Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

C'eshte skizofrenia? Empty C'eshte skizofrenia?

Sun 8 Jul 2012 - 15:28
Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative.

Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëriaSkicofrenia është formë e përseritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh quajnë 'çmenduri'.

Psikiatri Eugen Bleuler ka perdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “ shpirt i ndarë”.

Psikiatërt e klasifikojnë skicofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë, sipas mendimit të tyre, një person nuk mund t’i dalloj mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intenzive nga realiteti (peceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta). Përveç këtyre simptomeve, personi mund të dëgjoj zëra, apo besojnë që njerëzit e tjerë mund të ju lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre.

Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptome si çrregullim psikiatrik. Për t’i trajtuar këto simptome ata zakonisht u japin pacientëve barna të forta për qetësim (benzodiazepine - tranquillisers). Megjithatë çdokush nuk i beson këto mendime të këtyre episodave psikologjike. Ide alternative për këtë është se këto janë reaksione natyrale dhe logjike përshkak të ndonjë ngjarje të keqe në jetë; me fjalë të tjera nga ndonjë shqetësimi të madh. Shumë njerëz preferojnë ta shikojnë skicofreninë në mënyrë të përgjithshme. Ata e theksojnë nevojën për të menduar për përvojat individuale dhe rëndësinë për të kuptuar se çka do të thojnë këto përvoja për atë individ.

Për shembull dëgjimi zërave, në disa kultura të ndyshme dhe në disa sisteme besimtare spirituale ka kuptim tjetër domethënës.

Dy (ose më tepër) nga simptomat e më poshtme, prezente në një pjesë kohe rreth një mujore (ose edhe me pak) jane të mjaftueshme për te percaktuar pacientin si skizofren:

1. Deluzione
2. Halucinacione
3. Fjalim/mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
4. Sjellje katatone, ose çrregullsi e theksuar në sjellje
5. Simptoma negative - humbje e funksioneve normale, si psh: mungese iniciative, mungesë dëshire, varferim (ose bllokim i plotë) fjalimi, etj.

B: Çrregullimi në jetën soociale/profesionale:

Çrregullim, i tillë që rënja në prodhimtari të jetë e dukshme nga ç'ka qenë para shfaqjes fillestare te simptomave, në një ose më teper fusha të funksionimit si psh: puna, marredhenjet interpersonale, kujdesi per vetën... etj, gjatë një periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjës së sëmundjes ose simptomeve skicofrenik

C: Kohëzgjatja:

Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të pakten një muaj që nga shfaqja e simptomeve nga grupi A (faza aktive e simpomave), dhe mund të përfshijë periudha të simptomeve si fazen aktive te keqësimit ose fazën e shfaqjës se simptomeve pozitive (dmth. permirësim në funksione te ndryshme).
Këto simptome mund të jenë të njejta me sëmundjet tjera mentale siq janë çrregullimi bipolar dhe çrregullim skicoafektive apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik.
Psikiatërt dallojnë gjatë diagnozës se skicofrenisë disa sipmtomeve pozitive dhe negative.


Simptomet pozitive përfshijnë:

Mendime të çrregulluara
Halucinime, si dëgjime të zërave apo tingujve
Deluzionet
Iluzionet

Simptomet negative përfshijnë:

kur ndjehen të pa interesuar dhe pa emocionalisht të zbrazët
pamundësi për t’u koncentruar
dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
nevojë për te u ndjerë të mbrojtur

Simptomet pozitve

Mendime të çrregulluara
Një person i cili përjeton mendime të çrregulluara nuk është në gjendje të vazhdojë mendimin në mënyrë logjike, dhe idetë e tyre shfaqen si të përziera dhe nuk kanë kuptim për të tjerët. Kjo mund ta bëjë bisedën me ata shumë vështirë kështu që kjo mund ti shtojë ndjenjat e izolimit dhe vetmisë. Ata e ndjejnë vetën jo të kuptuar.

Halucinimet:

Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative.

Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria


Cave (kujdes): Vetëm nëse dikush dëgjon zëra nuk do të thotë që janë skicofrenik.

Bazuar në disa hulumtime katër përqind i popullësisë dëgjon zëra, dhe për shumicën këta zëra nuk janë problem. Por njerëzit që e kanë diagnozën e skicofrenisë duket që ata dëgjojnë zëra më së shumti zëra kritik apo jo-miqësor. Ata ndoshta kanë dëgjuar zëra gjatë tërë jetës së tyre mirëpo për shkak të ndonjë shqetësimi të madh në jetë i bënë ata që t’i dëgjojnë zërat më shumë dhe më vështirë që të jetojnë me ta.
Njerëzit ndonjëherë dëgjojnë poashtu edhe tingllime në vend të zërave.

Deluzionet: Halucinimet në shumicën e rasteve janë të shoqeruara me simptoma të tjera, dhe veçanerisht deluzionet. Njerëzit qe përjetojnë halucinacione ndjejnë nevojën t’i shpjegojnë këto zera. Këto shpjegime shpesh përfshijne ide deluzive. Këto janë ide të gabuara, të pabazuara në realitet. Shpesh deluzionet është e vështire të percaktohen si të tilla. Ato mund të jenë edhe fakte të verteta apo realitet. Në të shumtën e rasteve psikologet binden mbi të qenurit ose jo te nje ideje deluzioni bazuar mbi insistimin dhe mbrojtjen me çdo kusht të ideve të tilla nga pacientët skicofren, shpesh e shoqeruar me fakte absurde, alogjike.
Pacientë deluzivë e kanë të pamundur të perceptojnë (kuptojnë) atë çka të tjerët mendojnë lidhur me idenë e tyre, dhe janë të pazotë të ndalojnë mendimet mbi keto deluzione, si edhe të vazhdojnë te flasin mbi to papushim.


Deluzionet më të shpeshta janë ato që dikush tjetër po u imponon keto mendime ne kokë, njerezit rreth e qark janë te aftë të lexojnë keto mendime nga mendja e pacientit, ose qe pacienti eshte i kontrolluar nga forca te jashtme misterioze. Shumë deluzione kane përmbajtje vetemadhështie ose paranoide.


Simptomet negative

Simptomet e tjera si tërheqja nga shoqëria, humbja e interesimit, moskoncentrimi përshkruhen si simptome negative sepse janë më pak të qarta. Mund të jetë shumë vështirë që të përcaktohet se a janë këto pjesë e skizofrenisë apo vetëm personi është duke reaguar në simptome të tjera të cilat për atë janë shqetësuese dhe frikësuese. Për shembull varet nga përvoja mirëpo dikush mund të jetë i palëvizshëm dhe shumë i qetë me orë të tëra përderisa dikush tjetër lëviz vazhdimisht. Këto simptome mund të jenë rezultat i sjelljeve të njerëzve të tjerë ndaj tyre. Shpesh ndodh që njerëzit që kanë probleme me shëndet mental diskriminohen apo injorohen, që mund të shkaktojë ndenja të izolimit, depresionit apo t’i lë pashpresa.


Shqetesime ne ndjenja afektive dhe emocionale:

Këtu përfshihet ngurtësimi në shfaqjen e përgjigjeve emocionale. Keta paciente janë të paafte të shfaqin shënja te emocioneve ose ndjenjave. Kjo simptome quhet 'ndjenje e ngurrtesuar'. Ata nuk jane as të lumtur, as të trishtuar, dhe duken krejtësisht indiferente ndaj ambjentit rrethues të tyre. Fytyrat e këtyre pacienteve jane apatike (pandjenja) dhe pashprehje. Zërave te tyre u mungon larmishmeria e intonacionit dhe ulje-ngritjeve te zërit që njerezit i perdorin per te shprehur gjendje te ndryshme. Ata janë totalisht te pakujdesshem per vetën dhe për të tjerët (ne kuptimin e ngrenjes, veshjes etj)

Një tjeter lloj i mungesës emocionale quhet “anhedonia”. Anhedoni do të thotë pamundësi për të përjetuar kënaqesi, mungesë te ndjenjave pozitive personale. Këta pacientë humbasin interesin në marredheniet sociale dhe aktivitetet të tjera krijuese.


Apatia:

Shumë persona që vuajnë nga skicofrenia janë të shkëputur nga jeta shoqërore. I ashtuquajturi “izolimi social” shpesh shfaqet edhe para shfaqjes se simptomave të para skicofrenike si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund të jetë një nga shenjat e para se dicka nuk shkon mirë. Izolimi social nuk eshte vetëm një simptomë, por edhe një startegji e perdorur nga pacientët per t'ju bërë balle simptomeve.

Izolimi te shumë pacjente shoqerohet me pavendosmeri, pasiguri, dhe një humbje e dëshires. Keta persona lënë menjane punën dhe qellimet personale, dhe janë te paaftë të funksionojnë në menyrë të pavarur. Varferimi i procesit mendor ndryshe mund te shfaqet edhe si varferim i procesit të të folurit. Keta pacientë thjesht nuk kanë për çfare të flasin, apo nuk dinë se çka të flasin. Shpeshherë ndodh që keta pacientë te hidhen nga nje mendim ne tjetrin pa arritur te perfundojne mendimin e nisur, gjë qe quhet “bllokim mendimi”.


Katatonia eshte nje shembull i këtyre sjelljeve. Pacientët me katatoni shpesh qëndrojnë te ngrirë, pa levizur, dhe mund te qendrojne ne çdo pozicion qe dikush i ve për orë të tera. Katatonia mund te shfaqet edhe si aktivitet i ekzagjeruar fizik. Ata jane te ndergjegjshem për çka ju thuhet dhe për çka ndodh rreth tyre por refuzojne të pergjigjen ose të levizin.


Një tjetër shembull i sjelljeve te cuditshme eshte reagimi me ngarkesë emocionale te papershtashme me situatën. Si për shembull të qeshesh me zë të lartë gjatë një varrimi


Çka e shkakton skicofreninë?

Përshkak të besimeve të ndryshme për skicofreni nuk është lehtë të identifikohet se prej nga vjen, mirëpo janë disa ideja të ndryshme.

Kimia Trupore
Teoria me influencuese deri më tani mbi shkaqet e skizofrenise është “hipoteza e dopmanies” që fokusohet mbi funksionin e ketij neurotransmetuesi në pjesën limbike të trurit. Dopamina është një kemikal, i cili përcjell porositë në mes qelizave të trurit. Mosshkarkimi i ketij neurotransmetuesi në sasinë e duhur në tru mund të jetë një nga shkaqet kryesore. Medikamentet që përdoren për kurimin e skicofrenise kanë si funksion të stimulojnë çlirimin (“prodhimin”) e dopaminës dhe kalimin e saj nga njëri neuron në tjetrin. Këto medikamente quhen medikamente anti-psikotike.


Megjithatë dopamina nuk është i vetmi neurotransmiter që ndikon në shfaqjen e skicofrenisë. Serotonina është një tjetër neurotransmetues, dhe më shumë gjasa çekuilibri i sasisë së dopaminës dhe serotoninës në zonen kortikale te trurit mund të jetë nje nga shkaqet më kryesore, të cilat sjellin deri të paraqitja e simptomeve skicofrenike.


Trashëgimia
Hulumtuesit që kanë shikuar apo kërkuar posaqrisht për ’gjenin skicofrenik’ nuk kanë gjetur asnjë. Megjithëatë, është thënë që disa gjene të veçanta mund t’i bëjnë disa njerëz më të pambrojtur nga simptomet, mirëpo kjo s’do të thotë që këto gjene të zhvillohen (të aktivizohen).


Zhvillimi fizik i njerëzve, edukimi në moshën e re dhe ambienti ku ata rriten luajnë rol të njejtë, sikurse edhe faktorët psikologjik.


Përvojat familjare

Ekzistojnë teori të ndryshme se ka familje të një lloji të posaçëm që mund të kontriboj në shkaktimin e skicofrenisë, por kjo ende nuk është mundur të vërtetohet deri më tani. Përvojat e jetës familjare në moshën e re kanë efekt në zhvillimin e personalëitetit, kjo teori pranohet në përgjithësi.

Ngjarje jetësore stresuese : Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnë që ndodhitë shtresuese mund ta shkaktojnë skicofreninë. Kjo përfshin nëse e humbni dikën të afërt apo tendosja kur duhet ta ndërroni punën. Presionet e tjera të vazhdueshme si varfëria, banimi në vend të përkohshëm, dhe ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund të kontribojnë në problem. Bazuar në një studim më shumë se gjysma e njerëzve që dëgjojnë zëra negativ thojnë që shkaktar i problemit është dhunimi fizik apo seksual. Gati një qerek prej tyre që janë ndjehur fajtor për veprimet e tyre kanë shkaktuar zëra negativ.

Keqpërdorimi i drogës dhe alkoholit
Ende askush nuk e ka vërtetuar që zhvillimi i skicofrenisë është e lidhur me keqpërdorimin (abuzimin) e drogës dhe alkoholit. Shumica e hulumtuesve nuk besojnë në këtë thashethëme që e bën këtë lidhje. Është e mundshme që njerëzit që ju ka vendosur diagnoza e skicofrenisë mund të ketë reaksione të këqija me disa lloje të drogës.


Në tërësi, shumica e specialistëve mendojnë që skicofrenia shkaktohet nga dy faktor të kombinuar; përbërja gjenetike e personit mund ta bëjë atë më të dobët, por ngjarjet stresuese apo përvoja jetësore apo familjare të posaqme mund ta shkaktojnë fillimin e simptomeve.

A është e mundshme që disa njerëz të ju jipet diagnoza më shumë se të tjerëve?
Diku përreth një në njëqind njerëz ju jipet diagnoza e skicofrenisë në ndonjë fazë të jetës së tyre - dhe zakonisht në moshë të re. Përafërsisht këto figura janë të njejta për të dy gjinitë, por te meshkujt diagnoza bëhet më shumë në moshë më të re. Nëse dikush nga familja juaj e ka scicofreninë atëherë anëtarët e tjerë të familjes me këto simptome më lehtë ju jipet diagnoza e skicofrenisë.

Është vlerësuar që përreth një e treta e popullsisë që ju jepet diagnoza e skicofrenisë e përjetojnë vetëm një epizodë skicofrenike. Një e treta tjetër mund të ketë epizoda të herë pas hershme, përderisa pjesa e tretë e fundit mund të jetojë me skicofreni si problem të përhershëm gjatë gjithë jetës.


A janë të rrezikshëm njerëzit me diagnozë të skicofrenisë?
Ka shumë dezinformata për skicofreninë nga mediat, më shumë se sa cilado sëmundje psikiatrike tjetër. Një mit i popullarizaur është që skocofrenia do të thotë ’personalitet dyfish’ dhe që dikush që e ka skicofreninë luhatet prej një personi të qetë në atë jashtë kontrollit. Shpesh nëpër gazeta apo televizion skicofrenët shfaqen si të rrezikshëm nëse nuk mbahen me barrna dhe të izoluar në institucione

Shumica e njerëzve me skicofreni nuk kryejnë krime të dhunshme, dhe krimet më të dhunshme nuk kryhen nga njerëzit me skicofreni. Nga hulumtimet mësojmë që njerëzit me probleme të drogës dhe alkoholit janë në gjendje dy herë më shumë të kryejnë krime të dhunshme se dikush me skicofreni.


Evidenca e korrelacionit ndërmjet skicofrenisë dhe krimit serioz ështe aq e pasigurtë sa që parashikimet për dhunë konsiderohen pothuaj të pamundhsme. Njerëzit zakonisht frigohen shumë nga personat që dëgjojnë zëra. Është me rëndsi të mbani në mend se njerëzit që dëgjojnë zëra, ata vendosin se a të veprojnë sikurse çdokush tjetër, nëse dikush e pyet të bëjë diçka. Duket që zërat që njerëzit me skicofreni i dëgjojnë janë më shpesh për të bërë vetëvrasje në vend se ta vrasin dikend tjetër. Shumica marrin vendim të vetëdijshëm çdo ditë që të mbesin gjallë pa marrë parasysh zërat që i dëgjojnë.

Çfarë ndihme mund të ju ofrohet si ndihmë? Nëse ju shkoni te mjeku i përgjithshëm (mjeku familjar, shtëpiak) ai mund të ju jap barna apo mund të ju ofroj tretmane ku mund të bisedoni me dikend. Ai mund të ju referoj te psikiatri dhe ekipi për shëndet mental në komunitet për vlersim të mëtutjeshëm, tretmane dhe kujdes nëse keni nevojë.

Shumica e njerëzve me skicofreni jetojnë në shoqëri, por nëse simptomet tuaja paraqiten përnjëherë, dhe janë serioze ju ndoshta duhet të shkoni në spital.



Psikologji
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi