- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Ruli: “Kthimi tek kooperativa është zgjidhja më e mirë”
Thu 5 Jul 2012 - 19:06
Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Genc Ruli është shprehur në një takim me Shoqatën e Bashkëpunimit Bujqësor: “Emrin mund t’ia vësh si të duash. Ka pasur federata, shoqata. Por në thelb janë kooperativa dhe synojnë të jenë të tilla dhe të funksionojnë të tilla.”
Ministri i Bujqësisë, citon alb-observer.com, ka risjellë në vëmendje atë që dikur u gjykua si një nga gabimet më të mëdha.
E megjithatë, ministri Ruli, në atë çka deklaroi nënkupton modelet e kooperativave moderne që ekzistojnë në vendet e BE-së dhe jo të modelit të dikurshëm, ku ai theksoi se: “në Shqipëri është shumë e vështirë, thuajse e pamundur të gjesh eksperienca të kooperimit bujqësor sipas modeleve europiane. Emrin mund t’ia vësh si të duash. Ka pasur federata, shoqata. Por në thelb janë kooperativa dhe synojnë të jenë të tilla dhe të funksionojnë të tilla”.
Sipas tij, modeli i kooperativave që shteti do të ngrejë, do të bazohet në ato modernet që ekzistojnë në Bashkimin Europian, pasi termi kooperativë, tek ne ka një kuptim të keq, pasi menjëherë kujtesa të çon në sistemin komunistë ku kooperativat ishin element i çpronësimit dhe keqpagimit të fshatarit.
Ministri Ruli theksoi ndër të tjera se tashmë parimi bazë i tyre janë investitorët, të cilët dhe do ta menaxhojnë këtë model të ri, pasi kështu do të sigurohet dhe do të shpërndahet në mënyrë të drejtë përfitimet nga përdoruesit e saj.
“Ky proces reformimi u bë në momentin e duhur, kur ishin maturuar gjithë faktorët psikologjikë e kulturorë dhe ata ekonomikë. Nuk mund të mbështeteshin menjëherë kooperativat pas viteve ’90-të. Nuk ka pasur në Shqipëri as realitet të mirëfilltë kapitalist para viteve ’40. Me krijimin e 1 milion pronarëve të tokës pas shkrirjes së kooperativave apo ndërmarrjeve bujqësore nuk ishte e lehtë. Por tashmë aktiviteti bujqësor nuk është më ai i mbijetesës, por ai i orientimit nga tregu.”, vuri në dukje ministri Ruli./alb-observer.com/

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Ruli: “Kthimi tek kooperativa është zgjidhja më e mirë”
Thu 5 Jul 2012 - 19:14
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|