Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Zbulohet flamuri i shoqërisë “Drita”, i vitit 1884

prej Tue 10 Jul 2012 - 15:34
Zbulohet flamuri i shoqërisë “Drita”, i vitit 1884 Flamuri_drita1Është zbuluar flamuri i shoqërisë “Drita” në Bukuresht, që i përket vitit 1884. Ky flamur është i përbërë nga dy pëlhura mëndafshi dhe ka përmasat 1.58 cm me 1.17 cm. Flamuri është në gjendje relativisht të mirë.

Ky flamur është zbuluar në fondin e etnografisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike, si dhe i është kryer një studim i mirëfilltë.

Veprimtaria e shoqërisë “Drita”

Sipas Wikipedia

Me shkatërrimin e Lidhjes së Prizrenit, kushtet për veprimtarinë e Shoqërisë së Stambollit, të formuar më 12 tetor 1879, ishin vështirësuar shumë, prandaj edhe themeluesit e saj e shikonin Bukureshtin si një qendër ku mund të vazhdonin veprimtarinë e tyre pro shqiptare.

Në vitin 1880 në Bukuresht, këta në bashkëpunim me mërgatën e Bukureshtit themelojnë Degën e shoqërisë së Stambollit. Kjo degë e shoqërisë më 1884 merr emrin “Drita” sipas gazetës së shoqërisë së Stambollit dhe siç duket, regjistrohet pranë administratës rumune si shoqëri kulturore që kishte një statut.

Shoqëria “Drita” pos aktiviteteve kulturore merrej edhe me veprimtarit politike pro shqiptare. Me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve të saj dhe si kundërpeshë e propagandës pro greke, në vitin 1881 fillojnë të botojnë vepra të ndryshme në gjuhën shqipe të autorëve – kryesisht nga rradhët e Shoqërisë së Stambollit – si Naim Frashëri, Jani Vreto, Sami Frashëri etj. Shtypshkronja e kësaj shoqërie ishte e vendosur në shtëpinë e një tregtari shqiptar, Sotir Tarpo, në rrugën Politieri nr.9, Bukuresht.

Më 1886 shoqëria e ndryshon emrin nga “Drita” në “Diturija”. Në historinë shqiptare ka hyrë si fillimi i ngjalljes së jetës kulturore të mërgatës në Bukuresht, e cila ka dhënë kontribut të çmueshëm me veprimet e saj pro shqiptare në themelimin e shtetit të parë të shqiptarëve të quajtur Shqipëri.


Zbulohet flamuri i shoqërisë “Drita”, i vitit 1884 Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Ylli
Ylli
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 752
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia, Sporti
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ferizaj - Kosovë
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/06/2012

default Re: Zbulohet flamuri i shoqërisë “Drita”, i vitit 1884

prej Tue 10 Jul 2012 - 16:37
Nje informacion vertete me shume vlere dhe jo vetem per historianet, por per te gjithe ne qe kemi gjak shqiptari...


Kurre mos i bej keq askujt, sepse e keqja kthehet e shumefishuar tek ti!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi