeshen me kundërshtarët në Kupat e Europës.

Kështu, në Kupën e Kampioneve skuadra fituese e titullit të lartë në vendin tonë Skënderbeu do të ndeshet me Debrecen të Hungarisë me datë 17 ose 18 korrik në Korçë dhe 24 ose 25 korrik në Debrecen, Hungari.

Për Europa Lige shorti rezervoi këto përballje:

KF Tirana – Grevenmacher (Luksemburg) takimi i parë është në Tiranë më 05.07.2012.

FK Flamurtari – Budapest Honved (Hungari) ndeshja e parë do të luhet në Vlorë më 05.07.2012.

KF Teuta – Metalurg (Gjeorgji) ndeshja e parë do të luhet në Durrës më datë 05.07.2012.

Të gjitha takimet e kthimit për Europa Lige do të zhvillohen më datë 12.07.2012.

/alb-observer.com/


Europa League: Sot luajnë Tirana, Flamurtari dhe Teuta Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi