Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

default Përfundon Provimi i Shtetit në Mjekësi e Stomatologji, nota mesatare 6.7

prej Tue 10 Jul 2012 - 20:08
Përfundon Provimi i Shtetit në Mjekësi e Stomatologji, nota mesatare 6.7 B_200_150_16777215_00___images_Lifestyle_studentet-e-m
Eglantina Bardhi

Rezultatet e provimit të shtetit për mjekët dhe stomatologët janë publikuar nga Institucioni i Urdhrit të Mjekut. Të vendosur në një garë të barabartë studentët që kanë mbaruar në universitetin publik dhe ata që kanë mbaruar universitetin privat ka nxjerrë në pah disnivelin e lartë mes tyre. Anëtari i Komisionit të Provimeve të shtetit, Thanas Gjika, thotë se ata që kanë mbaruar në sektorin publik kanë dalë shumë mirë krahasuar me ata të privatit. “Mjekësia e përgjithshme ku pothuaj të gjithë janë diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, niveli i tyre është i mirë. Nota mesatare e të gjithë mjekëve të rinj që kanë hyrë në provimin e Majit është 8.

Për stomatologët niveli është sigurisht më i dobët”, pohon Thanas Gjika. Sipas tij janë regjistruar mjekë stomatologë të diplomuar në 4 Universitete të Ndryshme, Universiteti i Tiranës, Albanian University (UFO), Universiteti i Kristalit dhe Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë. Nota mesatare e të gjithë mjekëve stomatologë që hynë në Provimin e Shtetit Maj 2012 është 6.7.

“Ajo që bie më shumë në sy është se numri më i madh i mjekëve stomatologë që nuk kanë kaluar Provimin e shtetit vijnë nga Albanian University (UFO) dhe Universiteti Kristal. Si konkluzion, mund të themi se këto Universitete si dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës duhet të kenë në konsideratë punën e tyre për rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe përgatitjen më të mirë të kuadrit që diplomojnë”, pohon Thanas Gjika.

Provimi i shtetit Mjekësi e Përgjithshme

Janë regjistruar zyrtarisht :

245 - Mjekë të përgjithshëm

244- Universiteti i Tiranës / Fakulteti i Mjekësisë

1- Zoja e Këshillit të Mirë

17 - Mjekë të përgjithshëm kanë dhënë provimin për herë të dytë

163- Janë mjeke femra

82- Janë mjekë meshkuj

Nga 245 mjekë të regjistruar zyrtarisht, 235 janë paraqitur për të dhënë provimin e shtetit.

18- kanë ngelur

44- janë vlerësuar me notën 10

4- Janë vlerësuar me notën 5

19- Janë vlerësuar me notën 6

33- Janë vlerësuar me notën 7

41- Janë vlerësuar me notën 8

76 - Janë vlerësuar me notën 9

Mesatarja e përgjithshme është 8.04

Provimi i shtetit : Stomatologji

Maj 2012

Janë regjistruar zyrtarisht:

169- Stomatologë

85- Universiteti i Tiranës / Fakulteti i Mjekësisë

60- Albanian University

19- Universiteti Kristal

5- Zoja e Këshillit të Mirë

29 - Stomatologe kanë dhënë provimin për herë të dytë

94- Janë femra

75- Janë meshkuj

Nga 169 mjekë stomatolog , 169 janë paraqitur për të dhënë provimin e shtetit.

39- kanë ngelur gjithsej

23- Janë nga Albanian University

8- Universiteti Kristal

7- Universiteti i Tiranës

1- Zoja e Këshillit te Mirë

16- janë vlerësuar me notën 10

13- Janë vlerësuar me notën 5

26- Janë vlerësuar me notën 6

25- Janë vlerësuar me notën 7

19- Janë vlerësuar me notën 8

31 - Janë vlerësuar me notën 9

Mesatarja e përgjithshme është 6.7



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi