161 vjet nga lindja e ilirologut britanik Sir Artur Evans (“Letrat Ilire”)
Sun 8 Jul 2012 - 14:39
Më 8 korrik 1851 shënon lindjen e Artur Evans, arkeolog britanik, i cili zbuloi Knoson, qytetin antik në Kretë dhe gjithë atë qytetërim që e quajti “minoik”.
Më 1878, në moshën 27-vjeçare, para se ta përmbyllte misionin e tij ballkanik, ai kish publikuar të famshmet “Illirian Letters” (Letrat Ilire). Interesi i tij për ilirët e Jugut i kalonte kufijtë e pasionit; vetëm akuzat e austro-hungarezëve për spiunazh në gji të territoreve të reja të perandorisë së hasburgëve do ta pengonin Evansin të thellohej përfundimisht në këtë territor.
Puna e Evansit si ilirolog u njoh më 1880-ën, kur në volumin e 20-të të Numismatic Cronicle ai publikoi një gjetje të rëndësishme monedhash të shek. II p.e.s., të ndodhura në fshatin Selcë të Alpeve Shqiptare. Më 1911 mbretëresha e Anglisë e shpalli Kalorës, duke i shtuar emrit të tij titullin Sir.
Sir Evans vdiq në vitin 1941 në moshën 90 vjeç./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|